-
Raporti i DASH: Kosova, jokonsistente në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut
Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në botë, dhe në pjesën për Kosovën ka përmendur se Qeveria ka ndërmarrë "hapa kredibël për jokonsistent në identifikim, hetim, ndjekje penale dhe ndëshkim të zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut"
12 Gusht 2025, 22:31 -
Në Mëzez një qendër për të miturit e përfshirë në krim, shans për ta nisur nga e para
Në zemër të Mëzezit, po ngrihet një institucion që nuk simbolizon vetëm drejtësinë, por edhe mundësinë. Për Report Tv drejtoresha thotë se Shqipëria, përmes këtij modeli, nuk synon të dënojë të miturin, por të kuptojë shkaqet.
12 Gusht 2025, 17:55 -
Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit! INSTAT zbulon shifrat
Në tremujorin e dytë 2025, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 691 lindje më shumë se vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 226 vdekje më shumë se lindje
12 Gusht 2025, 17:22 -
Vetëm 21 mln euro për të mbrojtur 61 bashki nga flakët! Instituti: Fondi nuk mjafton, pushteti vendor është pa kapacitete
Afro 21 milionë euro ose rreth 9 euro për çdo qytetar është buxheti në dispozicion të bashkive për t’u bërë ballë zjarreve që kanë shpërthyer në të gjithë vendin. Instituti i Bashkive pohon për Report TV se është domosdoshmëri të shtohet buxheti.
12 Gusht 2025, 16:02 -
Raporti i Avokatit të Popullit për arrestimin e Metës, Blushi: Provon se ishte rrëmbim politik, shkeljet të 'përkthehen' në akuzë për drejtorin e policisë
Tedi Blushi thotë se raporti i Avokatit të Popullit për arrestimin e Metës tregoi se ka pasur shkelje dhe se ishte një rrëmbim politik. Sipas tij, drejtori i policisë duhet të merret nën akuzë. Shënjestroi edhe SPAK.
12 Gusht 2025, 14:45 -
“The Life of a Showgirl”, albumi i ri muzikor i Taylor Swift. Këngëtarja ndan lajmin në podcast me Travis Kelce
“The Life of a Showgirl” është albumi i ri Taylor Swift, që do të lançohet për të gjithë fansat e artistes. Për momentin nuk ka akoma një datë zyrtare të nxjerrjes së albumit, por sipas të dhënave të deritanishme, ai do të dalë para 13 tetorit.
12 Gusht 2025, 14:39 -
-
CNBC: Qindra amerikanë zhvendosen për të jetuar në Shqipëri - vendi ‘numër 1’ në Europë që përmbush shumë kritere
Ashtu si shumë amerikanë, gjithmonë kisha ëndërruar të transferohesha në Evropë. Dhe në vitin 2015, në moshën 35-vjeçare, vendosa të largohesha nga Teksasi për në Spanjë, shkruan Cepee Tabibian në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane CNBC
12 Gusht 2025, 11:42 -
-
-
Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante në 2023
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2023 të ardhurat e bizneseve në sektorin e shërbimit ushqimor ku përfshihen edhe baret arritën në 80,7 miliardë lekë një vlerë e përafërt me 800 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore me 17 për qind. Fitimet neto ishin 13.8 miliardë lekë ose 17 % e xhiros totale me 2023.
12 Gusht 2025, 07:52 -
Më 7 tetor 2025 nisin transfertat përmes sistemit ‘SEPA’, Shoqata e Bankave: Komisioni maksimal vetëm 50 euro, 6 herë më lirë
Prej 7 tetorit do të nisin pagesat përmes SEPA. Shoqata e Bankave sqaron për Report TV se komisioni maksimal që do të paguhet për çfarëdo vlerë transferte do të jetë 50 euro, gati 6 herë më pak se aktualisht. Pagesat do të realizohen brenda 24 orëve, dhe përfituesit më të mëdhenj do të jenë bizneset e tregtisë por edhe emigrantët shqiptar.
