-
Rama njofton tërheqjen nga ligji për investimet strategjike: Nuk na duhet më, po punojmë për një ligj të ri me BE-në
Ligji u miratua në vitin 2015, me një afat 3-vjeçar, me në fokus investimet në sektorë prioritar si turizmi, energjia, transporti, bujqësia apo zonat teknologjike, dhe afati i tij është shtyrë 6 herë, me argumentin se ka interes nga investitorët vendas dhe të huaj. Aktualisht ai parashikohet të qëndrojë në fuqi deri në fund të këtij viti.
9 Qershor, 22:18 -
Në tetor zhvillohet censi i bujqësisë e blegtorisë, kosto 8.9 milionë euro! Do regjistrohet toka e mbjellë dhe numri i bagëtive! INSTAT: Sfidë mbetet realizimi
Sa prodhon bujqësia dhe blegtoria shqiptare, dhe si është gjendja e sektorit në tërësi. Përgjigjet pritet të merren me censin e bujqësisë që pritet të zhvillohet në tetor të këtij viti. INSTAT thotë se po punojnë për të realizuar këtë proces, i cili do të kushtojë 8.9 milionë euro.
9 Qershor, 17:28 -
I dënuar me 15 vite burg për trafik të qenieve njerëzore, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar! Pritet ekstradimi drejt vendit tonë (EMRI)
42-vjeçari Sefer Selimaj ka rënë në prangat e Policisë në Itali, pasi ishte dënuar në Shqipëri me 15 vite burg për trafikim të qenieve njerëzore. Ndërkohë vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në vendin tonë.
9 Qershor, 16:54 -
-
Projekti në Zvërnec, KE: Ia kemi thënë qeverisë shqetësimet, na premtuan se punimet janë bllokuar dhe do të kryhet një vlerësim i ndikimit në mjedis
Për projektin në Zvërnec, Tirana zyrtare ka pasur një komunikim me Bashkimin Evropian, të cilit i është angazhuar se punimet janë bllokuar deri në një vlerësim të imtësisht të ndikimit në mjedis. Kështu ka deklaruar në Bruksel, zëdhënësi i Komisionit Evropian, i cili tha se BE është në kontakte të vazhdueshme me qeverinë shqiptare.
9 Qershor, 15:03 -
-
Apple ‘pagëzon’ me emër të ri asistentin virtual, prezantohet Siri AI
Ky duket të jetë përditësimi më i madh i Siri-t që kur Apple bleu asistentin me komandë zanore në vitin 2010 dhe e integroi atë në pajisjet e saj një vit më vonë. Gjithashtu, kjo e vendos Siri-n në konkurrencë më të drejtpërdrejtë me asistentët modernë të inteligjencës artificiale, si ChatGPT
8 Qershor, 22:52 -
‘Do të jemi krenarë që do të kontribuojmë për Evropën’, Rama për Reuters: Investimi në Zvërnec do të bëhet! Një pjesë e resortit mund të hapet brenda dekadës
Kryeministri këmbëngul se investimi në Zvërnec do ta zhvillojë Shqipërinë. Rama është shprehur se vlerësimi i ndikimit në mjedis ende nuk është kryer dhe do të realizohet paralelisht me zhvillimin e projektit. Ai premton mbrojtjen e faunës.
8 Qershor, 21:22 -
-
Papa Leone XIV mban fjalim në Madrid: Bota po kalon krizë shpirtërore dhe kulturore, jeta duhet të mbrohet në çdo rrethanë
Papa preku gjithashtu çështje si luftërat, inteligjenca artificiale, emergjenca klimatike, aborti dhe eutanazia. Pjesa më e madhe e fjalimit të tij, i pari i këtij lloji nga një Papë para Parlamentit spanjoll, iu kushtua emigracionit.
8 Qershor, 16:56 -
Kontributet nuk mjaftojnë për të paguar pensionet! Në 2025-ën dolën 106 mln € nga buxheti për deficitin e skemës
Brenda një dekade nga buxheti i shtetit kanë dalë rreth 2.7 miliardë euro për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve. Për shkak se vlera e kontributeve të paguara nuk mjaftojnë për pagesën e të gjithë pensionistëve, diferenca mbulohet nga buxheti i shtetit.
8 Qershor, 16:48 -
Vizita e Xi te Kim: Pekini kërkon të frenojë boshtin me Moskën, ndërsa Koreja e Veriut po zbulon veten më të pasur dhe më të pavarur
Koreja e Veriut i rezervoi një pritje madhështore presidentit kinez Xi Jinping, ndërsa Pekini lavdëroi një miqësi “të pathyeshme” në një moment kur Pheniani po forcon gjithnjë e më shumë lidhjet me Moskën.
