-
S’deklaroi apartamentin në bregdet, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen
Apeli i Posaçëm Antikorrupsion la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje Fatos Tushe, duke e dënuar këtë fundit me vendim të formës së prerë me 1 vit heqje lirie, masë që u pezullua në dy vite shërbim prove për akuzën e fshehjes së pasurisë.
18 Qershor 2025, 12:17 -
-
Prezantohet projekti 'BE për migracionin', Gonzato: Përgjegjësi e përbashkët! Mbështet përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim
Bashkimi europian do të mbështesë Shqipërinë në menaxhimin e flukseve migratore. Vendi është pjesë e të ashtuquajturës “rruga ballkanike”, e kalimit të migrantëve që synojnë shtetet europiane. Për ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato, bëhet fjalë për një përgjegjësi të përbashkët, e njëkohësisht, një pikë kyçe edhe në procesin e anëtarësimit.
18 Qershor 2025, 10:05 -
Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja
Nga 2010 në 2024, mosha mediane e popullsisë shqiptare është rritur me 12.4 vite. Të dhënat zyrtare tregojnë se në asnjë vend tjetër europian nuk ka përjetuar një lëvizje kaq të madhe në kaq pak kohë. Në shumicën e shteteve, rritja moshës mediane të popullsisë është rritur nga 2 – 6 vjet, ndërsa mesatarja e BE-është 3.4 vjet.
18 Qershor 2025, 08:01 -
Sulmet Izrael- Iran, Prenga: Qëndrimi i Shqipërisë një linjë me NATO-n! Tafani: Konflikti mund të zgjidhet nga Arabia Saudite
Sulmet Izrael-Iran janë diskutuar edhe ditën e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Ish zv/shefi i shtabit të Përgjithshëm, Ded Prenga tha se qëndrimi i Shqipërisë është në një linjë me qëndrimin e vendeve të NATO-s.
17 Qershor 2025, 22:06 -
Lufta kundër turizmit masiv në Europë, shqiptarët 'fusha e radhës e konfliktit' për një turizëm të qëndrueshëm
Evropianët e jugut po mobilizohen në protesta të koordinuara kundër turizmit masiv, ndërsa shqetësimet për ndikimin e tij në jetën lokale dhe ambientin rriten. Shqipëria pritet të jetë fushëbeteja e radhës, me rritjen e shpejtë të vizitorëve dhe pasojat që kjo sjell për komunitetet vendase.
17 Qershor 2025, 22:04 -
Shqipëria po shkon drejt 2 mln banorë? Ekspertët shpjegojnë arsyet për rënien e lindjeve dhe shkaqet e emigrimit
Ekspertët ngrenë alarmin për rënien e popullsisë që sipas tyre mund të jetë edhe më e fortë nëse nuk merren masa, ndërsa aktualisht jetojnë në vend 2.3 milionë banorë, nga 2.4 milionë që ishte rezultati në CENSIN e 2023-shit.
17 Qershor 2025, 16:09 -
Aleksandar Vulin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
Serbia i ka vazhduar marrëdhëniet me Moskën për të cilën gjë shpesh ka qenë përgjegjës edhe vetë Vullini. Në një seancë të Shoqërisë Historike Ruse, të mbajtur më 10 qershor - një video e së cilës u publikua në faqen e internetit të shoqatës u votua për hapjen e degëve në shtatë rajone të Federatës Ruse, si dhe të një zyre përfaqësimi në Beograd.
17 Qershor 2025, 16:08 -
Itali/ Grabitje bankash me armë dhe pjesë e një organizate të madhe droge, arrestohet shqiptari i dënuar me rreth 11 vite burgim!
I përfshirë në grabitje në seri të bankave, sipërmarrësve dhe bizneseve prej vitit 2020, shqiptari ishte bërë pjesë aktive edhe e një rrjeti të narkotrafikut në Bolonja më 2022. Më 2023 Gjykata e Ferrarës e dënoi me 10,6 vite burgim, por ai u arratis dhe u fsheh në Shqipëri. Kapet në Itali pas rikthimit, aksioni më 13 qershor
17 Qershor 2025, 12:42 -
-
Vdekja e aktorit Matthew Perry! Mjeku pranon se i dha ketaminë pak para se të ndërronte jetë
Dr. Salvador Plasencia do të deklarohet fajtor për katër akuza për shpërndarje të ketaminës, një drogë e fuqishme anestetike që përdoret edhe për trajtimin e depresionit. Dënimi maksimal për këto akuza mund të arrijë deri në 40 vite burg. Pritet që ai të bëjë deklaratën zyrtare të fajësisë në javët në vijim.
