-
-
-
-
Rama: Pse duhej lobim 6 mln dollarë kur 'non grata' ishte padrejtësi? S'kam arsye të shkoj në Beograd për djalin e Trump, apo kështu funksionon të këneta me 'çunin e babit'
Rama ironizoi opozitën për kontratën 6 mln dollarëshe me kompaninë amerikane, teksa tha se pse duheshin kaq para kur non gratën e konsiderojnë një padrejtësi. Rama tha se është PD është bërë qesharake saqë u desh edhe reagimi i familjes së Trump për të përgenjeshtruar lajmin për anulimin e takimit me djalin e tij. Bëri një koment gjithashtu edhe për arrestimet e eksponentëve të PS dhe inceneratorin e Tiranës.
29 Prill 2025, 08:24 -
-
KPK e shkarkoi nga detyra në 2022, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren e Tiranës Fida Osmani
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës Fida Osmani. Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtares për krijimin e pasurive si dhe konflikt interesi në gjykimin e disa çështjeve.
28 Prill 2025, 19:35 -
Drejtonte trafikun e kokainës me SKY ECC, Madridi i dorëzon Italisë shqiptarin e kërkuar! Në Bolonja trafikoi 80 kg drogë me vlerë 2 mln euro! U kap me plantacion hashashi në Spanjë
Policia italiane mbyll në qeli 37-vjeçarin e dënuar me rreth 3 vite burg në mungesë po për drogë. Operacioni në muajin mars, zbërthimi i kodeve të platformës SKY ECC zbuloi grupin shqipfolës, edhe 5 të tjerë të arrestuar. Shqiptari ishte zhvendosur më 2022 në Spanjë, u kap me plantacion kanabisi dhe drogë të cilësisë së lartë THC. Ishte arrestuar e dënuar edhe më 2019
28 Prill 2025, 18:57 -
'Mos i rri asaj mbi qafë'/ Rama me batuta në takim me të rinjtë: Çfarë po të thoshte ky që s’të linte të më dëgjoje kur flisja për BE-në?Djali: Nuk ta themi dot
Ai i mori dy të rinjtë në podium, ku mes batutash i pyeti pse nuk po e dëgjonin fjalimin e tij për Bashkimin Evropian. Më pas, Rama ftoi edhe një vajzë tjetër, e cila ndodhej bashkë me dy të rinjtë në sallë, dhe e pyeti për çfarë po flisnin.
28 Prill 2025, 17:55 -
Kontrata e lobimit të PD/ Beqiri: Rrezikojnë deri në 12 vite burg, KQZ po hesht! Berisha s’e heq dot non gratën! Petraj: FBI do e hetojë, ky do jetë fundi i LaCivita, ndjekje penale dhe Flamur Nokës
Beqiri hodhi dyshime për skemën e përdorur për kontratën e lobimit 6 mln dollarë të PD-së dhe Berishës, duke shtuar se e ka kaluar me 15 fish shifrën që i lejohet nga KQZ. Kurse avokati Edmond petraj u shpreh se për këtë skandal do hetojë edhe FBI-ja, kurse Chris LaCivita si lobues dhe Flamur Noka si firmëtar nga PD, nëse hetimet amerikane dhe të SPAK e provojnë, rrezikojnë fundin e tyre dhe ndjekjen penale
28 Prill 2025, 17:44 -
Gati gjysma e kredive për shtëpi, tregu imobiliar tremb bankat. Nëse ka luhatje, rrezikohen direkt! BSH me plan masash: Mund të kufizojmë huatë
Banka e Shqipërisë ka nisur të hartojë masat që do të ndërmerren për të kufizuar kredidhënien për pasuri të paluajtshme për shkak të ekspozimit të bankave ndaj këtij sektori. Report TV mëson se po studiohet mundësia për të caktuar tavan për vlerën e kredisë që mund të jepet për blerje prone apo për afatin e shlyerjes. Ndërkohë vetë bankat janë të shqetësuara për rritjen e shpejtë të çmimeve.
28 Prill 2025, 16:22 -
Testohen pajisjet për identifikimin, KQZ: 1 mln € për përmirësime, nuk do të ketë probleme
Ka nisur në Tiranë testimi i pajisjeve që do të vendosen në 5225 qendrat e votimit në 11 maj, për të identifikuar zgjedhësit me shenjat e gishtërinjve. KQZ ka shpenzuar 1 milionë euro që të mos përsëriten problemet e vitit 2023, ku dhjetëra qendra votimi u bllokuan se nuk punuan pajisjet.
