-
-
‘IPA për të qenë gati për anëtarësim’, BE: Përdorini mirë fondet! Supreti: Të forcohen kapacitetet
Nga programi i fondeve të paraanëtarsimit IPA III, Shqipëria pritet të përfitojë rreth 525 mln euro. Në Komitetin e Monitorimit të Fondeve IPA, Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor, Valentina Supreti ka lavdëruar Shqipërinë për progresion, teksa thotë se për Brukselin është shumë i rëndësishëm një menaxhim më i kujdesshëm të fondeve nga Shqipëria.
24 Qershor 2025, 19:37 -
Zyrat ligjore ndërkombëtare publikojnë raportin: Erion Veliaj i ndaluar padrejtësisht nga SPAK, arrestimi i tij para zgjedhjeve, pengesë për procesin demokratik
Dy zyrat ligjore Kasowitz LLP me seli në Nju Jork dhe Mishcon de Reya LLP me seli në Londër, që përfaqësojnë Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, kanë publikuar një raport lidhur me ndalimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas raportit, Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 pa akuzë.
24 Qershor 2025, 17:39 -
Vrasja e Martin Çeços në 2022 në Maliq, Apeli rrëzon vendimin që dënoi me 83 vite burg autorët
Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë kishte dhënë më 10 shkurt 2025 një vendim me gjithsej 83 vite burg për të pandehurit në çështjen e vrasjes së Martin Çeços, duke iu përmbajtur kërkesës së Prokurorisë. Por ky vendim është zhbërë nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.
24 Qershor 2025, 17:10 -
Digjitalizimi i të dhënave kadastrale, miratohet Udhërrëfyesi i ASHK 2025–2028
Plani i punës i përcaktuar në këtë udhërrëfyes, u prezantua nga Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli, e cila theksoi se digjitalizimi i të dhënave kadastrale dhe përmbyllja e regjistrimit fillestar janë thelbësore për ndërtimin e një administrate efikase, transparente dhe të orientuar nga qytetari.
24 Qershor 2025, 16:57 -
Kërkuan lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për Safet Bajri, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin
Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën për liri të Safet Rustemit (Bajri), Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit. Ata akuzohen për vrasjen e Fabardh Licit në Shkodër, ndërsa Gjykata e Lartë refuzoi rekursin për heqjen e masës arrest në burg.
24 Qershor 2025, 16:31 -
-
PD kërkon pamjet filmike të magazinës së KQZ në Lundër para zgjedhjeve: Të bëhet transparencë e plotë e procesit
Partia Demokratike i ka kërkuar KQZ pamjet filmike të magazinës në Lundër para zgjedhjeve. Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të subjektit zgjedhor Marash Logu në shkresën e firmosur prej tij, kërkon vënien në dispozicion të pamjeve filmike të ambienteve brenda dhe jashtë saj.
24 Qershor 2025, 15:58 -
Trump zgjat me një vit urdhrin për gjendje të jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor, kërkon vazhdimësinë e Biden-it për ‘non gratat’
Në dokumentin zyrtar të publikuar në Regjistrin Federal, thuhet se situata në rajonin e Ballkanit, vazhdon të përbëjë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së
24 Qershor 2025, 15:52 -
-
‘Kam vëllain në Ministrinë e Brendshme’, i premtoi një gruaje punësimin e djalit si inspektor mjedisi! GJKKO dënon me 1 vit burg Dritan Lleshin
Dritan Lleshit pasi në vitin 2019 kishte premtuar një vend pune si inspektor mjedisi në Fier kundrejt parave. Lleshi i kishte premtuar një gruaje punësimin e djalit si inspektor mjedisi kundrejt 400.000 lekëve.
24 Qershor 2025, 15:24 -
-
-
-
Forbes: Vizioni i guximshëm arkitektonik që riformaton kryeqytetin e Shqipërisë
Një grup arkitektësh ndërkombëtarë, të përzgjedhur personalisht nga kryeministri shqiptar Edi Rama, po e riimagjinojnë rrënjësisht Tiranën si një kryeqytet ballkanik të guximshëm, me vizion dhe me rëndësi kulturore, shkruhet në një artikull të botuar në ”Forbes”.
24 Qershor 2025, 13:33 -
-
Ekskluzive/ Berisha mashtroi edhe ndërkombëtarët për kanabisin! Foli për 138 licenca dhe mbi 1 mld euro vlerë, por në fakt zero leje e procesi ende s’ka nisur
Sali Berisha gënjeu komunitetin ndërkombëtar kur deklaroi se qeveria shqiptare kishte dhënë 138 licencë për kanabis para fushatës elektorale. Jo vetëm që nuk është dhënë asnjë licencë por procesi nuk ka nisur fare. Ndryshe nga siç Berisha pretendon 138 janë vetëm zonat kadastrale ku mund të kultivohet kanabisi industrial, që s’ka asnjë lidhje me bimën psikotrope.
24 Qershor 2025, 12:01 -
-
Një mikrotualet, një 'djep' dhe disiplinë: fluturimi 33-orësh i pilotëve të B-2 që sulmuan Iranin
Ata që pilotojnë këta bombardues amerikanë marrin trajnim që të kujton atë të astronautëve: ata duhet të arrijnë rezistencë të jashtëzakonshme mendore dhe fizike, duke ruajtur përqendrimin për më shumë se një ditë. Në kabinë ka një cilindër metalik që përdoret si banjo, një shtrat që paloset dhe një frigorifer të vogël për ushqime të lehta.
24 Qershor 2025, 12:01 -
Sulmi kibernetik në faqen e Bashkisë së Tiranës, shtyhet deri më 30 qershor afati për regjistrimin në çerdhe e kopshte! Do bëhet fizikisht
Afati për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte publike në Tiranë është shtyrë deri më 30 qershor 2025, për shkak të sulmit kibernetik iranian në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës më datë 20 qershor.
24 Qershor 2025, 11:53 -
'Një nga ishujt e fundit të pashfrytëzuar në Mesdhe', The Guardian artikull për resortin e Kushner në Sazan! Ivanka Trump: Do të jetë i jashtëzakonshëm
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner kanë shpenzuar mbi 1 miliard dollarë për një ishull shqiptar që do të shndërrohet në një resort luksoz, sapo të pastrohen municionet e pashpërthyera.
24 Qershor 2025, 11:29