8 Qershor, 16:33 -
Kombëtarja 5 humbje radhazi, pritet sërish rënie në FIFA! Maran në 'listën e zezë' të trajnerëve
Kombëtarja shqiptare i është rikthyer momenteve të errëta pasi në 5 ndeshjet e fundit numëron vetëm humbje. Maran është futur në histori si një nga trajnerët me nisjen më të dobët, ndërsa kuqezinjtë pritet të zbresin sërish në renditjen e FIFA-s.
8 Qershor, 15:46 -
Afera ‘Partizani’, ish-ministri Ruli ia lë përgjegjësinë Berishës: Iu binda programit të qeverisë, ishte në plan që pronat t’ua kthenim pronarëve! Vendimi për privatizimin u mor nga Mediu (DËSHMIA E PLOTË)
Privatizimin me urgjencë të ish kompleksit “Partizani” që nisi sapo PD erdhi në pushtet, ndryshimin disa herë të ligjeve që në terrenet sportive të ndërtohej apo edhe shitjen e pronave me letra me vlerë ish ministri i Ekonomisë Genc Ruli e argumenton me programin politik të Sali Berishës.
8 Qershor, 13:57 -
Tiranë/ Vritet 28-vjeçari Ardian Baloshi në Paskuqan, fqinji arratiset i armatosur! Policia: Është i rrezikshëm, shpërblim 10 mijë € (EMRAT)
Një i ri, Ardian Balloshi 28 vjeç, u vra në periferi të Tiranës, në Paskuqan, ku edhe banonte. Ai u transportua nga një mik i tij me makinë private në spitalin e Traumës, por mbërriti pa shenja jete. Autori i dyshuar Sadik Llani, u largua me automjet dhe është i armatosur, ndaj në terren për lokalizimin e tij, kanë dalë edhe forcat elitë RENEA. Motivi është i paqartë, por nuk përjashtohet një konflikt i vjetër për çështje droge.
8 Qershor, 12:01 -
Bajram Peçi: Ta ruajmë Shqipërinë si relike të të shkuarës!?
Do dëgjojmë marrëzira të tjera, por mbi të gjitha marrinat ngelet “Shqipëria nuk është në shitje”! Sazani le të ngelet ashtu siç është, “Shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut” dhe në lagunë të mos ndërtohet se tremben pelikanët dhe flamingot???
8 Qershor, 10:31 -
Çfarë mesazhi dhanë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë?
Që nga viti 2025, Kosova është përballur me jostabilitet politik, fillimisht pas dështimit për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve të shkurtit, dhe më pas për shkak të moszgjedhjes së presidentit pas zgjedhjeve të dhjetorit, që shkaktuan votimet e reja.
8 Qershor, 08:57 -
Afati i ligjit të investimeve strategjike po mbaron, qeveria po përgatit draftin e ri! AIDA kërkon vazhdimësi pa kufizime në kohë
Qeveria po përgatit një ligj të ri për investimet strategjike, ndërsa ai që është në fuqi, skadon në fund të këtij viti. Nga ana e saj Agjencia Shqiptare e Investimeve thotë se ligji ka dhënë rezultate pozitive dhe duhet të vijojë të jetë në fuqi pa kufizuar kohështrirjen e tij.
7 Qershor, 18:30 -
‘Shqipëria e shqiptarëve’, Rama për protestat për Zvërnecin: Thirrje raciste! Shqetësohen për flamingot blogerët që nuk paguajnë taksa
Kryeministri i vendit, Edi Rama, nga 35-vjetori i Partisë Socialiste në Elbasan, i quajti turp disa thirrje në protestat që janë mbajtur në kryeqytet prej disa ditësh. Rama mbrojti projektet e mëdha turistike dhe investimet e huaja, duke argumentuar se ato sjellin zhvillim ekonomik, vende pune dhe rritje të të ardhurave për komunitetet lokale. Mesazhet i kishte të ashpra ndaj blogerve dhe analistëve që shfrytëzojnë protestën.
7 Qershor, 17:17 -
-
Flet nëna e vrasësit të policit: Nuk doja kurrë të ndodhte! Im bir jetonte në mal, në shtëpi kthehej vetëm për t’u ushqyer
Berdane Bracellari e cila diten e ngjarjes thotë se ishte dëshmitare okulare shpreh keqardhjen për çfarë ndodhi, duke deklaruar se polici ishte duke bërë detyrën e tij.
7 Qershor, 12:41