Eksperti Fatjon Softa, i ftuar në Report TV, duke komentuar zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e vendit të mbajtura sot, tha se ishin të papërgatitura mirë. Ai bëri me dije në vitin 2027, një grup profesionistësh do të bëhen bashkë për të hyrë në zgjedhjet lokale. Softa theksoi se nuk bëhet fjalë për një parti, por për një grup, të cilët do të garojnë për kryetarë dhe këshilla bashkiakë.

“Në këto zgjedhje ishin të parakohshme dhe të papërgatitura. Në zgjedhjet e 2027, një grup profesionistësh do të bëhen bashkë dhe ne do të hyjmë në zgjedhjet e 2027, profesionistët e lirë për Shqipërinë, dhe do të hyjmë në garë. Nuk kemi lidhje për partitë. Do të mbledhim firmat, kandidatë në të gjithë republikën. Do të garohet për kryetare, këshillat bashkiakë, do të jetë një frymë  e re, është përgatitur një grup që po rritet dhe dimensionohet. Në zgjedhjet e 2027 do të hyhet me lista civile, ku qytetarët do të përfaqësohen nëpërmjet votave që do të venë njerëzit më të mirë që vijnë nga profesioni, puna dhe përkushtimi që ata kanë. Nuk është parti.

Pjesa e financave dhe investimeve. Kemi provuar dy eksperienca, midis partive politike negociatorë për problemet që ka vizioni jonë, i qytetarëve për një Shqipëri 2050 dhe kërkuam të ishim midis zotit Veliaj dhe Belind për të qenë përballë profesionistëve pa flamuj. Deri vonë ishte për të ardhur zoti Veliaj , erdhi Belindi dhe e bëmë takimin përballë një grupi profesionistësh. Do të hyjmë vetë në këtë garë. Më thoni një parti politike që bën zgjedhje? Po ata kryetarë 35 vjet? Ne nuk duam lidership, por lider ide. Një këshill kombëtar prej 100 vetash të ndarë sipas rretheve.", theksoi ai.