-
-
Speciale/Pensionistët që bëjnë punët e (pa)mundura nga të rinjtë
Dalja në pension ka nënkuptuar kohën kur duhet të pushosh e të merresh me gjithçka nuk ke mundur deri në atë ditë. Por në Shqipëri jo të gjithë duan të mos jenë më aktivë, disa sepse e duan punën e të tjerë sepse ndihen të detyruar nga shifra e pamjaftueshme e parave në fund të muajit
25 Maj 2025, 14:17 -
-
-
Fatos Çoçoli: Çfarë fituam nga Nisma e Investimeve të Ardhshme në Tiranë?
“Davosi i shkretëtirës” erdhi edhe në Tiranë. Shqipëria mirëpriti për herë të parë në Europë një forum investimesh nga Arabia Saudite. Mbështetjen e fuqishme të Emmanuel Macron për investimet e huaja në Shqipëri. Një imazh të shtuar të Shqipërisë si një vend shumë tërheqës për investime të kompanive të mëdha ndërkombëtare në turizëm, energji dhe mbrojtje. Samiti në Tiranë konfirmoi angazhimin e investuesit amerikan Jared Kushner për 1.4 miliardë dollarë për Sazanin dhe investimin e trefishtë prej 1 miliardë euro në interkonjeksionin energjitik Shqipëri-Itali
25 Maj 2025, 12:25 -
Nisin hetimet për helmimin e fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia: 6 u paraqitën në spital! Sekuestrohen kartelat klinike, merren mostrat e ushqimit
Helmimi i fëmijëve të kopshtit shtetëror në Gramsh po hetohet nga prokuroria e Elbasanit ndërsa në ISHP dhe Institutin e Sigurisë Ushqimore po kryen dhjetëra analiza. Në hetim është edhe kompania ‘Nelsa SHPK’ e cila furnizon me ushqime kopshtin por edhe shumë institucione të tjera si spitale në disa qytete.
25 Maj 2025, 11:45 -
-
Eduard Zaloshnja: Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% - 46.9%
Me fillimin e mijëvjeçarit të ri, koalicionet e udhëhequra nga PD-ja vetëm një herë e kanë kaluar kuotën 45% - më 2009 - kur Berisha ishte tejet i pushtetshëm dhe e përdori gjithë makinerinë shtetërore për t’i siguruar koalicionit të tij të paktën 71 mandate parlamentare (që s’i mori dot).
25 Maj 2025, 09:02 -
Brukseli përshpejton kundër-tarifat doganore: Nëse Trump këmbëngul, edhe taksë për gjigantët e internetit
"Frustrimi" i Shtëpisë së Bardhë pas dështimit të negociatave për blerjet e gazit dhe armëve. Nëse taksa prej 50% e importit hyn në fuqi në qershor, Komisioni do të godasë edhe kompanitë e mëdha të teknologjisë.
25 Maj 2025, 07:36 -
Meksikë/ Avokatja e El Chapos bashkë me një ish-trafikant droge pjesë e listës së kandidatëve për t'u zgjedhur gjyqtarë
Rreth 5,000 kandidatë garojnë për mbi 840 pozita gjyqësore federale, duke përfshirë figura me të kaluar të diskutueshme, si Leopoldo Chávez, një ish-trafikant droge, dhe Silvia Delgado, e cila ka mbrojtur Joaquín 'El Chapo' Guzmán.
24 Maj 2025, 23:02 -
Jean-Baptiste Wautier: Tragjedia e Emmanuel Macron
Si ka mundësi që reputacioni i Macron te francezët ra kaq shpejt deri në këtë pikë? Në fund të fundit, në vitin 2017, ai u përshëndet si njeri i suksesshëm në politikë: i ri, brilant dhe i pastër. The Economist e shpalli atë “shpresën e Francës, Evropës dhe centristëve kudo”, ndërsa Financial Times vlerësoi ambicien e tij të ngjashme me atë të de Gaulle.
24 Maj 2025, 21:26 -
-
Shqiptari në Greqi u vra pas sherrit për pronën, avokati i autorit: Klienti im ndërhyri ta çarmatoste, por ajo u shkrep!
