-
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë fikur 45 vatra, 2 të tjera aktive, zjarrfikëset po punojnë për shuarjen
45 vatra zjarri janë fikur ditën e sotme ndërsa 2 të tjera janë ende aktive. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, janë raportuar 47 vatra zjarri.
28 Qershor, 22:28 -
Tiranë/ Aksident në Laprakë, përplasen 6 mjete, mes tyre një autobus dhe një makinë policie, plagosen dy efektivë dhe shoferi i një taksie (VIDEO)
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, rreth orës 19:30, në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë semaforit të Laprakës. Sipas informacionit të policisë, në aksident janë përfshirë 6 automjete, mes tyre një taksi dhe një automjet policie.
28 Qershor, 19:45 -
Enver Robelli: A mund të vdes, të lutem?
Lufta legjitime e Izraelit kundër bandës terroriste të Hamasit, pas masakrës së 7 tetorit 2023 ndaj rreth 1200 izraelitëve, ndërkohë ka dalë nga kontrolli, e ka humbur cakun dhe është shndërruar në betejë kundër civilëve palestinezë. Këtë e vërtetojnë raportet e organizatave dhe mediave të besueshme.
28 Qershor, 19:31 -
35 vjet më parë, dritë - hijet e 2 korrikut ’90: Si u futën pesë mijë shqiptarë në Ambasadat e huaja në Tiranë
Ata kërkonin të largoheshin për në vendet e tjera për një jetë më të mirë, duke tronditur nga themelet shtetin e fundit komunist në Evropë. Brenda gjashtë ditëve ata u pajisën me pasaporta për jashtë dhe u nisën për në vendet ku dëshironin. Edhe sot, pas 35 vjetësh, ngjarja është e mbuluar nga shumë dritë- hije.
28 Qershor, 18:21 -
Paralajmërimi i Trump ndaj BE-së, përplasja mbi viktimat në Gaza
Për më tepër, SHBA po shqyrton mundësinë që të zgjerojë tarifat edhe në sektorë të tjerë strategjikë, si industria farmaceutike, gjysmëpërçuesit dhe avionët. Këto sektorë, së bashku me ato të makinave, çelikut dhe aluminit, janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për industrinë evropiane veçanërisht për Gjermaninë dhe Italinë
28 Qershor, 18:07 -
-
Mes luftërave globale, gratë afgane druajnë se harrohen nga Perëndimi
Edhe pse talibanët premtuan se do të krijonin një qeveri gjithëpërfshirëse, do t’i respektonin të drejtat themelore të njeriut dhe do të ndalonin që Afganistani të përdorej si bazë për grupet ekstremiste ndërkombëtare, ata nuk i përmbushën këto premtime.
28 Qershor, 16:23 -
Rinumërimi i Tiranës nuk e ndryshoi humbjen e thellë të Berishës, ish-deputeti i PD-së: I detyrohemi një ndjesë numëruesve
Ish-deputeti i PD, Keltis Kruja, e cilëson rinumërimin në Tiranë si një fyerje ndaj integritetit të numëruesve të opozitës, duke kërkuar ndjesë publike për akuzat e pabazuara. Procesi, i cili nuk solli asnjë ndryshim në rezultatin përfundimtar, u pa si konfirmim i drejtësisë së numërimit fillestar dhe integritetit të strukturave zgjedhore.
28 Qershor, 15:28 -
Europa ‘digjet’ nga temperaturat e larta, deri në 40 gradë celsius! Shqipëria në zonën e kuqe (HARTA)
Evropa po përballet me një valë të pazakontë të nxehti. Një hartë e publikuar në britaniken “The Telegraph tregon kontinentin e mbuluar me ngjyrë të kuqe, që tregon temperatura mjaft të larta, 3-40 gradë Celsius. Pjesë e hartës me të kuqe, edhe Shqipëria.
