-
4 'kapot' shqiptarë 'mbushën' Finlandën me drogë, SPAK: Trafikuan 900 kg kanabis, kokainë e amfetaminë! EMRAT e 9 të arrestuarve, mes tyre një femër
SPAK ka dhënë edhe detajet e hetimit dhe operacionit ndërkombëtar, ku grupet kriminale trafikonin nga Spanja dhe Holanda drejt vendit të Skandinavisë. Masa sigurie për 11 shtetas shqiptarë, akuzohen se trafikuan 400 kg amfetaminë (drogë sintetike), 500 kg kanabis dhe kokainë. Zbulohen 9 emrat e të arrestuarve në Vlorë, njëri me dy identitete dhe një tjetër është femër
3 Qershor 2025, 16:18 -
Fitoi 116 milionë euro gjatë karrierës, ylli i NBA dëbohet nga banesa pasi nuk pagoi qiranë e majme
“New York Post” raporton se Lamar Odom, i cili luajti për Clippers, Mavericks, Heat dhe Lakers gjatë karrierës së tij në NBA, u urdhërua të lironte shtëpinë me qira në Los Angeles, pasi nuk pagoi 45.000 dollarë qira të prapambetura.
3 Qershor 2025, 14:00 -
DOKUMENTI/ Kur nëna e Donika Gërvallës i lutej Enver Hoxhës ta pranonte anëtare partie
Në vitin 1982, Suzana Gërvalla, pas vendosjes në Shqipëri, i dërgoi një letër Enver Hoxhës dhe Nexhmije Hoxhës, ku shprehte dëshirën e zjarrtë për t’u pranuar si anëtare e Partisë së Punës së Shqipërisë, duke theksuar se ajo dhe bashkëshorti i saj Jusuf Gërvalla ishin të brumosur me mësimet enveriste. Në letër, ajo shpreh mirënjohje të thellë për kujdesin ndaj saj dhe fëmijëve, përshëndetjet e të cilëve, përfshirë edhe Donikën, sot ministre e Jashtme e Kosovës, ua përcjell çiftit Hoxha.
3 Qershor 2025, 12:30 -
Speca të mbushur me djathë, receta më e mirë e verës nga zonja Albana
Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Albana. Këto receta Zonja Albana i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 09:00 – 10:00.
3 Qershor 2025, 11:59 -
Trafik droge Holandë-Spanjë drejt Finlandës, 4 ‘kokat’ e organizonin nga Shqipëria! 9 në pranga me urdhër të SPAK, 2 në kërkim! Sekuestrohet 300 kg drogë
Një rrjet kriminal i trafikut të drogës nga Shqipëria, Spanja e Holanda drejt Finlandës, me 4 krerë grupesh kriminale që i komandonin nga Shqipëria është goditur nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet finlandeze. 9 persona janë vënë sot në pranga, 2 në kërkim. 55 persona të dënuar në Finlandë, pjesë e këtij grupi, 10 prej tyre shqiptarë.
3 Qershor 2025, 10:34 -
-
Botërori 2026/ Për herë të parë mungojnë në stadium, 'Tifozat Kuq e Zi' bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi: FSHF na përjashtoi, bileta vetëm për milionerët
Grupi ultras i kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”, ka njoftuar se nuk do të jenë të pranishëm në stadium për përballjen e shumëpritur Shqipëri–Serbi, duke shënuar kështu herën e parë që mungojnë në një ndeshje të tillë.
2 Qershor 2025, 22:31 -
‘Act Now 2025’ përmbyllet me sukses, një hap përpara drejt Shqipërisë digjitale
ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital në Ballkanin Perëndimor. I organizuar nga Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI), eventi mblodhi gjigantët e teknologjisë nga rajoni e bota,
2 Qershor 2025, 21:37 -
Endri Kajsiu: Berisha, fituesi i heshtur i 11 majit
Në përfundim: Nëse zgjedhjet e 11 majit do të ishin një betejë për pushtet, Berisha nuk kishte asnjë shans për ta fituar. Por zgjedhjet nuk prodhojnë vetëm qeverisje — ato japin legjitimitet, pushtet politik, imunitet moral dhe kontroll mbi instrumentet e opozitës. Në të gjitha këto aspekte, Berisha është fituesi i heshtur, por i padiskutueshëm i 11 majit
2 Qershor 2025, 20:50 -
Bilalli për Report Tv: Aksion perfekt, ‘Rrjeta e Merimangës’ suksesi i Ukrainës, 7 mld USD dëme Rusisë! Aliaj: 18 muaj përgatitje, miti rus ka rënë, 500 mijë të vrarë
Analiza në 'Studio Live' e operacionit të Ukrainës dhe bombardimit të bazës ajrore të Rusisë në operacionin "Rrjeta e Merimangës". Flasin analisti kosovar Lutfi Bilalli dhe eksperti i sigurisë Ilir Aliaj. Çfarë pasojash pritet të ketë sulmi dhe a ka forcë Putini për t'u kundërpërgjigjur
2 Qershor 2025, 19:37 -
Hyn në fuqi marrëveshja e njohjes së pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë
Ka hyrë në fuqi marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italinë. Tashmë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali, mund të bashkojnë vitet e sigurimeve në Shqipëri dhe Itali dhe të përftojnë pension në bazë të totalit të viteve të kontributeve. Të njëjtat të drejta do ti kenë edhe italianët që jetojnë në Shqipëri.