Lidhur me akuzat e 46-vjeçarit Mikel Selimaj, të akuzuar për vrasjen në Rafina të Altin Arapajt, avokati i tij foli për mediat helene, duke thënë se ajo që pretendon klienti i tij është se ndërsa shkoi ta çarmatoste, arma u shkrep. Madje sipas tij, pistoleta ishte e viktimës Arapi dhe ata po qëndronin së bashku në një banesë, në “Glyka Nera”
24 Maj 2025, 20:43 -
'Askush të mos na thotë si të vishemi', Jafar Panahi fiton Palmën e Artë 2025 me një thirrje për lirinë në Iran (FOTOGALERI)
Regjisori iranian disident Jafar Panahi fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Cannes 2025 për filmin “A Simple Accident”, një dramë e fuqishme mbi kujtesën dhe drejtësinë. Gjatë fjalimit të tij, Panahi bëri një thirrje të fortë për lirinë në Iran. Filmi norvegjez 'Sentimental Value', Wagner Moura për 'L’agente segreto' dhe aktorja franceze Nadia Melliti ishin gjithashtu mes fituesve, ndërsa Italia mbeti pa çmim
24 Maj 2025, 20:39 -
Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve! (VIDEO)
Australia po përjeton një nga katastrofat natyrore më të mëdha që ka përfshirë vendin-kontinent ditët e fundit. Kryeministri Anthony Albanese, i cili u detyrua të anulonte vizitën e tij në Taree të premten për shkak të përmbytjeve, tha se ishte "e tmerrshme të dëgjoje lajmin për humbje të mëtejshme jetësh"
24 Maj 2025, 20:14 -
Proda falënderon Policinë e Durrësit për operacionin e kapjes së Xhevdet Plakut: Rrit besimin te qytetarët, inkurajoj të vijojnë me të njëjtin përkushtim
Proda ka falenderuar policinë e Durrësit për operacionin e arrestimit të Xhevdet Plakut, i njohur si ‘Akili’, një person me rrezikshmëri të lartë.
24 Maj 2025, 18:42 -
Preç Zogaj: Neni i shumëbrohoritur i dorëheqjes që nuk do të zbatohet ndonjëherë nga Berisha
Formulimi në fjalë përbënte një ndryshim të madh në raport me statutin e mëparshëm ku largimi i kryetarit mbetej në vullnetin e tij edhe po t’i humbte pambarimisht zgjedhjet. Nga kjo pikëpamje delegatët në shkallët e stadiumit kishin të drejtë të brohorisnin. Ishte si një festë e së nesërmes së re me norma të reja demokratike, me primare të barabarta për të gjithë kandidatët, me ligjërim të fraksioneve, me qarkullim të elitave dhe, qershia mbi tortë, me largim të kryetarit në rast humbjeje.
24 Maj 2025, 18:27 -
Stërvitja ‘Defender Europe 2025’, faza e dytë nis më 26 maj, Shqipëria pjesë e demonstrimit me 7 shtete të tjera! Lilo: Për herë të parë me dronë
12 mijë trupa të dislokuar, synohet demonstrimi i aftësive. Në 3 fazat e stërvitjes, 25 mijë trupa në total të përfshira. Stërvitja, e cila ka nisur në pjesën veriore të kontinentit më 11 maj, do të përfshijë afro 28 mijë trupa nga 39 vende. Lilo: Shqipëria për herë të parë e angazhuar me dronë
24 Maj 2025, 18:06 -
Helmim masiv në kopshtin e Gramshit, 3 fëmijë në Urgjencë! Ngjarja para 5 ditësh, institucionet e fshehën! Analizat konfirmojnë salmonelën, s’dihet origjina
Tre fëmijë janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Gramshit me simptoma helmimi, diarre, të vjella dhe temperaturë para 5 ditësh. Fëmijët janë të gjithë të moshës 3 deri në 6 vjeç dhe frekuntojnë kopshtin nr. 1 të qytetit, që administrohet nga bashkia e këtij qyteti. Janë marrë gjithsej 72 mostra për analiza laboratorike,12 fëmijë dyshohet të jenë prekur nga helmimi
24 Maj 2025, 16:14 -
Ambasadorja e Kanadasë merr pjesë në festimet e ‘Tirana Pride 2025’, Golberg: Ndërtojmë një të ardhme më të mirë, me krenari dhe në diversitet
Ambasadorja Elissa Golberg udhëhoqi sot delegacionin kanadez në Paradën e Krenarisë në Tiranë, duke marshuar krah mbështetësve të të drejtave të komunitetit LGBTQ në Shqipëri. Në vitin 2024, Kanadaja mbështeti edicionin e 19-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut (IHRFFA) dhe për herë të parë, të bashkëpunojë me Maratonën e Filmit Queer në Tiranë
24 Maj 2025, 16:09 -
Itali/ Çifti i shqiptarëve kapet me 23 kg kokainë të pastër me kodin ‘357’ në banesë, gjenden edhe mbi 11 mijë euro cash të fshehura pas një pikture!
Lëvizjet e dyshimta të 38-vjeçarit dhe fshehja e një çante mes sediles së pasagjerit çoi agjentët e Firences në kontrollin e mjetit dhe banesës. Droga e ndarë në 20 ‘tulla’, shqiptarja 25-vjeçare akuzohet si bashkëpunëtore. Ja si u zbulua edhe valuta cash e fshehur
24 Maj 2025, 15:56
