-
Në prag të Konklavës për Papën e ri, cilat janë disa nga 'thashethemet' qarkullojnë për kardinalët
Teksa procesi i Konklavës po afron, thashethemet vazhdojnë të hapen me shpejtësi. Dhe kjo është një provë se kandidati është i fortë. Një thashethem i cili qarkulloi në orët e fundit, në rrjetet sociale në Shtetet e Bashkuara, pretendonte se kardinali Pietro Parolin për ishte ndihmuar nga një ekip mjekësor gjatë kongregacioneve të përgjithshme që po zhvillohen në Vatikan
3 Maj 2025, 08:57 -
Berisha në Kurbin: Prej tërmetit, 200 familje jetojnë ende në çadra! Rezoluta e miratuar nga PPE në Valencia damkosi Ramën si armik të votës së lirë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte një takim me qytetarë të Kurbinit, ku foli dhe për tërmetin e 26 nëntorit 2019, i cili shkaktoi disa viktima dhe shembi e dëmtoi rëndë një numër të madh banesash private dhe pallatesh, duke lënë të pastrehë qindra familje.
2 Maj 2025, 21:17 -
-
Lobimi 6 mln dollarë/ Sula për Report Tv: Nuk ka transparencë, LaCivita kuptoi kush është PD! PS merr 75 mandate! Berisha jo më shumë se 5 deputetë në Elbasan
Deputeti Dashnor Sula e ka cilësuar si një shifër të lartë kontratën prej 6 milionë dollarë të lobimit të PD në SHBA. Ai tha se për këtë kontratë nuk ka transparencë. Një koment e pati edhe për këshilltarin e fushatës së PD Chris LaCivita. Ai tha se ndonëse ishte paralajmëruar që ai do të qëndronte deri më 11 maj, LaCivita është larguar.
2 Maj 2025, 18:25 -
Rama: Dardha e lobimit të 'bufit' ka bisht të gjatë mbrapa! Edhe 9 ditë nga takimi me historinë, fatin e vendit s'mund ta lëmë në lojën e dominosë! Dibra do kthehet metropol (VIDEO)
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijoi sot takimet elektorale, duke u zhvendosur në qarkun e Dibrës, në fushatë përmbyllëse për zgjedhjet e 11 majit. Ironizon Berishën për kontratën e lobimit në SHBA, duke thënë se "dardha duket se ka bisht të gjatë mbrapa". Thumbon edhe Bashën. batutat me Malajn se "nuk i dha kafe", ezani nga xhamia, "gratë që nuk luajnë domino", gropën ekonomike të qeverisë së Berishës dhe partitë e reja si "pjella të LSI-së"
2 Maj 2025, 16:25 -
-
‘Mos e ndiqni Ramën në llucë...!’/ Basha mesazh: Më 11 maj tregoni që nuk jeni dele, por qytetarë me dinjitet!
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, teksa ka publikuar sot një video-mesazh në rrjetet sociale, ku i drejtohet edhe “socialistëve të ndershëm”, duke u kujtuar se “po mbështesin një regjim që ka pasuruar një grusht njerëzish në kurriz të qytetarëve të zakonshëm”
2 Maj 2025, 15:23 -
Vrasja e Antonio Karafilit në Voskopojë, zbardhet dinamika! Ish e dashura i dërgoi prindërit e të ndjerit në vendngjarje: Ja ku e keni! Detajet që e 'tradhtuan' dhe telefonata anonime në polici
Prokuroria në 7 vite ka mbledhur prova të mjaftueshme dhe deklarime në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa duket se inskenimit për vetëvrasje i erdhi fundi nga akti i ekspertimit që gjeti materiale biologjike (ADN), të Kejsi Spahillarit në çarçafin që ishte përdorur për varjen e të ndjerit Antonio Karafili.
2 Maj 2025, 13:26 -
PAMJET/ I dënuar me burg përjetë, Florenc Çapja ekstradohet nga Dubai nën masa të rrepta sigurie! I forti i Elbasanit akuzohet se porositi tre vrasje
Pas përpjekjeve disavjeçare, një nga emrat më të njohur të botës së krimit, Florenc Çapja u ekstradua këtë pasdite nga Dubai në Tiranë. Nën masa të rrepta sigurie, ai u mor në dorëzim nga autoritetet shqiptare dhe tanimë do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm për porositjen e vrasjes së babë e bir në 2012, Nezir dhe Gentian Beqirit.