11 Gusht 2025, 15:49 -
Kreditë me probleme prekin nivelin më të ulët historik, 357 milionë euro ‘të këqija’ nëpër banka
Vlera e kredive me probleme preku nivelin më të ulët historik në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë thotë se në bilancet e bankave aktualisht janë 357 milionë euro kredi me probleme, ose 17 milionë euro më pak se vjet.
11 Gusht 2025, 15:39 -
Një muaj pas anulimit për shkak të ofertave të papërshtatshme, rihapet tenderi për autostradën Milot-Balldren! Do të kushtojë 364.7 mln euro
Kompanitë do të kenë afat deri më 2 tetor për të paraqitur ofertat e tyre.Tenderi i mëparshëm u anulua një muaj më parë pasi asnjë nga ofertat që u paraqit nuk rezultoi e suksesshme.
11 Gusht 2025, 12:31 -
Më 13 gusht seanca në GJKKO për të shqyrtuar kërkesën e Ilir Metës për t’u liruar nga qelia, gjyqtar do të jetë Erjon Çela
Ish-Presidenti kërkon lehtësim të masës së sigurisë me argumentin që tashmë nuk ka më rrezik për prishje provash pasi hetimet ndaj tij janë mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.
11 Gusht 2025, 10:15 -
‘Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz’/ Zbulohet raporti i Avokatit të Popullit: U shkelën të drejtat e njeriut, por ish-Presidenti nuk u rrëmbye
Në raportin e Avokatit të Popullit, thuhet se gjatë arrestimit të ish-presidentit, ka shkelje të të drejtave të njeriut pasi sikurse është vërejtur, në momentin e parë duhet t’i vendosej në dispozicion vendimi i gjykatës, pra të informohej për masën e arrestit si dhe t’i rezervohej e drejta e një telefonate, pra me avokatin.
10 Gusht 2025, 21:31 -
Tkurret ushtria e Koresë së Jugut, në gjashtë vitet e fundit ka pësuar një rënie me 20%
Ushtria e Koresë së Jugut është tkurrur me 20% në gjashtë vitet e fundit, kryesisht për shkak të një rënie të ndjeshme të numrit të meshkujve në moshën e rekrutimit për shërbim të detyrueshëm ushtarak, sipas një raporti të publikuar.
10 Gusht 2025, 15:28 -
Inceneratori i Tiranës, Distafa i PL-së: Në korrik u paguan mbi 1.5 mln euro nga fondet publike për shërbime që nuk janë kryer
Distafa hedh akuza lidhur me inceneratorin e Tiranës, duke thënë se vetëm gjatë korrikut janë paguar mbi 1.5 milionë euro nga fondet publike për shërbime që nuk janë kryer.
10 Gusht 2025, 12:51 -
Itali/ Plagosën karabinierin gjatë grabitjes së armatosur të banesës së tij, kapet një nga ‘skifterët’ shqiptarë! E tradhtoi ADN-ja, pjesë e një organizate kriminale
Ndërroi emrin pasi erdhi në Shqipëri që të mos arrestohej, por u identifikua dhe kap në Rovigo të Italisë në korrik. Gjykata konfirmon se gjurma i përket atij dhe e la dje në burg për tentativë vrasjeje dhe grabitje. Karabinieri u telefonua nga e ëma mbrëmjen e 19 nëntorit 2024, u përlesh me grabitësit e maskuar. E goditën me kazmë dhe levë
9 Gusht 2025, 16:49 -
Tregtia dhe turizmi rrisin fitimet, prodhimi ‘Made in Albania’ shënon rënie në 5 muajt e parë të vitit
Ministria e Financave ka publikuar së fundmi raportin e monitorimit të situatës makroekonomike janar-maj 2025, ku rezulton se të gjithë sektorët e ekonomisë kanë rritur fitimet me përjashtim të prodhimit. Fitimet e bizneseve në këtë periudhë arritën në 285 milionë euro ose 18 milionë euro më pak se plani.
9 Gusht 2025, 15:58 -
