-
(VIDEO) Mbyllet protesta e tretë për Klodjanin/ Gazi lotsjellës 'përçan' protestuesit! Policia 'merr në kontroll' situatën! Mbi 15 të shoqëruar! 2 efektivë të FNSH-së të lënduar
Gazi lotsjellës ka përçarë protestuesit të cilët edhe sot si 2 ditë më parë u mblodhën për të protestuar për Klodjan Rashën. Protesta nisi këtë të premte rreth orës 18:00 me tensione, ku një grup të rinjsh sapo panë efektivët e policisë që po zbrisnin në terren nisën të qëllonin me gurë e shashka në drejtim të tyre, megjithatë policia u kundërpërgjigj me autobotet me ujë e gaz-lotsjellës.
11 Dhjetor 2020, 17:09