28 Qershor, 14:49 -
Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës! Dyqane, troje, apartamente, lokale, 10 prej tyre të Visit të Pojës (FOTOT)
21 pasuri me vlerë afro 12 milionë euro që u përkasin të arrestuarve të Operacionit “Ura” u sekuestruan këtë fundjavë me kërkesë të SPAK. Gjysma i përkasin “Visit të i Pojës’ dhe pjesa tjetër Juxhin Drazhit e Ervin Zeqirit. Grupet kriminale të drogës ku ata bënin pjesë u goditën në maj, në bashkëpunim me Antimafian italiane.
28 Qershor, 13:15 -
Shfaqje teatrale/ Njësoj si 574 vjet më parë, Gjergj Kastrioti dhe Donika Araniti ‘vendosin’ kurorë në Kishën e Dejës
Bashkia e Vaut të Dejës hapi zyrtarisht sezonin turistik me një mbrëmje të veçantë kulturore duke risjellë në skenë “Dasmën e Skenderbeut” në kishën e Dejës ashtu si 574 vjet më parë. Historianët janë të ndarë në këtë pike, pasi një pjesë mendojne se Heroi ynë kombëtar u martua në manastirin e Ardenicës me Donika Aranitin, ndersa nje pjese tjetër pretendon se ata vendosen kurorë në kishën e Dejës.
28 Qershor, 13:06 -
-
Myslym Murrizi ironizon rinumërimin për Tiranën: U nisën të marrin një mandat shtesë për PD, por e vetmja fitore ishte ‘rrëzimi’ im nga froni
Myslim Murrizi ka bërë një reagim me ironi, pas përfundimit të rinumërimit të votave në Qarkun e Tiranës, ku ai kandidoi për deputet. Asllan Dogjani kaloi në renditje Mylsym Murrizin.
28 Qershor, 12:50 -
-
-
SPAK mbyll hetimet për abuzimet te Universiteti Bujqësor i Tiranës, 28 të pandehur! Dosja drejt GJKKO, ‘frynë’ 9 tenderë më vlerë 900 mijë €
SPAK merr të pandehur 28 persona, si pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Akuzohen për “shkelje të barazisë në tenderë” e “shpërdorim detyre”.
28 Qershor, 11:21 -
Ndotet vija bregdetare në Vlorë nga 'Rrapi' tek 'Vilat', dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine! Pushuesit kërkojnë ndërhyrje (VIDEO)
Ndotet vija bregdetare në Vlorë nga “Rrapi” tek “vilat”. Dyshohet janë hedhur detergjentë apo vajra kuzhinë nga restorantet. Pushuesit kërkojnë ndërhyrje urgjence, ndërsa institucionet ende nuk kanë reaguar.
28 Qershor, 10:39 -
VIDEO/ Incident i pazakontë në ring, luftëtarin rus e zë korrenti pas fitores! Rrëzohet në pishinë
Gjatë festimit të fitores, Ivan Parshikov u ngjit mbi litarët e ringut për të entuziazmuar publikun, por kur preku një pjesë të strukturës metalike për të ruajtur ekuilibrin, u godit papritur nga energjia elektrike.
28 Qershor, 09:22 -
Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez kurorëzojnë dashurinë në Venecia, Lady Gaga dhe Elton John këndojnë në dasmë, 28 milionë euro shpenzime luksi
Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez kanë kurorëzuar dashurinë e tyre. Ceremonia madhështore u zhvillua në ishullin historik San Giorgio Maggiore në Venecia, përballë syve të dhjetëra të ftuarve VIP dhe një pranie të madhe mediatike që pushtoi qytetin për tri ditë me radhë.
27 Qershor, 22:31 -
Samiti i BE: Mbështesim përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në Union
Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel. Në përfundim të Samitit, liderët europian miratuan konkluzionet, mes të cilave edhe për Ballkanin Perëndimor.
27 Qershor, 20:51 -
Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?
Me një tendencë të qëllimshme, në debatet e darkës po ndiqet hileja e vjetër e polarizimit dhe e sherrit, pa analizuar realisht atë që ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Po rikthehet aty-këtu avazi i vjetër i reformës apo ndryshimit të sistemit zgjedhor, me të cilin mazhoranca e Edi Ramës ka arritur të shtojë numrin e deputetëve.
27 Qershor, 20:28