2 Qershor 2025, 15:50 -
Miratohet me votat e PS marrëveshja me BE për ekonominë dhe shoqërinë dixhitale, Balla në Komisionin e Jashtëm: Brenda qershorit hapim të gjithë kapitujt
Marrëveshja për fondet e paraanëtarësimit (IPA III) u miratua vetëm me votat e PS, ndërsa e vetmja e pranishme nga opozita Greta Bardeli nuk mori pjesë në votim. Ministri Balla sqaroi çfarë parashikon marrëveshja me BE.
2 Qershor 2025, 11:43 -
-
-
-
Media britanike ‘Daily Mail’: Vizitoni Ksamilin, destinacionin bregdetar magjepsës në Shqipëri
Ekspertët e udhëtimeve thonë se turistët do të gjejne “Maldivet e Evropës” në vendin më të përballueshëm, Shqipëri. Ata rekomandojnë Ksamilin, një fshat bregdetar magjepsës në Shqipëri, si një alternativë buxhetore kundrejt Maldiveve.
1 Qershor 2025, 14:49 -
Milano/ ‘Po vij me sanduiç dhe paketë...!’ Kodet sekrete çmontojnë rrjetin, shqiptari dhe italiani kapen me gjysmë kg drogë në parking
Sipas policisë, 21-vjeçari me origjinë shqiptare dhe italiani 24-vjeçar kryenin aktivitetin e paligjshëm kryesisht në parkingjet e zonës, ndërsa u sekuestruan 500 gramë hashash dhe 0.9 gramë kokainë. Pjesë e një rrjeti të gjerë trafikimi në zonë, aktiviteti edhe në linjën Itali-Spanjë
1 Qershor 2025, 11:07 -
Fluks i madh në pikën kufitare Morinë–Vërmicë, nis sezoni turistik me mijëra udhëtarë drejt bregdetit shqiptar
Në pikën kufitare Morinë–Vërmicë, fluksi i udhëtarëve nga Kosova drejt bregdetit shqiptar është rritur ndjeshëm me nisjen e sezonit veror, duke shkaktuar një numër rekord kalimesh në 24 orët e fundit. Falë marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe hapjes së sporteleve shtesë, proceset kufitare po zhvillohen shpejt dhe pa pritje të gjata.
31 Maj 2025, 18:25 -
-
Rama: Rikualifikimi i doganës së Hanit të Hotit dhe Muriqanit, mikpritje dinjitoze e vizitorëve të huaj
Projekti i rikualifikimit të peizazhit në pikat doganore synon përmirësimin e kushteve të pritjes për turistët që hyjnë në Shqipëri. Filluar në pikat kryesore si Hani i Hotit dhe Murriqani, ai do të shtrihet në të gjithë vendin për të përballuar flukset në rritje gjatë sezonit turistik.
31 Maj 2025, 15:15 -
Thoma Gëllçi: Zhvillimi shkencor dhe sfidat e reja të imigracionit studentor në SHBA
Ndër rreth 1 milionë studentëve ndërkombëtarë që studiojnë në universitete amerikane, studentët nga Kina përbëjnë thuajse një të katërtën e tyre (rreth 277,000 në vitin akademik 2023–2024), por së bashku me grupet më të vogla nga India, Koreja e Jugut, Arabia Saudite dhe Brazili, ata kanë kontribuar mbi 45 miliardë dollarë në buxhetet e institucioneve arsimore gjatë të njëjtës periudhë.
31 Maj 2025, 07:50
