-
Eksploziv ndaj makinës së kryetarit të Njësisë Administrative Fushë Krujë (VIDEO)
Makina tip “Range Rover” me targa "KR8778A" ndodhej e parkuar në parkingun e një restoranti në Larushk, kur një sasi eksplozivi ka shpërthyer në pjesën e përparme të saj. Lënda plasëse dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë krah restorantit. Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë se aty ndodhet dhe vetë administratori Ilir Loci, i cili duket i shqetësuar.
29 Shtator 2025, 22:14 -
Botohet në Fletoren Zyrtare indeksimi i pensioneve 2.5%, nis zbatimin nga 1 tetori
29 Shtator 2025, 21:47 -
4.6 mld euro qarkulluan jashtë bankave, 13% më shumë se viti i kaluar! Qeveria: Brenda 2028 bllokojmë pagesat në dorë
Referuar statistikave të bankës, brenda një dekade qarkullimi i parasë cash është dyfishuar, ndërsa në krahasim me vitin 2002 kur është raportimi i parë i bankës për këtë fenomen, është 3-fish më shumë.
29 Shtator 2025, 19:13 -
-
Zhupa depoziton në Kuvend projektligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore: Pjesa e identitet kombëtar, nuk mund të privatizohet
Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se projektligj synon ndryshimin e ligjit që është hartuar në mospërputhje me Konventën e UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore.
29 Shtator 2025, 17:40 -
-
Gjykata e Lartë zbardh vendimin: SPAK e GJKKO s'kanë prova që vërtetojnë se Elton Qyno ka kryer veprime në kundërshtim me detyrën e tij të gazetarit
Në vendimin e Gjykatës së Lartë thuhet qartë që pavarësisht se SPAK dhe Gjykata e Posaçme e shkallës së parë, kanë parashtruar një sërë komunikimesh telefonike mes të dyshuarve si pjesëtarë të një organizate kriminale, ku citohet edhe gazetari Qyno, provat apo aktet e verifikuara, nuk mbështesin dyshimin që Elton Qyno ka kryer një veprim kundërshtim me detyrën e tij të gazetarit.
29 Shtator 2025, 16:27 -
Zgjedhjet në Moldavi, Begaj uron Maia Sandu për fitoren: Shqipëria qëndron krah jush në rrugëtimin drejt BE
Presidenti Bajram Begaj përshëndeti rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Moldavi, ku fitoi partia pro-evropiane e Presidentes Maia Sandu. Kreu i Shtetit konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë krah Moldavisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.
29 Shtator 2025, 15:12 -
Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, në kërkim 48-vjeçari nga Vlora aksioner guroreje! Shkak dritat e gjata të makinës, policia e gjurmoi përmes kamerave (EMRI+VIDEO)
Motivi i krimit mësohet se ka qenë një konflikt i çastit për dritat e gjata të makinës. Policia i ka sekuestruar autorit 2.5 milionë lekë, 450 fara kanabisi, 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme, 1 elektrik dore, 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska).
29 Shtator 2025, 14:34 -
Ekonomia u rrit me 3.5% në tremujorin e dytë, por pa bujqësi dhe industri! Motorët e rritjes pagat e administratës dhe shitja e pronave
Gjashtëmujori i parë i vitit 2025 ka qenë negativ për bujqësinë dhe industrinë, të cilat janë tkurrur edhe më shumë, duke ndikuar në rritjen ekonomike në vendit. Sipas të dhënave të INSTAT ekonomia u rrit me 3.5% në tremujorin e dytë e ndikuar prej pagave të administratës dhe shitjeve të pronave.
29 Shtator 2025, 14:12 -
-
-
-
Ekskluzive/ Pensionet do të indeksohen me 2.5%, vendimi zbatohet nga 1 tetori! Pensionet urbane rriten me 490 lekë mesatarisht, ruralet +296 lekë
Nga muaji tetor nis indeksimi i pensioneve që sipas vendimit të qeverisë këtë vit do të jetë me 2.5%. Sipas vendimit të botuar këtë të hënë në fletoren zyrtare, pensionet urbane do të jenë 490 lekë në muaj më të larta, ndërsa ato rurale me 296 lekë.
29 Shtator 2025, 11:37 -
Elis Halili u komandua kryetar i bashkisë Vlorë, opozita kallëzon në SPAK Këshillin Bashkiak, Prefektin dhe Çuçin: Votimi u krye në kundërshtim me ligjin
Sipas këshilltarëve të opozitës, votimi duhet të kryhej në mënyrë të mbyllur me të tre emrat e nënkryetarëve, të Elis Halilit dhe dy të tjerëve Klea Lalo dhe Irena Toshkallari. Kjo shkaktoi debate gjatë mbledhjes së këshillit dhe në përfundim në votim të hapur u hodh vetëm emri i Halilit, i cili siguroi 28 vota pro.
29 Shtator 2025, 11:32 -
-
-
Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin: I paligjshëm! Bllokohen zgjedhjet e parakohshme në Tiranë! Relatorja caktohet me shpejtësi
Ankimimi i Erion Veliajt në gjykatën më të lartë në vend pezullon automatikisht firmën e Edi Ramës për shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës si dhe pengon synimin e PS për organizimin e zgjedhjeve të reja në kryeqytet. Shqyrtimi i ankimit të Veliajt në Kushtetuese pritet zgjasë disa muaj.
29 Shtator 2025, 08:51 -
OBSH: Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni, konsumojnë shumë kripë! Shifër shumë më e lartë se mesatarja botërore prej 34%
Të dhënat tregojnë se rreth 47% e shqiptarëve të moshës 30–79 vjeç vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, një shifër shumë më e lartë se mesatarja botërore prej 34%.
29 Shtator 2025, 07:57 -
-