2 Maj 2025, 12:33 -
Mbreti i Jordanisë në Tiranë, Begaj: Diskutuam për njohjen e Kosovës, tregtinë dhe luftën ndaj terrorizmit! Rama: Mik i çmuar (FOTO+VIDEO)
Presidenti Bajram Begaj priti sot i pari me një ceremoni solemne Mbretin e Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, i cili zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. Më pas edhe kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim zyrtar. Presidenca zbardh axhendën e diskutimit, prioritet siguria, turizmi, investimet, paqja në rajon dhe deri zyra ndërlidhëse e NATO-s në Jordani dhe njohja e Kosovës.
2 Maj 2025, 12:17 -
Ndërtimi i HEC-it në Kaçinar, banorët protestë para Ministrisë së Energjetikës: Po na vjedhin ujin, Balluku të pezullojë punimet
Dhjetëra banorët të zonës së Kaçinarit në Mirditë protestuan sot para Ministrisë së Infrastrukturës, duke kërkuar nga Balluku të pezullojë punimet e kompanisë “Shperdhaza-Energji” për ndërtimin e 4 hidrocentraleve në zonën e tyre. Ata kërkojnë të ushtrohet kontroll me dyshimet se leja koncesionare është përfituar me dokumente të falsifikuara.
2 Maj 2025, 11:18 -
Liria e medias/ Reporterët pa Kufij: Kosova renditet e 99-ta, rënia më e madhe në 15 vjetët e fundit
Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.
2 Maj 2025, 10:29 -
-
Jeta brenda Konklavës/ Dritaret e mbyllura, TV dhe gazetat e ndaluara, Kardinalët: Nuk është aq keq sa duket!
Santa Marta, këto ditë, është një kantier i madh ndërtimi. Kardinali Angelo Acerbi u shpreh se sheh punëtorë në punë, pastruese që përgatisin dhomat për kolegët e tij zgjedhës që po mbërrijnë.
1 Maj 2025, 22:48 -
-
Ylli Pata: Pse 'non grata' nuk blihet dot me para?!
Përtej fantazive, që në fakt janë argëtuese, thelbi këtu është se jemi plot katër vjet nga marrja e një vendimi prej Sekretarit Amerikan të Shtetit për Sali Berishën. Por mund të jetë edhe tjetra, se e bëjnë këtë për të krijuar një opinion apo iluzion në pjesën e mbetur të fushatës.
1 Maj 2025, 20:09 -
Balla: Bufi s'mund të blejë besimin e shqiptarëve, as me 6 dhe as me 600 milionë dollarë, të rinjtë forca e PS-së
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, në një takim elektoral me të rinj studentë nga Librazhdi në Tiranë, denoncoi pagesën e lobimit prej 6 milionë dollarësh nga PD, që sipas tij nuk mund të blejë besimin e shqiptarëve”.
1 Maj 2025, 18:09 -
U arrestua për vrasjen në Vlorë, Eris Mehmetaj djali i ish-deputetit të PD, koka e fushatës së Berishës në njësinë nr. 2 në Tiranë
Eris Mehmetaj nga Tropoja u ndalua dy ditë më parë në Tiranë si i implikuar atentatin e regjistruar mëngjesin e të dielës në Vlorë, ku u ekzekutua Rustem Hoxha. Mehmetaj është djali i deputetit të Partisë Demokratike në legjistaturën 1997-2000, Xhevdet Mehmetaj.
1 Maj 2025, 17:57 -
Interpol Tirana i dorëzon në pranga 2 persona Turqisë dhe Bullgarisë! Njëri i dënuar për përdhunim, tjetri ‘rekrutonte’ gra shtatzëna të varfra për birësime të paligjshme
Interpol Tirana ka ekstraduar drejt Turqisë dhe Greqisë dy persona të shumëkërkuar, për akuzat e marrëdhënieve seksuale me dhunë dhe ndërmjetësim për birësim të paligjshëm, nëpërmjet rekrutimit të grave shtatzëna dhe me probleme financiare
1 Maj 2025, 15:56 -
-
Lamine Yamal, bota e futbollit ka në fushë një gjeni! Thierry Henry i kërkon fanellën, batuta e 17-vjeçarit (VIDEO)
E mërkura ishte speciale për Lamine Yamal, pasi në barazimin 3-3 kundër Interit në Champions League ai bëri paraqitjen e 100-të me Barçën dhe sigurisht që shënoi duke qenë ndër më të mirët në fushë.
1 Maj 2025, 13:20