Një nga burgjet më famëkeqe të regjimit komunist në Shqipëri, ai i Spaçit në Mirditë, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, vendas dhe të huaj. Ndonëse nëgjendje të degraduar, godinat e këtij burgu janë kthyer në pikë referimi, për të gjithë ata që duan të njihen me të kaluaren e erret komuniste të vendit tonë.

Sipas të dhënave zyrtare, në 6 mujorin e parëtëkëtij viti, Burgu i Spaçit është vizituar nga mbi 1300 përsona, mes të cilëve shumë nxënës shkollash dhe turist tëhuaj.

"Vizitorët që zgjedhin ta shohin nga afër Burgun e Spaçit thonë se ky vend përfaqëson një pjesë të errët, por të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Për ta, Spaçi është një simbol i së shkuarës që nuk duhet harruar, por kujtuar për të mos u përsëritur më."- thotë Gjet Gjoni përgjegjësi i burgut të Spaçit.

Më tej një vizito shpreh interesin e tij lidhur me këtë objekt historic.

"Ndonëse interesi për Spaçin po vjen gjithnjënërritje, projekti për kthimin e Burgut në një muze të mirëfilltë historik vazhdon të mbetet vetëm në letër, pasi deri mëtani nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret për realizimin e këtij synimi, ndërsa ndërtesat vazhdojnëtë përballen me rrezikun e shkatërrimit të plotë."-shprehet një vizitor.