-
-
-
11 mijë mësues pagë më pak prej diplomës! 2 propozime ligjore, Kushi: Të diplomuarve para ‘Bolonjës’ u njihet pagë e plotë! Zhupa kundër zgjidhjes së PS
Pas ankesave për njohjen e diplomave dhe efektin e tyre në paga, mazhoranca po shqyrton një ndërhyrje ligjore që synon të barazojë trajtimin financiar të mësuesve të punësuar përpara reformës së Bolonjës, duke korrigjuar një diferencë të krijuar nga ndryshimet në legjislacionin arsimor.
3 Shkurt, 19:43 -
DOSJA “KURUM”/ Koncesionari gjerman i kalatës lindore në Port depozitoi 4 herë mbetje të rrezikshme pa asnjë siguri! Shiti koncesionin pas 3 javësh
Në dosjen e siguruar nga Report Tv të Prokurorisë së Durrësit, thuhet se koncesionari EMS Albania Port Operator, i depozitoi mbetjet e rrezikshme e ardhura nga “Kurum” në të paktën 4 raste, edhe pse nuk kishte leje mjedisore për pranimin e tyre.
3 Shkurt, 19:22 -
DOSJA/ Biznes me mbetjet e rrezikshme, ‘Sokolaj’ realizoi 4 eksporte nga Durrësi, por nuk kishte leje! Kurum me 25 mijë ton mbetje stok
2800 tonët e mbetjeve të rrezikshme të Kurumit, të cilat u rikthyen në Shqipëri pas një alarmi ndërkombëtar, rezultojnë të mos jenë të vetmet ngarkesa të detinuara për jashtë.
3 Shkurt, 19:09 -
Kur Trump bën kërcënime zgjedhore është më mirë t'i besosh
Kërcënimi i fundit i presidentit ndaj integritetit të zgjedhjeve të Amerikës erdhi në një intervistë me Dan Bongino, deri vonë zëvendësdrejtor i FBI-së, i cili tani ka rimarrë rolin e "babait mbështetës" në shfaqjen e tij që nxit MAGA-n.
3 Shkurt, 18:46 -
‘Bojkoti i reformës territoriale i shërben mazhorancës’! Dashamir Shehi për Report TV: Berisha nuk është më i vlefshëm për të udhëhequr opozitën!
Gjatë një interviste në emisionin 'Studio Live' në Report TV, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi paralajmëroi se bojkoti i reformës territoriale nga PD do të ishte një përsëritje e gabimeve të 2015-s dhe 2019-s, duke argumentuar se largimi nga procesi vetëm sa i jep dorë të lirë mazhorancës.
3 Shkurt, 18:44 -
-
-
-
-
Krimet e luftës në Kosovë, Gjykata e Prishtinës dënon me 12 vite burg një tjetër të akuzuar!
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë. Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për këto krime para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare
3 Shkurt, 15:47 -
-
-
Miroslav Lajçak i përfshirë në dosjen 'Epstein', BE: Procesi i dialogut Kosovë-Serbi nuk preket nga zhvillime të tilla
BE thotë se përmendja e emrit të Miroslav Lajçakut nuk e kompromenton procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Lajçak ka shërbyer si i dërguari i BE për normalizimin e marrëdhënieve të të dyja vendeve, nga viti 2020 deri në 2025.
3 Shkurt, 14:50 -
Dosja “Epstein”/ Lajçak i penduar: Kur i lexoj sot ato mesazhe, ndihem si budalla!
Mesazhet, të përfshira në dokumentet e sapo publikuara nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, tregojnë biseda mes Epstein dhe Lajçak ku bëhen batuta për gra të ndryshme ndërsa tema e bisedës përfshin edhe takimet e Lajcak si ministër i Jashtëm me homologun rus Sergey Lavrov.
3 Shkurt, 14:49 -
-
Pse Trump është i fiksuar pas TikTok-ut: Manipulimi, profilizimi dhe kërcënimet, “përdredhja autoritare” e rrjeteve sociale përballë zgjedhjeve të ardhshme!
Ata që komentojnë në rrjetet sociale të Shtëpisë së Bardhë, duhet të tregohen të kujdesshëm. Veçanërisht ata që preferojnë të ‘kapin’ gënjeshtrat, sepse tani kërcënohen se do të përjashtohen nga platforma. Dhe në TikTokun e ri amerikan, që së fundmi ka ndryshuar pronësi duke përfunduar në duar pro-trumpiane, tashmë është e pamundur që të përdoren disa shprehje. Çfarë po ndodh? Dhe çfarë ka shkuar keq tashmë?
3 Shkurt, 13:11 -
Dyshime të reja e portretizojnë Jeffrey Epstein si agjent të KGB-së dhe Mossad-it! Elitat globale kapeshin në kurth përmes vajzave ruse
Lidhjet e ngritura nga Jeffrey Epstein po interpretohen tani si pjesë e një operacioni të avancuar spiunazhi, ndër më të sofistikuarit e dekadave të fundit. Një sistem i ndërtuar me kujdes, që shfrytëzonte metodën klasike të shërbimeve ruse të inteligjencës: komprometimin e figurave me peshë përmes situatave intime dhe përdorimin e këtyre materialeve për kontroll afatgjatë.
3 Shkurt, 11:50 -
-