-
New York Times: Një projekt i familjes së Trump shkakton dorëheqje dhe një akuzë penale në Serbi
Dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner, ka një marrëveshje me qeverinë serbe për të ndërtuar një kompleks hoteli dhe apartamentesh me vlerë gjysmë miliardë dollarë në qendër të kryeqytetit të Serbisë, Beograd.
12 Qershor 2025, 17:20 -
Ministri çek për Çështjet Evropiane: Retorika agresive po e dëmton Kosovën dhe perspektivën e saj
Dvorak, autor i një libri për Kosovën, thotë se retorika agresive dhe mungesa e vullnetit për dialog me serbët po dëmtojnë imazhin e Kosovës në BE. Ai bën thirrje për qetësim të situatës, rifillim të dialogut dhe dërgim të sinjaleve pozitive në Bruksel, duke theksuar se “pa kompromis nuk ka anëtarësim në BE”.
12 Qershor 2025, 07:42 -
Në regjistrat e SPAK 'një ministër nën hetim', por bëhet fjalë për Ahmetajn (jo anëtarët e kabinetit aktual)
SPAK iu përgjigjet pyetjeve në Regjistrin e Transparencës dhe thotë se një ministër është në hetim. Shqiptarja.com mësoi se Prokuroria e Posaçme i referohet rastit të Ahmetajt.
11 Qershor 2025, 23:43 -
VKM/ Qeveria miraton kontratën, 10 mijë metër katrorë tokë me qira 1 euro për resortin luksoz në Korçë! 18 milionë euro investim
Qeveria ka miratuar kontratën e qirasë me vlerë simbolike 1 euro për një sipërfaqe prej 10 mijë metër katror në Korçë, që do të përdoret për ndërtimin e një resorti turistik luksoz nga kompania “Investment and Development Albania”, e cila mban statusin e investitorit strategjik që nga shkurti i vitit 2023.
11 Qershor 2025, 23:14 -
Çfarë është 'Marshi Global' që Egjipti po përpiqet ta bllokojë?
Mijëra aktivistë nga vende të ndryshme po marrin pjesë në 'Marshin Global' për Gazën, një karvan tokësor që synon të çajë rrethimin izraelit dhe të çojë ndihma humanitare në Rafah, pavarësisht pengesave nga autoritetet libiane, egjiptiane dhe izraelite. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka paralajmëruar se aktivistët përbëjnë rrezik për sigurinë dhe se IDF do të ndërhyjë nëse Egjipti nuk i ndalon. Aktivistët pranojnë se hyrja në Gaza mund të mos realizohet, por thonë se veprimi i tyre synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe presionin ndërkombëtar ndaj gjenocidit në Gazë.
11 Qershor 2025, 21:30 -
Lista Serbe në 'numërim mbrapsht' drejt zgjedhjeve lokale në veri
Zgjedhjet lokale të 12 tetorit në veri të Kosovës shihen nga komuniteti serb si një mundësi për të rikthyer përfaqësimin e tyre politik dhe për të qetësuar tensionet e viteve të fundit. Megjithatë, kritikat ndaj Listës Serbe dhe bojkotit të mëparshëm theksojnë dëmet e shkaktuara ndaj komunitetit, ndërsa ekziston frikë për ndikim dhe presion në procesin zgjedhor.
11 Qershor 2025, 20:53 -
Dy herë në tre vite gjyqtarët kërkojnë rritje page, Karanxha në Report TV: Duan 700 euro më shumë, Ministria e Financave ka bërë gabim referimin
Për herë të dytë në tre vite, gjyqtarët kërkojnë rritje page me 700 euro, një kërkesë që ish-prokurori Ervin Karanxha e ka cilësuar si konflikt financiar që buron nga keqinterpretimi i ligjeve dhe shkelja e Kushtetutës nga Ministria e Financave. Ai ka theksuar se pagat e gjyqtarëve janë të lidhura me një kuadër ligjor të Reformës në Drejtësi dhe nuk mund të përcaktohen me një VKM tjetër.
11 Qershor 2025, 18:49 -
Në majat e gastronomisë italiane, shefja e kuzhinës Silvana Musej: Si u bëra pjesë e Rai 2, Report Tv "porta" e suksesit
Ftesa 2 vite më parë në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, dhe gatimi për të gjithë ndjekësit e një pjate tradicionale shqiptare, patëllxhan i mbushur, i solli fat shefes së kuzhinës Silvana Musej. Sot ajo gatuan për personalitetet botërore, por tregon se u bë pjesë e një emisioni në Itali vetëm pasi stafi i Rai pa videon e saj te “Rreze Dielli”.
