-
Del nga rruga mjeti me të sëmurin
Një automjet që po transportonte drejt spitalit të Bilishtit një të sëmurë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Miras-Bilisht, pranë fshatit Fitore. I sëmuri Barjam Kasa, 75 vjeç sipas policisë kishte ndërruar jetë përpara aksidentit, ndërsa familjarët e tyre pretendojnë se 75-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.
Policia:Kishte vdekur para aksidentit
1 Qershor 2014, 19:33
