Një muaj pas anulimit të tenderit, ministria e Infrastrukturës ka rihapur përsëri garën për ndërtimin e autostradës së re Milot-Balldre. Vlera e këtij koncesioni që do të ketë afat 35 vjeçar është e njëjtë rreth 364.7 milionë euro pa TVSH.

Të gjitha kompanitë e interesuara kanë afat për të dorëzuar ofertat deri më 2 tetor  2025. Ndryshe nga autostrada ekzistuese në dokumente thuhet se do kalohet nga rrugë kategoria “C” në autostradë të kategorisë “A”, me gjatësi rreth 17 km.

Kjo autostradë do të jetë me pagesë për qytetarët njëjtë si Thumanë-Kashar, tarifa do të fillojë nga 0.5 euro për motoçikletat deri në 5 euro për mjetet e mëdha.

Tenderi i kaluar i shpallur në dhjetor 2024, u anulua për shkak se asnjëra nga ofertat nuk plotësonte kriteret e përcaktuara.