-
Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës
Donald Trump bëri sot (20 janar) betimin si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ky moment shënon një rikthim historik në pushtet të njeriut që në pak më shumë se nëntë vite riformësoi Partinë Republikane, në një vend ku ndasitë politike janë gjithnjë e më të dukshme
20 Janar 2025, 19:05 -
-
KPK e shkarkoi prokurorin Lazër Çardaku për cënim të besimit te drejtësia, probleme me pasurinë
Prokurori i Tiranës, Lazër Çardaku u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 8 nëntor 2024 për probleme në kriterin e pasurisë, që në vlerësimin tërësor u konsideruan se e vendosnin në kushtet e cenimit të besimit të publikut tek drejtësia
20 Janar 2025, 18:38 -
Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial
Nga sot merr detyrën presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Gjatë mandatit të parë, Trump dëshmoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, më 4 shtator të vitit 2020. Ndër pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje që gjetën zbatim të plotë, ishte njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit
20 Janar 2025, 17:38 -
-
Marco Alberti emërohet ambasadori i ri italian në Shqipëri! Fabrizio Bucci ikën nga Tirana në Gjermani
Marco Alberti është caktuar si ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri i cili pason diplomatin Fabrizio Bucci, të cilit i mbaroi mandati 5-vjeçar. Ky i fundit ikën ambasador i Italisë në Gjermani.
20 Janar 2025, 17:26 -
Nesër 14-vjetori i krimit shtetëror, Balla kërkon drejtësi për 21 Janarin: Berisha, urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard, e pranoi edhe vetë! (VIDEO)
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka kujtuar sot protestën e përgjakshme, ndërsa ka publikuar një video në Facebook. Ai shprehet se nesër shënohen 14 vite nga 21 Janari i vitit 2011, ku 4 protestues u vranë në bulevard para Kryeministrisë, ndërsa në qeveri ishte Sali Berisha
20 Janar 2025, 16:28 -
‘Xibraka’/ SPAK rrëzon sërish Sali Berishën: S’ka kallëzim nga ‘anonimi’ Zaho Koka për Olsi Ramën
SPAK ka rrëzuar sërish Sali Berishën, lidhur me pretendimet e tij se një anonim ‘Zaho Koka’ ka dërguar në dhjetor një letër me informacione për Olsi Ramën dhe drejtuesit e Xibrakës.
20 Janar 2025, 16:23 -
-
-
-
'Toyota Yaris'/ Dumani paralajmëron Berishën: Do mbash përgjegjësi penale për publikimin e saj! Të gjithë të barabartë para ligjit
Pak para takimit informal të kreut të SPAK me mediat, Sali Berisha përmendi përgjime që sipas tij përfshijnë Taulant Ballën në çështjen Toyota Yaris. Për publikimin e tyre Altin Dumani tha se Berisha do të mbajë përgjegjës penale, si gjithkush që shkel vendimin e gjykatës që ndaloi publikimin si ‘sekret hetimor.
20 Janar 2025, 13:15 -
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
Kreu i SPAK, Altin Dumani konfirmoi se po kryhen veprime të shumta hetimore sa i takon dosjes së vrasjes së 4 protestuesve para kryeministrisë në protestën e 21 janarit 2011. Në një bashkëbisedim informal me gazetarët, kreu i SPAK iu përgjigj një sërë pyetjesh nga strategjia për krimin zgjedhor, aplikacionet e krimit, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj si dhe për Berishën e Metën.
20 Janar 2025, 12:43 -
A do shkojë në SPAK nëse thirret për 21 Janar? Berisha hesht e sulmon SPAK: Institucion politik, komandohet nga Rama
Nesër shënohet 14 vjetori i vrasjes së 4 protestuesve në boulevard para kryeministrisë më 21` janar 2011 ndërsa në godinën e kryeministrisë ishte Sali Berisha kryeministër
20 Janar 2025, 12:30 -
Rikthimi i Melania-s si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara
Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes që në vitin 2016, kur bashkëshorti i saj, Donald Trump, u zgjodh president për herë të parë
20 Janar 2025, 12:01 -
I dënuar në Itali për trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimin 50-vjeçari
Policia ka arrestuar në Durrës një 50 vjeçar, me qëllim ekstradimin në Itali, pasi është dënuar në këtë shtet për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm.
20 Janar 2025, 09:48 -
-
SKEDA/ Sot betohet Donald Trump, 10 gjërat që duhet të dini për ceremoninë për të cilën janë mbledhur mbi 170 mln $ - Nga koha kur nis dhe si ta ndiqni
Sot në orën 18:00 Donald Trump do të bëhet presidenti i 47-të i SHBA-ve.Shqiptarja.com dhe Report Tv do të përcjellin live ceremoninë e betimit.
20 Janar 2025, 09:16 -
-