28 Prill 2025, 16:18 -
Arrestohet biznesmeni në Gjirokastër, sekuestrohet hoteli! Ndërtoi pa leje edhe pse IMT pezulloi punimet (FOTO)
Prokuroria e Gjirokastrës ka caktuar masën "arrest në burg" për Roland Skëndon, i akuzuar për ndërtim të paligjshëm të një hoteli në lagjen "18 Shtatori" në këtë qytet, duke shkelur vendimin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit për pezullimin e punimeve.
28 Prill 2025, 16:07 -
Djali i Trump përgënjeshtron PD, Rama: E turpshme! Lobimi 6 mln dollarë në shkelje të çdo ligji të Shqipërisë, ‘patriotët’ më kujtojnë baxhanakët e gjyqtarëve të korruptuar (VIDEO)
Kryesocialisti Edi Rama ka deklaruar se lobimi i Berishës në SHBA prej 6 milionë dollarësh është në shkelje flagrante të çdo ligji të Shqipërisë. Patriotët e PD, thotë Rama, janë si vjehrrat e baxhanakët e prokurorëve e gjykatësve të korruptuar, që justifikonin pasuritë për të kaluar vettingun.
28 Prill 2025, 16:06 -
-
-
EKSKLUZIVE/ Berisha thotë se po i paguan lobimin 6 mln dollarë në SHBA, fondacioni MAGA u krijua vetëm 7 ditë para kontratës! Zyra vilë 2 mln $! Misteri për firmën e Secit (DOKUMENTET)
Vetëm 3 ditë para se të arrihej dakordësia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë amerikane për lobimin 6 milionë dollarë në SHBA, themelohej në Nju Xhersi fondacioni “Make Albania Great Again”. Report Tv ka siguruar dokumente ekskluzive për këtë fondacion, të cilat i shtojnë më shumë pikat e errëta rreth tij, njerëzve që e përfaqësojnë dhe burimet të financimit.
28 Prill 2025, 14:03 -
-
Afera Partizani/ GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, më 5 maj vendimi nëse kalon ose jo për gjykim (VIDEO)
Gjyqtarja e GJKKO, Etleva Deda rrëzoi kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtimin e Flojera Davidhit. Kjo e fundit më 5 maj duhet të vendosë nëse do kalojë ose jo për gjykim, dosjen Partizani, me të pandehur ish-kryeministrin, dhëndrin e tij dhe 3 të tjerë.
28 Prill 2025, 12:36 -
Shkodër/ Droni zbulon me ‘Koordinatë’ dy plantacione hashashi në malësinë e Vaut të Dejës, asgjesohen 2200 bimë kanabisi dhe 578 fidanë! Hetime për autorët (VIDEO)
Dronët e Policisë arritën të identifikonin dhe zbulonin zonat e fshehta në pyll me lëndë narkotike, teksa autorët e kultivimit mbeten ende të panjohur dhe po vijojnë hetimet aktive
28 Prill 2025, 11:56 -
Ish-Uzina e Autotraktorëve do kthehet në fabrikë për prodhimin e mjeteve ushtarake, Rama ironi me kritikët: S’do të ketë asnjë shpërthim! Rijetëzojmë infrastrukturën e vjetër
Ish-Uzina e Autotraktorëve do të kthehet në fabrikë për prodhimin e uniformave dhe mjeteve ushtarake. Kryeministri Rama, duke iu referuar akuzave, tha se spekulimet se do të jetë një vatër rreziku për njerëzit është çmenduri. Rama ironizoi kritikat teksa tha se s'do të ketë asnjë shpërthim.
28 Prill 2025, 11:55 -
Vota e diasporës/ Vijnë në Tiranë 70 mijë vota, posta nuk ua ka dorëzuar zarfin rreth 52 mijë emigrantëve
Të paktën 52112 votuesve, posta nuk ua ka dorëzuar ende zarfet zgjedhore, ose 21% e totalit të numrit të votuesve të diasporës shqiptare në 85 vende të botës. 245,935 zarfe janë të dorëzuara nga KQZ tek Posta
28 Prill 2025, 11:16
