-
Softa: Në vitin 2027, do të hyjmë në zgjedhje me profesionistët e lirë! Është përgatitur një grup, do garojnë për kryetarë e këshilla bashkiakë
Softa bëri me dije në vitin 2027, një grup profesionistësh do të bëhen bashkë për të hyrë në zgjedhjet lokale. Softa theksoi se nuk bëhet fjalë për një parti, por për një grup, të cilët do të garojnë për kryetarë dhe këshilla bashkiakë.
9 Nëntor, 22:37 -
Rritja ekonomike e Ballkanit Perëndimor do ngadalësohet në 2026-ën/ Raporti i BB: Problem rënia e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore
Në vitin 2025, rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor u ngadalësua për shkak se inflacioni zbehu rritjen e konsumit dhe rritja e pasigurisë frenoi tregtinë dhe investimet, pavarësisht rritjes së fortë të pagave dhe kredive.
7 Tetor, 13:18 -
Jakin Marena: PS në pushtet përtej 2040-ës, Berisha 96 vjeç duke pritur ‘shansin’!
Rama, si kreu i mazhorancës socialiste, në vigjile të fillimit të mandatit të katërt radhazi në qeverisje të vendit, prezantoi qartë dhe saktë objektivat e PS që drejton jo vetëm për këtë katër-vjeçar qeverisjeje, por dhe për një periudhë të gjatë në funksion të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, dhe përtej saj.
12 Shtator, 18:35 -
Lutfi Dervishi: Rama 4, më shumë eksperiencë, më pak eksperimente
Edi Rama foli shkoqur: “kjo është qeveria e përvojës së 12 viteve”. Dhe vërtet, sfidat mbeten po ato të vitit të largët 2013: uji i pijshëm 24 orë, plehrat që digjen, por jo në incineratorë, mjedisi që na afron më shumë me Afrikën sesa me BE-në.
11 Shtator, 17:16 -
Sa 'zogj' vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?
Zogu i parë ishte Erion Veliaj, të cilin, ndryshe nga rasti i Himarës, ku Rama priti vendimin e formës së prerë për të shkarkuar Fredi Belerin, nuk po pret as dorëheqje dhe as ndonjë vendim gjykate. Thjesht, po i këput një shkarkim pa asnjë justifikim formal.
11 Shtator, 17:08 -
-
-
Von der Leyen: Evropa do të mbrojë territorin e saj, aleancë 6 mld dollarëshe me Kievin për dronët! Pezullim marrëveshjeje dhe sanksione ndaj Izraelit
Von der Leyen tha se Evropa po lufton për liri. Theksoi se duhet të forcohet mbrojtja në krahun lindor, duke krijuar një ‘mur’ kundër dronëve. Paralajmëroi pezullim të marrëveshjes dypalëshe me Izraelin dhe sanksione ndaj ministrave ekstremistë e kolonëve. Muajin e ardhshëm konferencë për rindërtimin e Gazsës. Mbron marrëveshjen tregtare me SHBA.
10 Shtator, 09:33 -
Klima ‘kërcënim’ për bujqësinë e blegtorinë! Prodhimi bujqësor mund të tkurret deri 23%, racat e bagëtive rrezikojnë zhdukjen
Në raportin vjetor të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit thuhet se rendimenti i prodhimit për kulturat bujqësore mund të tkurret deri në 23% tek kultura e rrushit, ndërsa tek gruri deri në 5%.
2 Shtator, 16:05 -
Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë
Ka shumë njerëz që e krahasojnë Palestinën me Kosovën. Ata thonë se edhe Kosova nuk kishte qenë asnjëherë shtet por u bë shtet nga Fuqitë e Mëdha. As Palestina nuk ka qenë asnjëherë shtet. Për t’u bërë shtet nuk mjafton të kesh një territor.
11 Gusht, 16:26 -
-
Presidentja Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën
Presidenca e Kosovës tha se Osmani gjatë qëndrimit në SHBA më herët gjatë korrikut kishte paraqitur kërkesën para zyrtarëve amerikanë për vazhdimin e këtij programi Në prill të vitit 2024, MCC-ja dhe Qeveria e Kosovës nisën zbatimin e këtij programin kompakt, që është i përqendruar në ofrimin e zgjidhjeve për energji të pastër.
