-
-
Mbyllet pa ‘paqe’ seanca e fundit e Kuvendit, mungojnë Rama e Berisha! Tabaku: Integrimi, vetëm në letra! Gogu: Jemi afër 'agimit' të 2030
Deputetët e legjislaturës së 10 u mblodhën në seancën e fundit të Kuvendit. As në takimin e fundit, tonet mes tyre nuk u ulën dhe paqja nuk u gjet. Ata që nuk do të kthehen më në shtator, e shfrytëzuan për mesazhet e fundit.
3 Korrik, 07:03 -
'Lonely Planet', nga Alpet në bregdet, udhëzuesi se çfarë duhet të dini për të vizituar Shqipërinë
'Lonely Planet' ka përpiluar një guidë të detajuar, që përfshin gjithçka nga periudha më e përshtatshme për të udhëtuar, te vendet që ia vlen të vizitohen, e deri te kostot e udhëtimit. Sipas autorit të shkrimit, transporti është një nga hallkat më të dobëta të udhëtimit, ku shpesh lëvizja brenda Shqipërisë mbetet sfiduese për vizitorët, për shkak të mungesës së transportit publik të organizuar dhe vështirësive që lidhen me qiranë e makinave.
2 Korrik, 22:52 -
Paralajmërimi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Vizat turistike për të lindur në SHBA do të refuzohen
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron se përdorimi i vizës turistike me qëllim lindjen e fëmijës në SHBA për të siguruar shtetësinë amerikane do të refuzohet. Aplikimet për vizë turistike do të hidhen poshtë nëse ku do tw jetw qëllimi kryesor i udhwtimit.
2 Korrik, 20:06 -
Rama: Qeveria do ndërhyjë te nafta, çmim i ri për konsumatorët! Të nxirret urdhri i pezullimit të AKU, më shumë bën dëm se rregullon
Edi Rama njoftoi se qeveria do ndërhyjë për çmimin e naftës. Në takimin për Bujqësinë e Zhvillimin rural deklaroi se brenda vitit do ndërmarrë hapa për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi të naftës për konsumatorët. Kritik për punën e AKU, Rama urdhëroi live ministren Denaj për të pezulluar sa më parë këtë institucion, pasi sipas tij më shumë bën dëme sesa punë.
2 Korrik, 19:16 -
Mira Murati sfidon me pagat për punonjësit, ofron deri në 500 mijë dollarë për talentet e teknologjisë
Thinking Machines Lab, startup-i shumë i përfolur i inteligjencës artificiale, i themeluar në fillim të këtij viti nga ish-drejtoresha kryesore e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, ka shpenzuar shumë para për talentet teknike përpara se të lançojë ndonjë produkt.
2 Korrik, 17:34 -
-
Protestojnë fermerët në Fier: Janë bërë bashkë tregtarët, e blejnë shalqirin me 10 lek/kg, ne po falimentojmë! Ku është shteti?!
Çmimi i shalqirit ka rënë nën kosto, vetëm 10 lek për kg. Kjo ka nxjerre në protestë fermeret e Kallmit të Madh, një nga zonat bujqësore më të njohura të Fierit. Ata kërkojnë nga institucionet të ushtrojnë kontrolle, pasi tregtarët e shumicës dhe grumbulluesit fiksojnë çmimet, duke i çuar drejt falimentimit.
2 Korrik, 16:00 -
Përfundojnë punimet për dy rrjetet e vaditjes në lumin Mat, do ujiten 4500 hektarë në Kurbin dhe 4 mijë hektarë në Lezhë!
Bëhet fjalë për rrjetin ujitës Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë. E para mundëson ujitjen e 4500 hektarëve tokë bujqësore në Bashkinë Kurbin dhe e dyta furnizon me ujë për vaditje të 4 mijë hektarëve në Lezhë. Kryeministri Rama jep lajmin: Po bëhet edhe procesi i kolaudimit!
2 Korrik, 13:15 -
Marrëveshja me Italinë, kreu i ISSH Hado: Bashkimi i periudhave do lejohet vetëm kur qytetari nuk plotëson kushtet për të marrë pension! Aplikimet online
Të gjithë qytetarët shqiptar që kanë vite pune këtu dhe në Itali por jo të mjaftueshme për të marrë pension do tu jepet mundësia që të bashkojnë periudhat e sigurimit në të dy shtetet. Vlera e pensioneve llogaritet sipas ligjeve në shtetet përkatëse e bashkohet në një llogari pas aplikimit online që qytetari bën nga vendi ku ndodhet.
2 Korrik, 12:40 -
-
-
-
-
-
-
Mbyllet rinumërimi në Fier/ Zegjine Çaushi humbi për 10 vota, por do jetë në Kuvend! Bardho djeg mandatin
Ka përfunduar rinumërimi i votave në qarkun Fier, nga ku rezulton për herë të parë një lëvizje mandati. Brenda Partisë Socialiste, rinumërimi dogji përkohësisht Zegjine Caushin, pasi mandati i kaloi Maldrita Bardhos, por kjo e fundit vendosi të mos e pranojë. ‘Rekord’ votash pa meritë: Ceno Klosi i PS humbet 830 vota, te PD kandidatja Silva Hasaj humbet 671 vota.
2 Korrik, 08:42 -
-
-
Lufta në Ukrainë/ Telefonata dy orëshe mes Macron dhe Putin, si synon pallati Elysee t’ia ‘rrëmbejë’ iniciativën Shtëpisë së Bardhë
Macron rikthehet për të folur me Vladimir Putinin pas një heshtjeje që zgjati pothuajse tre vjet. Qëllimi është të rifitohet kontrolli i dialogut me Kremlinin dhe të kufizohen hapjet e Shtëpisë së Bardhë ndaj Moskës.
2 Korrik, 07:39 -
Lufta në Gaza, Trump: Izraeli pranon kushtet për një armëpushim 60-ditor, Hamasi: Gati, por lufta duhet të përfundojë
Izraeli pranon kushtet për një armëpushim 60-ditor në Rripin e Gazës. Trump, i cili bëri njoftimin, tha se shpreson që edhe Hamasi të bëjë të njëjtën gjë, sepse situata vetëm do të përkeqësohej. Me arritjen e armëpushimit, presidenti amerikan thotë se do punojnë për t’i dhënë fund krejt luftës.
2 Korrik, 07:15
