-
Sulmet izraelite vrasin 23 persona në Gaza, përfshirë një gazetar lokal
Të paktën 23 palestinezë, përfshirë një gazetar dhe një zyrtar të emergjencës, u vranë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza të dielën. Sulmet ndodhën në disa zona të Rripit të Gazës, ndërsa ushtria izraelite nuk ka komentuar. Konflikti ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima palestineze dhe ka çuar në shkatërrimin e shumicës së territorit.
25 Maj 2025, 21:03 -
Muzeu Arkeologjik në Durrës pa hipotekë, restaurimi u zvarrit! Punimet duhet të mbaronin në vitin 2023
Problemet me certifikatat e pronësisë në Shqipëri nuk janë një hall vetëm i qytetarëve. Në Durrës, përfundimi i punimeve për restaurimin e Muzeut Arkeologjik, i dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, është vonuar me dy vjet, sepse godina nuk ishte rregjistruar kurrë në emër të Ministrisë që e ka në varësi.
25 Maj 2025, 17:05 -
-
Speciale/Pensionistët që bëjnë punët e (pa)mundura nga të rinjtë
Dalja në pension ka nënkuptuar kohën kur duhet të pushosh e të merresh me gjithçka nuk ke mundur deri në atë ditë. Por në Shqipëri jo të gjithë duan të mos jenë më aktivë, disa sepse e duan punën e të tjerë sepse ndihen të detyruar nga shifra e pamjaftueshme e parave në fund të muajit
25 Maj 2025, 14:17 -
-
Fatos Çoçoli: Çfarë fituam nga Nisma e Investimeve të Ardhshme në Tiranë?
“Davosi i shkretëtirës” erdhi edhe në Tiranë. Shqipëria mirëpriti për herë të parë në Europë një forum investimesh nga Arabia Saudite. Mbështetjen e fuqishme të Emmanuel Macron për investimet e huaja në Shqipëri. Një imazh të shtuar të Shqipërisë si një vend shumë tërheqës për investime të kompanive të mëdha ndërkombëtare në turizëm, energji dhe mbrojtje. Samiti në Tiranë konfirmoi angazhimin e investuesit amerikan Jared Kushner për 1.4 miliardë dollarë për Sazanin dhe investimin e trefishtë prej 1 miliardë euro në interkonjeksionin energjitik Shqipëri-Itali
25 Maj 2025, 12:25 -
Raporti i Eurojust/ Hetimet e përbashkëta me Shqipërinë, vendi i parë në rajon
Nga më shumë se 1 mijë çështje të reja hetimore të hapura nga Eurojust për vitin 2024, vetëm me Shqipërinë nisën 109 prej tyre, vendi i tretë jashtë BE-së pas Britanisë së Madhe dhe Zvicrës. Shqipëria i kryesoi në rastet e hetimeve të përbashkëta për emigracionin, drogën dhe korrupsionin.
25 Maj 2025, 08:57 -
Në Librari vjen me tre tituj të rinj: 'Shtëpia pa pasqyrë', 'Poezi të zgjedhura' dhe 'Dita kur gjithçka ndryshoi'! Melodia e vargut ju sjell poezi nga poetja e re Albina Roshi
“Dita kur gjithçka ndryshoi”, ku rrëfehen 10 histori të ndryshme nga 7 tetori 2023, kur u sulmua shteti i Izraelit nga grupi terrorist Hamas. Ai është një paraqitje grafike e dhjetë rrëfimeve, ku arti i ilustrimeve fikson imazhin e njohur. Vepra vjen e përkthyer në shqip nga Alban Reli dhe e botuar nga shtëpia botuese “Ombra GVG”.
25 Maj 2025, 08:16 -
Kujtimet e Regjisorit Piro Milkani për 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur'! Intervista e dhënë për 'Esencë' në Report Tv
Në fillim, një grup skenaristësh të lidhur me shtëpinë botuese Albin Michel në Ambasadën shqiptare në Paris paraqitën ofertën e tyre, por peripecitë mes tyre vazhduan për vite me akuza e kundërakuza, derisa në skenë u shfaq regjisori dhe drejtori i fotografisë italian Luciano Tovoli
24 Maj 2025, 22:51 -
Jean-Baptiste Wautier: Tragjedia e Emmanuel Macron
Si ka mundësi që reputacioni i Macron te francezët ra kaq shpejt deri në këtë pikë? Në fund të fundit, në vitin 2017, ai u përshëndet si njeri i suksesshëm në politikë: i ri, brilant dhe i pastër. The Economist e shpalli atë “shpresën e Francës, Evropës dhe centristëve kudo”, ndërsa Financial Times vlerësoi ambicien e tij të ngjashme me atë të de Gaulle.
24 Maj 2025, 21:26 -
-
DOSJA ‘Ura’/ Polici Altin Morina në shërbim të trafikantëve të drogës, kërkoi informacione deri te ish-kryepolici Nano
Mes 29 arresteve me burg që GJKKO vendosi për operacionin ‘Ura’ bie në sy emri i Altin Morinës, ish efektivi i policisë, i lidhur me grupe kriminale për trafikun e drogës. Në dosjen e siguruar nga Report Tv duket qartë që Morina shfrytëzonte edhe pozicionin e tij si polic për t’i shërbyer trafikut dhe krimit.
24 Maj 2025, 07:58 -
-
Tha se shefi i Zyrës së BE në Kosovë ka nxitur trazira në vend, Kurti shkarkon zëvendësministrin
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkarkuar nga detyra një zëvendësministër të vetin, një ditë pasi ai kishte thënë në një televizion se diplomatë ndërkombëtarë kishin “nxitur trazira” në veri të vendit.
23 Maj 2025, 18:22 -
Shqiptarët të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024
Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian, pas ukrainasve (19 595). Në total në kufijtë tokësor, ajror dhe detar në vitin 2024 janë refuzuar 14,260 shtetas shqiptar, ku gjysma në kufijtë tokësorë (7855).
23 Maj 2025, 17:39 -
-
Vijon trendi pozitiv i turizmit/ Në prill erdhën 819 mijë të huaj, në rritje me 3.2 % krahasuar me vjet
Afro 819 mijë turistë erdhën në Shqipëri gjatë muajit prill, duke u rritur lehtë në raport me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT në muajin e kaluar rritja më e madhe ishte për udhëtimet tranzit dhe ato për qëllime biznesi.
23 Maj 2025, 13:19 -
-
-
Zija Ismaili, mjeku që firmosi ‘aksidentin’ e Kosta Trebickës, sot deputet i Sali Berishës
Në legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka futur në Kuvend Zija Ismailin, mjeku që firmosi ekspertizën mjeko-ligjore të dyshuar si të manipuluar për vdekjen e Kosta Trebickës, dëshmitarit kyç të çështjes “Gërdeci”.
22 Maj 2025, 21:01 -
Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë, thotë se ka nisur heqja e masave nga BE
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje partive parlamentare në Kosovë të bashkëpunojnë për ta zhbllokuar ngërçin politik në vend, si dhe ka thënë se blloku evropian ka nisur tashmë heqjen e masave ndëshkuese ndaj Prishtinës
22 Maj 2025, 18:24