30 Korrik, 16:35 -
Kuvendi miraton ligjin për performancën energjetike të ndërtesave, direktivë e BE-së
Kuvendi miratoi sot me 72 vota pro dhe 1 kundër projektligjin “Për performancën energjetike të ndërtesave”. Miratimi i këtij projektligji e bën Shqipërinë vendin e parë në rajon që zbaton në mënyrë të plotë direktivën më të fundit të Bashkimit Evropian në këtë fushë.
16 Qershor, 17:41 -
-
Lavrov: Kosova u shkëput padrejtësisht nga Serbia! Perëndimi e përdori parimin e vetëvendosjes si justifikim politik
Sergei Lavrov akuzoi Perëndimin për ndarjen e njëanshme të Kosovës nga Serbia, duke thënë se u shpërfill parimi i vërtetë i vetëvendosjes pasi mungoi një referendum. Ai përdori këtë rast për të justifikuar veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe kritikoi mbështetjen perëndimore ndaj Kievit, veçanërisht nga Britania e Madhe.
9 Qershor, 22:34 -
Enver Robelli: Sa milionë njerëz duhet të jetojnë në Zvicër?
Zvicra vazhdon të jetë vend atraktiv për shumë njerëz, sidomos nga Bashkimi Evropian. Për banorët e shteteve anëtare të BE-së, tregu i punës në Zvicër është i hapur. Në 20 vjetët e fundit numri i banorëve në Zvicër është rritur për 20 për qind. Sa për krahasim: në Gjermani popullsia është rritur për 1 për qind.
15 Prill, 15:16 -
OKB parashikon përgjysmim të lindjeve në Shqipëri në 2024-2054, klasifikohet me Porto Riko dhe Xhamajkën! Ja arsyet që mund të sjellin rënien
Kombet e Bashkuara parashikojnë që në 30 vitet e ardhshme numri i lindjeve në vendin tonë do të përgjysmohet në projeksionet e fundit mbi ecurinë globale të fertilitetit gjatë 2024-2054.
14 Prill, 08:00 -
Shqipëria drejt Evropës me tren të shpejtë? 'Starline' propozon rrjet hekurudhor që do të transformojë udhëtimet në kontinent, Tirana në linjën 'Lisbonë-Kiev'
Një rrjet i ri hekurudhor panevropian me shpejtësi të lartë, i quajtur “Starline”, është propozuar nga një institut kërkimor me qendër në Kopenhagë, me synimin për të lidhur 39 destinacione në vende të ndryshme të Evropës përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë dhe Ukrainën.
24 Mars, 20:35 -
REFORMA/ Edhe pensioni social sipas kontributeve! 'VIP'-at nuk do indeksohen! Në 2050, burra e gra në pension 67 vjeç
Reformimi i skemës së pensioneve që pritet të mbyllet brenda këtij viti, vetëm sa do të përforcojë themelet e skemës aktuale. Zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani sqaron në Report TV se do të ndryshojë mosha e daljes në pension, edhe pensioni social do të bazohet mbi kontribute, por nuk do të ndryshojë formula e indeksimit dhe e llogaritjes së pensionit. Deri kur skema të jetë gati bonuset nuk do të ndalojnë.
26 Shkurt, 14:33 -
Projekti turistik i Portit të Durrësit/ Kushtetuesja rrëzon sërish PD: Nuk cenohet liria ekonomike, shteti aksioner me 33%
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar për herë të dytë padinë e deputetëve të opozitës për Portin Turistik të Durrësit. Gjykata vlerësoi se nuk cenohet liria ekonomike, duke theksuar se shteti përfiton financiarisht nga projekti. Po ashtu Kushtetuesja vlerëson se pushteti vendor ruan autonominë për menaxhimin e hapësirave publike.
21 Shkurt, 18:22 -
Shkup, shkallë e lartë e ndotjes së ajrit
Shkalla e lartë e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në pjesë të tjera të Maqedonisë së Veriut vazhdon të jetë një shqetësim për banorët sidomos gjatë stinës së dimrit. Autoritetet thonë se ndotësit kryesorë janë ekonomitë familjare, ndërsa aktivistët e çështjes thonë se qeveria nuk po ndërmerr masat e nevojshme për pengimin e ndotjes. Sipas të dhënave, mbi tre mijë njerëz vdesin si pasojë e ajrit të ndotur brenda vitit në Maqedoninë e Veriut.
2 Shkurt, 19:34