17 Qershor 2025, 08:00 -
Jakin Marena: Albin, je në rregull?! Bota në prag të luftës, Kurti i vë kushte SHBA-ve
Ndërkohë që Kosova dhe Serbia që nga shtatori i vitit 2023 nuk kanë zhvilluar asnjë takim për dialogun në nivel të lartë politik. Më vonë, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë me dije se po bëhen përgatitje për një takim të ri të dialogut në nivel të lartë politik
16 Qershor 2025, 18:57 -
Vettingu/ Prokurori i Vlorës nuk justifikoi dot apartamentin që i dha vëllai, KPA largon përfundimisht Hyrjet Lamaj nga drejtësia
Edhe pse përmbysi barrën e provës për disa nga çështjet, ish-magjistrati i shkarkuar nga KPK në vitin 2023, nuk arriti dot në ankimim të justifikonte apartamentin për të cilin pretendonte se iu dhurua nga i vëllai më 2015
16 Qershor 2025, 16:29 -
Ndërlidhja energjetike e Shqipërisë, brenda vitit mbyllet interkonjeksioni 400 kv me Maqedoninë e Veriut! Po studiohet një e re me Greqinë
Pas linjave me Kosovën dhe Malin e Zi, ndërlidhja energjetike e Shqipërisë me vendet e rajonit po vijon me ndërtimin e interkonjeksionit me Maqedoninë e Veriut. Fundi i vitit pritet ta gjejë funksionale linjën e re, e cila sipas autoriteteve do t’i japë vendit nivel të shtuar sigurie energjetike. Paralelisht vijon puna për një tjetër lidhje me Greqinë por edhe për atë nënujore me Italinë.
16 Qershor 2025, 16:08 -
Lezhë/ Tjetërsimi i 234 mijë m2 tokë te ‘Rana e Hedhun’, arrestohet topografi! GJKKO e dënoi me 5 vite burgim, pjesë e dosjes me ish-kryebashkiakun Frrokaj
Luigj Paloka i kishte shpëtuar drejtësisë deri më sot për tre akuzat e shpërdorimit të detyrës, grupit të strukturuar kriminal dhe falsifikimit, teksa ishte hetuar dhe gjykuar në mungesë për dosjen e tjetërsimit të 234 mijë metrave katrorë tokë në bregdetin e “Ranës së Hedhun”, ku të pandehur kanë qenë një grup me të paktën 13 persona nga Prokuroria e Posaçme, bashkë me ish-kryebashkiakun demokrat Fran Frrokaj
16 Qershor 2025, 14:23 -
Kurti reagon pas deklaratës së Trump për marrëdhënien Kosovë-Serbi: T’i bëhet trysni Beogradit!
Kurti përsëriti qëndrimin se Kosova dhe Serbia veçse e kanë arritur një marrëveshje për normalizim, që tha se po shkelet nga Beogradi, teksa përsëriti kërkesat e Kosovës për këtë proces
16 Qershor 2025, 11:33 -
-
-
Dasmë si në përralla, Alex Soros martohet me Huma Abedin! Të ftuarit VIP mbërrijnë me dhjetëra makina luksoze (FOTO+VIDEO)
Huma Abedin, ish-ndihmësja e ngushtë e Hillary Clinton, është martuar me Alex Soros, djalin e miliarderit George Soros, në një ceremoni luksoze në Hamptons ku morën pjesë figura të njohura si Obamat dhe Clintonët. Dasma u shoqërua me masa të rrepta sigurie dhe kritika nga banorët vendas për shkak të trafikut dhe ndërhyrjes së policisë.
15 Qershor 2025, 17:21 -
SPECIALE/ Historia e rrallë e murgut Gerasimos, shenjtori i dytë shqiptar
Në Dhrovjan, një fshat i vogël në jug të Shqipërisë fle një histori e rrallë. Ka lindur një shenjtor që duket sikur brenda kufijve të Shqipërisë vetëm fqinjët e dikurshëm të tij e dinë. Report TV sjell jetën e shenjtorit të dytë që ka Shqipëria pas Nënë Terezës.
15 Qershor 2025, 09:56 -
