Serie A e futbollit në Itali mbylli të hënën raundin e 34-t me tre ndeshjet e fundit. Në garën për një vend në Champions League u ndalën Bologna dhe Lazio, teksa është Juventusi që buzëqesh nga këto rezultate. Ndërkohë që Monza është skuadra e parë e rrëzuar matematikisht nga Serie A dhe edicionin e ri do jetë pjesë e Ligës B.

Në "Friuli", Udinese vendase rigjen pikën pas katër humbjeve radhazi duke ndalur 0-0 Bolognan, me këta të fundit që bëjnë një hap fals në garën për një vend në Champions League.

Në "Olimpico" të Romës, Lazio u ndal 2-2 nga Parma. Ishin miqtë që pasi mposhtën Juventusin një javë më parë, për pak mund të bënin surprizën edhe në kryeqytet. Parma shtangu vendasit pas vetëm tre minutave lojë me golin e Ondrejka. Ndërkohë, sërish i njëjti vetëm pak sekonda nga nisja e pjesës së dytë shënoi golin e dytë për Parmën. Te Lazio reaguan dhe në minutën e 57-të në fushë u fut Pedro që shënoi dy golat e barazimit për vendasit në minutat 79-të dhe 84. Lazio me 60 pikë (sa Roma) mban për momentin vendin e shtatë.

Në "Bentegodi" Verona vendase u mposht 0-2 nga Cagliari. Miqtë nga Sardegna zhbllokuan ndeshjen pas 30 minutave lojë me golin e Pavolettit. Fraksioni i dytë pa vendasit më kërkues, por pa mundur të shënonin. Ishte Deiola që në ekstremin e sfidës (90+3') shënoi golin e dytë për miqtë. Me 33 pikë Cagliari ngjitet në vendin e 14-të, ndërsa Verona me një pikë më pak mban një vend më poshtë.

Pas raundit të 34-t, Napoli prin me 74 pikë, ndjekur nga Inter me 71, Atalanta me 65 dhe Juventusi me 62 pikë.

Serie A, raundi 34:

E hënë, 28 prill 2025

Udinese 0-0 Bologna

Lazio 2-2 Parma

Verona 0-2 Cagliari

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:08
VIDEO/ Cagliari fiton 0-2 në Verona dhe parakalon rivalët


Në "Bentegodi" Verona vendase u mposht 0-2 nga Cagliari. Miqtë nga Sardegna zhbllokuan ndeshjen pas 30 minutave lojë me golin e Pavolettit. Fraksioni i dytë pa vendasit më kërkues, por pa mundur të shënonin. Ishte Deiola që në ekstremin e sfidës (90+3') shënoi golin e dytë për miqtë. Me 33 pikë Cagliari ngjitet në vendin e 14-të, ndërsa Verona me një pikë më pak mban një vend më poshtë.

Ora 09:07
VIDEO/ Lazio e bën dramë, Parma e barazon 2-2 në 'Olimpico'

Në "Olimpico" të Romës, Lazio u ndal 2-2 nga Parma. Ishin miqtë që pasi mposhtën Juventusin një javë më parë, për pak mund të bënin surprizën edhe në kryeqytet. Parma shtangu vendasit pas vetëm tre minutave lojë me golin e Ondrejka. Ndërkohë, sërish i njëjti vetëm pak sekonda nga nisja e pjesës së dytë shënoi golin e dytë për Parmën. Te Lazio reaguan dhe në minutën e 57-të në fushë u fut Pedro që shënoi dy golat e barazimit për vendasit në minutat 79-të dhe 84. Lazio me 60 pikë (sa Roma) mban për momentin vendin e shtatë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?