-
Lufta në Gaza, Trump: Izraeli pranon kushtet për një armëpushim 60-ditor, Hamasi: Gati, por lufta duhet të përfundojë
Izraeli pranon kushtet për një armëpushim 60-ditor në Rripin e Gazës. Trump, i cili bëri njoftimin, tha se shpreson që edhe Hamasi të bëjë të njëjtën gjë, sepse situata vetëm do të përkeqësohej. Me arritjen e armëpushimit, presidenti amerikan thotë se do punojnë për t’i dhënë fund krejt luftës.
2 Korrik, 07:15 -
-
600 zyrtarë publikë trajnim për përdorimin e Inteligjencën Artificiale, Pirdeni: Po përdoret edhe për përshtatjen e legjislacionit me BE
Ministria e Administratës Publike dhe AKSHI, mbështetur nga ekspertë ndërkombëtarë, kanë firmosur një marrëveshje për trajnim në përdorimin e Inteligjencës Artificiale të 600 punonjësve të administratës. Inteligjenca artificiale po përdoret tashmë në përkthimin dhe përshtatjen e legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe.
1 Korrik, 19:31 -
-
‘Mbushën’ Zvicrën me drogë, SPAK çon për gjykim dy kokat shqiptare të grupit! U sekuestrua rreth 1400 kg drogë e 10 mijë tableta ekstazi
Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin, janë dërguar për gjykim nga SPAK, pasi akuzohen për trafik droge dhe grup kriminal. U janë sekuestruar rreth 1400 kg drogë dhe 10 mijë tableta ekstazi. Grupi kriminal, i përbërë nga shqiptarë, zviceranë, turq dhe italianë, sipas SPAK ka importuar gjatë viteve 2018–2024 sasi të mëdha droge të llojeve kokainë, heroinë, drejt Zvicrës.
1 Korrik, 17:18 -
-
Në fuqi njohja e pensioneve me Italinë/ U ‘digjej’ mundi i jetës, emigrantët për Report Tv: Drejtësi e vonuar, por historike
Dita e sotme shënon një ngjarje historike për emigrantët shqiptarë, pasi ka nisur zbatimi i marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të pensioneve me Italinë. Të gjithë shqiptarët që kanë punuar në Itali do të mund të bashkojnë vitet e sigurimeve në 2 vendet dhe të përftojnë pension në bazë të totalit të viteve të kontributeve. Të njëjtat të drejta do t’i kenë edhe italianët që kanë punuar apo punojnë në Shqipëri.
1 Korrik, 15:40 -
Debati Farage-Rama për emigrantët e burgosur/ Hasani: 140 mijë shqiptarë në Britani në 2023, janë përdorur si tabelë qitjeje
Duke komentuar replikat e Farage dhe Ramës, avokati Hasani i cilësoi deklaratat e deputetit britanik si politike. Sipas tij, Farage s’i ka mbetur gjë tjetër për të përdorur përveç retorikës së ashpër ndaj emigrantëve. Ai tha gjithashtu se qeveria shqiptare duhet të fokusohet në marrëdhëniet e mira me atë britanike.
1 Korrik, 15:11 -
Vijon zjarri në landfillin e mbetjeve në Elbasan, tymi i dendur mbulon zonën! 60 zjarrfikës në terren, Cara: Fikja e vështirë (VIDEO)
Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan. 60 zjarrfikës janë në terren. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, tha se kanë arritur të lokalizojnë vatrën, por masivi i madh i mbetjeve e bën të vështirë shuarjen e flakëve.
1 Korrik, 14:04 -
Calhanoglu thyen heshtjen dhe i përgjigjet Lautaros: Udhëheqësi i vërtetë nuk kërkon fajtorë, s'e kam tradhtuar kurrë Interin
Vijon përplasja te Interi. Pasi Lautaro Martinez tha se kush dëshironte të largohej e kishte derën të hapur, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Hakan Calhanoglu në kanalet e komunikimit.
1 Korrik, 14:00 -
-
-
Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Dukës: As unë dhe as djemtë s'kishim konflikte me Santiagon, Martinajn s'e njoh! Emrat ua dëgjova në TV
Dëshmoi këtë të martë në GJKKO për procesin ndaj djemve të tij për vrasjen e ish policit Santiago Malko babai i Leonard dhe Erlis Dukës, Muhamet Duka. Ai mohoi të ishte marrë peng nga Malko, madje tha se kurrë nuk e kishte parë përveçse në televizor. Duka mohoi gjithashtu edhe të njihte Ervis Martinajn armikun kryesor të djemve të tij.
1 Korrik, 11:46 -
-
-
-
-
-
-
Rinumërimi/ Hapen 79% e kutive të Fierit! PD humb 103 vota, PS-së i shtohen 15! Lapaj s'ka shpresë për të fituar 1 mandat! Kandidatja demokrate Hasaj vodhi 690 vota
S’ka surpriza as me rinumërimin në Fier. PD kryeson me numrin e votave të pamerituara. PS forcon mandatin, ndërsa Lapajt i zbehen shpresat për t’i marrë një mandat socialistëve. Në PS, Ceno Klosi kampion i votave të pamerituara, të cilit i zbriten 914 vota, ndërsa në PD Silva Hasaj, e cila deri më tani rezulton se ka marrë 689 vota të pamerituara.
1 Korrik, 08:35 -
Debati për emigrantët në burg në Britani/ Farage pranon ftesën për të vizituar Shqipërinë, Rama: Gabove, shqiptarët s’janë mish i propagandës së Brexit (VIDEO)
Pas debatit në distancë për shqiptarët në burg në Britani, Farage pranon ftesën për të vizituar Shqipërinë. Rama i përgjigjet duke i thënë se duhet të pranojë se ka gabuar. I përmend se shqiptarët japin një kontribut në shoqërinë angleze, duke shtuar se s’mund të jenë mish i propagandës për Brexit. I kërkon të caktojnë edhe datën e vizitës.
1 Korrik, 07:38