11 Qershor 2025, 15:35 -
‘Ndërhyrje skandaloze e gjyqësorit në ekzekutiv!’ Gjyqtarët kërkojnë rritje page me 700 € për herë të dytë brenda 3 viteve, Rama: Kushtetuesja të mos lajthisë
Një tjetër kërkesë e Unionit të gjyqtarëve për rritje pagash ka bërë që Kryeministri Rama të reagojë dhe ta quajë lëvizje skandaloze. Duke kujtuar një vendim të mëparshëm të Kushtetueses që i pranoi kërkesën gjyqtarëve, Rama shkruan se uron që Gjykata të mos lajthisë sërish. Kërkesa në Kushtetuese prej datës 3 mars, ka kaluar seancën paraprake.
11 Qershor 2025, 14:32 -
Reporteri Xhymshiti për Report TV: Rusia po targeton pallatin presidencial në Kiev, Perëndimi jo i sinqertë! Ballkani, i rrezikuar nga ‘lidhja’ ruso-serbe
Gazetari thotë se targeti kryesor i sulmeve ruse është Kievi dhe pallati presidencial por kanë dështuar për shkak të mbrojtjes së fortë. Sipas tij, Perëndimi nuk po e ndihmon sa duhet Ukrainën ndërsa shton se nuk ka gjasa që të arrihet një armëpushim. Ngre shqetësimin edhe për rrezikun e faktorit ruso-serb në Ballkan.
11 Qershor 2025, 14:30 -
-
-
Tafani dëshmon në GJKKO: Pas vrasjes së Bashaliut, babai i Haxhiut na solli 30 mijë €! E kërkoi 'Lili', krahu i djathtë i Sajmir Taullahut! Meta mik i Aldo Bares
Gjykata e Posaçme zhvillon seancën e dytë të dëgjimit të dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani. Zbërthen sagën kriminale të grupit të drejtuar nga Laert Haxhiu, i ekstraduar nga Greqia vitin e kaluar. E vijon dëshminë aty ku e la herën e kaluar, me vrasjen e Albi Bashaliut. Kush e kërkoi vrasjen, motivi dhe takimet. Kush është personazhi me pseudonimin "Lili" dhe lidhjet me Taullahun. Kurse Kujtim Meta shpëtoi i plagosur, shkak miqësia e tij me Aldo Baren
11 Qershor 2025, 11:45 -
-
-
-
Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’ (VIDEO)
Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard paralajmëroi për rrezikun e një holokausti bërthamor, duke kritikuar elitat politike që po e afrojnë botën më shumë se kurrë drejt shkatërrimit total. Ajo u bëri thirrje njerëzve të ngrihen dhe të kërkojnë fundin e kësaj marrëzie që kërcënon jetën e të gjithëve.
10 Qershor 2025, 21:10 -
Kush është guvernatori i Kalifornisë, që Trump po e kthen në një hero të rezistencës
Rezistenca në mbrojtje të emigrantëve: një kauzë që në sytë e udhëheqësit republikan është e destinuar t’i degradojë demokratët dhe guvernatorin e Kalifornisë në një pozicion të përhershëm minoritar, duke pasur parasysh se atmosfera mbizotëruese në Amerikë është ajo e armiqësisë ndaj emigrantëve të paligjshëm.
10 Qershor 2025, 19:00 -
Italia e futbollit me ‘shpatulla pas murit’, Ranieri e Pioli i thonë ‘jo’ kombëtares! Tre kampionë bote si zgjedhje të kushtëzuara
Vendimi për shkarkimin e Luciano Spallettit nga kombëtarja e Italisë në prag të një ndeshjeje, pa pasur ende pëlqimin e një trajneri të ri, është konsideruar i diskutueshëm dhe ka krijuar një situatë të vështirë.
10 Qershor 2025, 16:34 -
Vettingu/ KPK e riktheu te Magjistratura dhe e pezulloi për një vit prokuroren e Shkodrës, por KPA e shkarkon përfundimisht Marsida Frashërin (VENDIMI)
Prokurori Klodian Braho, i autorizuar nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani për të përfaqësuar këtë çështje në KPA, tha se u qëndronte gjithë shkaqeve të ankimit dhe kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit për konfirmimin e Frashërit dhe kërkoi shkarkimin e saj për probleme në aspektin profesional, e cenim të besimit të publikut tek drejtësia
10 Qershor 2025, 16:33 -
Balla vizitë në Ministrinë e Jashtme të Letonisë: Partnerë të besueshëm në NATO, OKB dhe së shpejti edhe në Bashkimin Europian
Ministri i Shtetit Taulant Balla vizitoi Letoninë ku u takua me Sekretarin Parlamentar të Ministrisë së Jashtme Artjoms Uršuļskis, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit ekonomik e turistik. Gjatë takimit, të dy palët shprehën mirënjohjen për partneritetin e ngushtë mes vendeve, veçanërisht në kuadër të NATO-s dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
10 Qershor 2025, 15:24
