-
I dënuar me 22 vite burg në SHBA për akte terroriste, Prokuroria e Tiranës i konfiskon rreth 170 mijë euro familjarëve të shqiptarit (EMRI)
Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e disa llogarive bankare në vlerë rreth 170 mijë euro në emër të prindërve të Sajimir Alimehmetit, i dënuar me 22 vjet burg për terrorizëm në SHBA. Zyber dhe Vjollca Alimehmeti pretendojnë për të ardhura nga qiratë, por nuk kanë dokumente për t’i justifikuar. Për terrorizëm në SHBA është i arrestuar edhe vëllai tjetër, Eraldi.
31 Janar, 10:04 -
Përplasën për vdekje 63-vjeçarin, dalin para drejtësisë dy shqiptarët në Britaninë e Madhe (EMRAT)
Albert Matraxhiu nuk e pranoi akuzën për drejtim të rrezikshëm, por pranoi një akuzë më të lehtë për drejtim të pakujdesshëm. Prokuroria kërkoi që çështja të shkojë në gjyq për akuzën më të rëndë.
31 Janar, 09:54 -
-
-
Tirana nuk heq dorë nga kafja pavarësisht çmimeve, pëson rritje me 10-20 lekë! Shtrenjtimi i diktuar nga importi
Çmimi i kafesë regjistroi një rritje progresive gjatë vitit 2025, si pasojë e shtrenjtimit në tregjet ndërkombëtare. Por dashuria e shqiptarëve për t’u ulur në bare me filxhan në dorë, nuk është zbehur. Çmimi mesatar luhatet 90 lekë deri në 130 lekë. Konsumi i lartë i kafes në vend, reflektohet edhe nga importet. Importet e kafesë në vitin 2025 janë 7.5% më të larta krahasuar me 2024.
31 Janar, 07:32 -
-
-
Çfarë pajisjesh ushtarake ka pozicionuar SHBA-ja në Lindjen e Mesme, ndërsa Trump po shqyrton mundësinë e një sulmi ndaj Iranit
Tre anije luftarake bregdetare USS Santa Barbara, USS Canberra dhe USS Tulsa me bazë në Bahrein mund të thirren për detyra pastrimi nga minat nëse Irani zgjedh të vendosë armatime të tilla.
30 Janar, 22:30 -
Kristjan Asllani zyrtarisht futbollist i Besiktas, zbulohen detajet e kontratës! Klubi turk: Kemi edhe opsionin e blerjes së lojtarit!
Besiktasi ia doli t'i mbushte mendjen Asllanit për një huazim deri në verën e 2026, ndërsa klubi turk ka të drejtën e blerjes finale nëse do bindet nga cilësitë e shqiptarit.
30 Janar, 21:39 -
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion më 2025
Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e katërt 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në territorin e Shqipërisë ishte 1.048.092. Ndër to, autoveturat përbëjnë 80,8% të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga motorët me 6,1% dhe automjetet për transport të përzier me 5,8%.
30 Janar, 20:29 -
Lapaj ftoi 'Lëvizjen Bashkë' të bëhet pjesë e protestës së tyre, Redi Muçi e refuzon: Çdo thirrje për bashkëpunim, është në favor të Sali Berishës
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i bëri sot thirrje Lëvizjes Bashkë që t’i bashkohet protestës kundër qeverisë Rama. Ftesa u refuzua publikisht në Report TV nga deputeti Redi Muçi, i cili e cilësoi bashkëpunimin në favor të Sali Berishës.
30 Janar, 19:04 -
Dy kompani, një dron dhe shumë dyshime
Dyshimet u ngritën pasi në fillim të muajit janar, drejtuesit e këtyre kompanive postuan në rrjete sociale një video, që, sipas tyre, paraqiste “momentin e testimit të këtij droni ushtarak, duke goditur një objekt të caktuar në territorin e një shteti tjetër”.
30 Janar, 18:39 -
-
-
Tregu i sigurimeve u rrit me ritme më të larta në 2025
Primet e shkruara bruto në sigurimin e jo-jetës arritën në pothuajse 24.7 miliardë lekë, në rritje me 9.9% krahasuar me një vit më parë. Ky segment vazhdon të jetë dominues, me 91% të primeve totale të tregut, por megjithatë pesha e tij pësoi një rënie të lehtë për të shtatin vit radhazi.
30 Janar, 17:37 -
-
Pse përgjigjja e Iranit ndaj një sulmi amerikan mund të jetë e ndryshme këtë herë
Duke ardhur në mes të shtypjes më të gjerë dhe të dhunshme të protestave në Iran në kujtesën e kohëve të fundit, vendosja e armëve nënvizon se sa afër mund të jenë Uashingtoni dhe Teherani tani me një përballje të drejtpërdrejtë, më afër se në çdo moment të viteve të fundit.
30 Janar, 16:38 -
Sigurimi i banesës nga tërmeti me detyrim! Primi i diferencuar sipas qyteteve më të prekura nga ‘lëkundjet’, ekspertët: Pagesa s’duhet të jetë mbi 30 euro
Sigurimi i detyrueshëm i banesave do të ofrohet nga vetë shteti përmes 'Fondit Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet'. Ky fond do të funksionojë si një shoqëri aksionere, ku pronar do të jetë shteti. Ekspertët propozojnë pagesë vjetore jo më shumë se 30 euro.
30 Janar, 16:32 -
Kurti: Kemi nevojë për një raport të ri Qeveri-opozitë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë të premten se Kosova ka nevojë për një marrëdhënie të re mes pushtetit dhe opozitës, në mënyrë që t’i kalojë marrëveshjet jetike ndërkombëtare dhe ta zgjedhë presidentin e ri të vendit, për ta shmangur një krizë të re politike.
30 Janar, 16:25 -
'Telefoni i Berberit, jo provë', Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra nga celulari i tij
Rekursin e depozituar në Gjykatën e Lartë avokatët e Ballukut e kanë përdorur si armë mbrojtëse një vendim të Gjykatës Kushtetuese në të cilin gjykata tha se nuk mund të sekuestrohet telefoni pa një vendim gjykate.
30 Janar, 15:56 -
Hetimi për grantet e bujqësisë në Kosovë! Prokuroria Speciale merr në pyetje ish ministrin, Faton Peci: Akuzat janë të pabaza!
Prokuroria Speciale e Kosovës ka marrë në pyetje në cilësinë e të pandehurit, ish ministrin e bujqësisë Faton Peci, lidhur me aferën e granteve të këtij dikasteri të denoncuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
30 Janar, 15:02