KORÇË- Një automjet që po transportonte drejt spitalit të Bilishtit një të sëmurë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Miras-Bilisht, pranë fshatit Fitore.

I sëmuri Barjam Kasa, 75 vjeç sipas policisë kishte ndërruar jetë përpara aksidentit, ndërsa familjarët e tyre pretendojnë se 75-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Në automjetin tip “Suzuki”, me targa greke NBK 5647, ndodhej 75-vjeçari Kaso që ka humbur jetën,  drejtuesi Edison Topi, 31 vjeç, dhe infermieria e fshatit Vidohovë L.M 46 vjeçe.
 
Personi që ka ndërruar jetë 75-vjeçari Barjam Kaso, po dërgohej me urgjencë me makinën private për në spitalin e Bilishtit pasi nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore.

Policia pasi ka mbërritur në vendngjarje nisi hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit.  
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)