-
Kosovë/ Sulmi ndaj zyrave të KQZ-së, Gjykata e Prishtinës dënon me 12 vjet burgim në total 3 nga të akuzuarit
Millun Millenkoviq–Llune dhe Aleksandar Vllajiq janë dënuar me nga pesë vjet burgim, ndërsa Dejan Pantiqi me dy vjet burgim. Millenkoviqit dhe Vllajiqit do t'iu llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim. Miomir Vakiq është liruar nga akuzat
28 Korrik 2025, 09:25 -
-
-
-
-
-
Zgjedhjet/ KQZ ndan mandatet për Fierin, Elbasanin e Durrësin! Në Kuvend shkon Zegjine Çaushi, jo Bardho! Andia Ulliri s’ia merr dot vendin Ndojës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau sot mandatet edhe për 3 qarqet e fundit, duke mbyllur shpalljen e 140 deputetëve që dolën fitues nga 11 maji. Andia Ulliri, demokratja e Durrësit u përpoq të bindte Celibashin ta fuste në parlament për shkak të gjinisë, por nuk ja doli. Mandati i ngeli Arjan Ndojës.
28 Korrik 2025, 07:00 -
-
Sarandë/ Hyri për tu larë në det, portugezi 57-vjeçar nuk doli më në breg! Policia në kërkim të turistit
Një portugez 57-vjeç, i cili po pushonte me disa miq të tij në zonën e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë është futur me not në det dhe nuk ka dal më prej andej. Menjëherë policia kufitare e Sarandës dhe patrulla janë vënë në kërkim të tij, nga deti dhe toka.
27 Korrik 2025, 21:39 -
Endri Kajsiu: Harrojini gjithologët e drejtësisë, për Kodin Penal pyesni IA
Ekspertët nuk kanë nevojë për libra apo dokumente zyrtare; u mjafton vetëm koha televizive, prozhektorët e fortë dhe pjesa tjetër bëhet histori. Kur u bie audienca, rrisin tonet profetike; kur u bien fitimet, rrisin tonet apokaliptike. Aksioma e vetme: “The shoë must go on”!
27 Korrik 2025, 20:37 -
Peshëngritësja Enkileda Carja mori medalje të artë, Rama: Theu tre rekorde evropiane
Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultate mbresëlënëse në Kampionatin Europian për 17-vjeçarët në Madrid, duke u shpallur kampione e trefishtë e Europës. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga ceremonia e ndarjes së medaljeve në kampionat ku po luhej edhe himni shqiptar.
27 Korrik 2025, 20:29 -
Bizneset po ‘trokasin’ më shumë tek bankat për kredi, BSH: Interesat e ulëta kanë shtuar kërkesën, shumica për investime
Sipërmarrja shqiptare po merr më shumë kredi për të bërë investime. Banka e Shqipërisë thotë se gjashtëmujori i parë i vitit u mbyll me rritje të kërkesës për kredi nga të gjitha llojet e bizneseve, i njëjti trend pritet të vijojë edhe në gjashtëmujorin e dytë të vitit, ku ndikim pozitiv kanë edhe interesat e ulëta.
27 Korrik 2025, 19:03 -
Sarandë/ Policia gjobit dhe nis hetimin ndaj 31- vjeçarit, bllokoi rrugën duke parkuar automjetin në mënyrë të parregullt
Me 20 mijë lekë gjobë dhe është vënë nën hetim nga policia një 31- vjeçar, në Sarandë, pasi parkoi automjetin në mënyrë të parregullt, mbi trotuar, duke penguar qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve, në një nga rrugët e qytetit të Sarandës.
27 Korrik 2025, 18:36 -
-
Kur Shqipëria stërviste udhëheqësit e Palestinës
Vizitat e tij u shtuan pas forcimit të marrëdhënieve midis udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, me drejtuesit e të ashtuquajturave lëvizje revolucionare në botë. Ndoshta për herë të parë stalinizmi nuk e pengoi Enverin të mbështeste nacionalistin Arafat vetëm pse ky i fundit luftonte kundër Izraelit.
27 Korrik 2025, 18:23 -
Trump dhe Von der Leyen arrijnë marrëveshje për tarifat doganore në 15%! Presidenti i SHBA: Ato për çelikun dhe aluminin do mbeten në 50%
Është arritur një marrëveshje mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për tarifat doganore, të cilat do të jenë 15%. Trump shtoi se tarifat doganore mbi çelikun dhe aluminin do të mbeten në 50%.
27 Korrik 2025, 17:22 -
Vlorë/ Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, gjobitet me 2 mln lekë pronari i një beach bari në Dhërmi
Policia në Vlorë, ka gjobitur me 2 mln lekë administratorin e një beach bari në Dhërmi, për prishje të qetësisë publike, pasi vendosi muzikë mbi normat e lejuara. Gjatë kontrollit, u konstatua se muzika në ambientin e lokalit tejkalonte kufijtë e lejuar me ligj, çka solli vendosjen e një masë administrative ndaj administratorit të subjektit.
27 Korrik 2025, 17:08 -
Konstituimi i Kuvendit dështoi, Kosova hyn në paqartësi juridike për institucionet
Tani është mbyllur afati 30-ditor që Gjykata Kushtetuese u kishte dhënëafat deputetëve për ta përmbyllur çështjen e konstituimit të Kuvendit. Deputetët nuk do të mund të mblidhen më dhe as të marrin ndonjë vendim deri më datën 08 gusht 2025, kur Gjykata Kushtetuese caktoi masën e përkohshme deri në një vendim përfundimtar të saj.
27 Korrik 2025, 16:24 -
A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s? Në Mal të Zi nuk bien dakord
Kotori, një qytet mesjetar në Boka Kotorska, gëzon statusin e trashëgimisë botërore që nga viti 1979 për shkak të vlerave kulturore dhe arkitektonike. Idenë për referendum e kanë hedhur poshtë autoritetet e Kotorit.
27 Korrik 2025, 16:16 -
Edhe pas tërmetit Laçi pa rampa për invalidët, s’kanë akses në rrugë e institucione
Në qytetin e Laçit mungesa e rampave e bën të vështirë jetën e përditshme për personat me aftësi të kufizuara. Edhe pse janë bërë ndërhyrje pas tërmetit, kjo kategori mbetet e papërfaqësuar në planifikimin urban.
27 Korrik 2025, 16:02 -
Ekskluzive/ Nga 2026-ta s'ka më çek për bebin, qeveria me skemë të re! Pagesë nga 5-10 mijë lekë çdo muaj deri në moshën 5 vjeç
Nga viti i ardhshëm nuk do të ketë më bonus për bebet që do të lindin, por pagesë mujore deri në moshën 5 vjeçare. Qeveria planifikon që të japë 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për të dytin dhe 10 mijë lekë për të tretin e në vijim.
27 Korrik 2025, 15:38