-
Prostitucion në lokalin e njohur në Milano, media italiane: Pronari dhe mashtruesja ‘seriale’ i pastruan në Shqipëri 80 milionë eurot e përfituara nga veprimtaria kriminale, i çuan me Lamborghini
Një hetim i madh nga autoritetet italiane ka zbuluar një rrjet të gjerë të prostitucionit, trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave, me qendër lokalin e njohur të natës “Gintoneria” në Milano.
5 Mars 2025, 21:17 -
-
Berisha akuzon: Vetëm 10% e energjisë tregtohet, të tjerat në bursën private dhe personale të ‘Lubi Ballukut’!
Kreu i PD-së, nën akuzë për aferën 'Partizani', sulmoi qeverinë “Rama” se ka ndalur prej 12 vitesh investimet dhe zhvillimin e vendit në fushën energjetike, duke e akuzuar për mega-afera korruptive, me në krye zv/kryeministren Belinda Balluku. Bën premtimin e radhës, se do e “kthejë vendin në superfuqi energjetike”
5 Mars 2025, 20:27 -
Fatos Çoçoli: Pse shtohen eksportet bujqësore?
Janari 2025 solli shitje produktesh bujqësore jashtë vendit 34 për qind më shumë dhe me vlerë 14.5 për qind më të madhe. Nuk kishte ndodhur në njëzet vitet e fundit. 52 milionë euro subvencion shtetëror vitin e kaluar. U mbështet fort nafta në bujqësi
5 Mars 2025, 19:55 -
Rënie dramatike e sipërfaqes së mbjellë me grurë në fushat e Myzeqesë! Këtë vit 5500 ha më pak se në 2024! Fermerët: S'kemi leverdi, gruri shitet lirë
Sipërfaqja e kultivuar me grurë ka rënë në mënyrë dramatike në zonën e Myzeqesë, fushën më të madhe bujqësore në vend. Sipas të dhënave zyrtare nga 8 mijë hektarë që ishte kultivuar në 2024, sot sipërfaqja është tkurrur në 2 mijë e 500 hektarë. Report tv kreu një vëzhgim në disa fshatra, ku fermerët tregojnë se gruri shitet tejet lirë, ndaj detyrohen t’i lënë tokat djerrë
5 Mars 2025, 17:06 -
-
Të 'zezat' e punësimit! Vjet 32% më shumë informalitet se 2023-shi! 33 mijë punonjës në rreth 10 mijë biznese, me pagë minimale
Punësimi informal vijon të shtojë prezencën në tregun shqiptar. Inspektoriati i Punës ka identifikuar vjet 2600 punonjës tërësisht në të zezë dhe afro 4 mijë të tjerë pa kontrata pune. Sipas raportit vjetor të inspektoratit punësimet në të zezë vjet u rritën me 32%.
5 Mars 2025, 15:47 -
Afera Partizani/ GJKKO rrëzon sërish Malltezin, mbetet në arrest shtëpie! Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë për masën detyrim paraqitjeje
GJKKO lë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin, i pandehur për aferën partizani. Nga ana tjetër. Berisha i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë dhe kërkon heqjen e masës detyrim paraqitjeje.
5 Mars 2025, 13:03 -
-
Protestat masive/ Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiçit
Organizata dhe politikanë opozitarë serbë në Kosovë paralajmëruan se pjesëtarë të këtij komuniteti do të shkojnë në Beograd javën e ardhshme, për të krijuar një “mur njerëzor” përballë Presidencës së Republikës së Serbisë dhe për të “mbrojtur” presidentin e këtij vendi, Aleksander Vuçiç, nga një revolucion me ngjyra
5 Mars 2025, 09:46 -
-
-
Fatos Çoçoli: Pensionistët me shpërblime pesëfish këtë vit?
Është hera e parë në historinë 35 vjeçare të buxheteve pluraliste, që pensionistët marrin shpërblim në pranverë. Me këtë ritëm të ardhurash në buxhet, janë të gjitha mundësitë që në dhjetor 2025, pensionistët të marrin shpërblimin e fundvitit, të paktën në atë masë sa e morën në dhjetor 2024. Ndryshe, këtë vit të marrin pesë herë më shumë shpërblime, nga sa morën në vitin 2023.
4 Mars 2025, 18:42 -
Meçe zbardh DOSJEN: Çështja e Veliajt u manipulua, u burgos pa asnjë fakt! SPAK-GJKKO nuk kanë asnjë provë! ‘Harabel’ asnjë financim nga Bashkia
Ish-deputeti Arben Meçe zbardh ekskluzivisht për Report Tv dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, ku SPAK dhe GJKKO pretendojnë se ka prova për dy veprat që akuzohet. Analisti thekson se në të 360 faqet nuk gjen asnjë fakt që e implikon. Meçe: Prokurori hetoi biznesmenët për lejet e ndërtimit, por përjashtoi veten! Ka ngatërruar OJF-të me SH.P.K-të, absurde
4 Mars 2025, 18:23 -
Elbasani në krizë për mbetjet, s’ka hapësirë te inceneratori! Këshilli rrëzon projektin e bashkisë për landifillin e ri
Këshilli Bashkiak i Elbasanit nuk e votoi projektvendimin e bashkisë për ndërtimin e një landfilli të ri, pasi sipërfaqja në landfillin aktual, i cili ndodhet te inceneratori, është ezauruar.
4 Mars 2025, 18:06 -
-
-
Masakra e Gërdecit/ Shtyhet sërish seanca për Mediun, ish-ministri kundërshton gjetjet e ekspertëve ushtarakë për demontimin e municioneve
Shtyhet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për datën 18 mars, ora 12:00. Shkak u bë kërkesa e prokurorëve Arben Kraja dhe Klodian Braho, të cilët duhej të merrnin pjesë në procese të tjera gjyqësore.
4 Mars 2025, 14:10 -
Profesionet e lira nuk 'shpëtojnë': Nëse kanë 80% të të ardhurave nga një klient do tatohen 13-23%
Profesionistët e lirë që iu gëzuan rrëzimit të pjesshëm të ligjit për tatimin mbi të ardhurat dhe i shpëtuan tatimit deri në 23% në vitin 2024, këtë vit do të duhet të paguajnë njësoj si të punësuarit, nëse 80-90% të të ardhurave të tyre i kanë nga më pak sesa 3 klientë.
4 Mars 2025, 11:44 -
'Shkëmbimi 2'/ Dy shqiptarë arrestohen në Gjermani, njëri akuzohet për shitje kokaine, tjetri vjedhje (EMRAT)
Njëri akuzohet se në vitin 2022, ka shitur kokainë në mënyrë të përsëritur në lokalin e tij, në Pogradec, tjetri rezulton i dënuar si bashkëpunëtor për vjedhje të kryer në Paskuqan, në vitin 2023.
4 Mars 2025, 11:20 -
