-
-
-
-
Kush është guvernatori i Kalifornisë, që Trump po e kthen në një hero të rezistencës
Rezistenca në mbrojtje të emigrantëve: një kauzë që në sytë e udhëheqësit republikan është e destinuar t’i degradojë demokratët dhe guvernatorin e Kalifornisë në një pozicion të përhershëm minoritar, duke pasur parasysh se atmosfera mbizotëruese në Amerikë është ajo e armiqësisë ndaj emigrantëve të paligjshëm.
10 Qershor, 19:00 -
-
Kush përfiton zbritjen prej 100 mijë lekësh për arsimin e fëmijëve dhe si dokumentohet
Vetëm individët me të ardhura vjetore të tatueshme më pak se 1.2 milionë lekë mund të përfitojnë zbritje deri në 100.000 lekë për shpenzimet arsimore të fëmijëve nën 18 vjeç, duke dorëzuar deklaratën vjetore DIVA dhe duke ruajtur dokumentacionin justifikues për 5 vite. Zbritja nuk përllogaritet automatikisht nga sistemi dhe në mungesë të dokumenteve, individi penalizohet sipas ligjit për procedurat tatimore.
8 Qershor, 15:46 -
Ben Andoni: Opozita është moral
Ky është një nga momentet më të vështira jo vetëm për PD-në, si forca politike kryesore e opozitës (partitë e tjera janë me peshë specifike pothuaj të papërfillshme), por për të gjithë demokracinë. Në emër të asaj që kështu i shërbehet Ramës, kërkohet që për opozitën të mos ketë kritika dhe ato t’i adresohen vetëm maxhorancës.
2 Qershor, 22:03 -
Tatimet apel bizneseve: Deri kur të futet në fuqi 'paqja fiskale' duhet të paguani detyrimet
Drejtoria e Tatimeve ju bën thirrje bizneseve të paguajnë detyrimet pasi në të kundërt do të përballen me gjoba, të cilave ju shtohen kamatëvonesat dhe interesat, por edhe masa të tjera ndëshkuese siç parashikon ligji.
2 Qershor, 14:39 -
Në Librari vjen me tre tituj të rinj: 'Mandarinët', 'Bijtë e Zotit tonë' dhe 'Ë-ngrënësi dhe ë-vënësi'! 'Melodia e Vargut' ju sjell poezi nga Luljeta Lleshanaku
Libri “Ë-ngrënësi dhe Ë-vënësi” është përrallë gjuhësore e serisë “Përralla gjuhësore”, didaktiko-artistike për fëmijë mbi 10 vjeç. I kushtohet gjuhës shqipe, kryesisht dukurisë së mospërdorimit dhe përdorimit me tepri të shkronjës “ë” në dy dialektet e saj
1 Qershor, 07:38 -
Fshati Brus, aty ku katolikët dhe myslimanët janë një familje
Në fshatin Brus të Kosovës, katoliku Ivani dhe myslimani Nazimi, kushërinj me të njëjtin mbiemër Gashi, jetojnë në harmoni të plotë, duke dëshmuar bashkëjetesën ndërfetare që karakterizon komunitetin e tyre. Ata shprehin dëshirën që Kosova të njohët nga Vatikani, pasi kjo njohje do të forconte më tej lidhjet dhe modelin unik të bashkëjetesës në vend.
31 Maj, 16:47 -
Lapardhaja për Report Tv: Nëse Berisha nuk largohet, PD do humbasë si ‘kripa në det’! E mban peng partinë për halle personale!
Namir Lapardhaja analizon në "Sot, Live në Shqipëri” situatën pasgjedhore të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj. Kujton se Berisha mori rezultat shumë më të dobët edhe se Basha, me humbje historike. Lapardhaja: Nëse Berisha largohet, PD do reformohet dhe do risë shanset për të ardhur në pushtet. Alibia për zgjedhjet? Që të mos dorëhiqet!
30 Maj, 13:46 -
Gjykata e Kasacionit kundër qeverisë italiane: Dyshime mbi qendrat e emigrantëve në Shqipëri! Dhe e dërgon në Gjykatën Evropiane
Për qendrën e pritjes në Gjadër dhe për gjithë strukturën e operacionit të bazuar në marrëveshjen Romë-Tiranë, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kërkojnë që të jetë drejtësia e Bashkimit Europian ajo që të vendosë.
30 Maj, 12:47 -
-
Franca ndalon pirjen e duhanit në hapësirat publike ku të pranishëm janë dhe fëmijët! Gjobë kush shkel ligjin
Masat e përhapura për të ndaluar pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe vende të tjera publike ishin menduar të hynin në fuqi në vitin 2024, por dekreti që duhej të merrej nuk u miratua kurrë.
30 Maj, 07:33 -
-
Reuters: Për paqen në Ukrainë, Putin kërkon zotimin e NATO-s për ndalimin e zgjerimit të mëtejshëm
Kushtet e presidentit Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë kërkesën që liderët perëndimorë të zotohen me shkrim se do të ndalojnë zgjerimin e NATO-s drejt lindjes dhe të heqin një pjesë të sanksioneve ndaj Rusisë, sipas tre burimeve ruse të njohura me bisedimet.
28 Maj, 15:59 -
BSh kufizoi kreditë, ekspertët: ‘Lë’ pa shtëpi çiftet e reja! Tavanet u caktuan për të shmangur ‘flluskën’ në ndërtim
Vendimi i bankës së Shqipërisë për të kufizuar kreditë për blerje banese sipas ekspertëve do të dëmtojë shtresën e mesme të qytetarëve, të cilët kërkojnë të blejnë një apartament. Sipas ekspertëve vendimi i bankës u ndërmor për të shpëtuar sektorin e ndërtimit nga një flluskë e madhe, ndërsa u bën më të vështirë blerjen e banesës qytetarëve.
27 Maj, 16:32 -
-
Ndarja nga jeta e Piro Milkanit, aktori Nik Xhelilaj për Report Tv: Ishte një nga regjisorët më të mirë
Me kolonën zanore të filmit të tij “Trishtim i Zonjës Shnajder”, Piro Milkanit iu dha dje lamtumira e fundit. Aktori Nik Xhelilaj, i përzgjedhur nga Milkani për rolin kryesor të këtij filmi, shpreh trishtimin për humbjen e tij, por edhe nderimin për gjithë kontributin në kinematografi.
26 Maj, 15:51 -
Policia e Kosovës nis hetim ndaj zyrtarit të vet, por e mohon se u ushtrua dhunë kundër maturantit serb
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha në një konferencë për media të dielën se zyrtari policor do të hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe se ai është transferuar në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut nga Mitrovica e Veriut pas incidentit.
25 Maj, 18:58 -
I jepet lamtumira regjisorit Piro Milkani! I biri për Report TV: E ndjente veten të realizuar, provoi skenarin dhe aktrimin
I jepet lamtumira Piro Milkanit. Miq, të afërm dhe kolegë bënë homazhe në nderim të tij, ndërsa vlerësuan kontributin e jashtëzakonshëm që dha në artin shqiptar. Për Report TV, i biri tha se i ati e ndjente veten të realizuar se provoi aktrimin dhe skenarin.
25 Maj, 10:54
