TEPELENË- Familja Braçi nga Tepelena, të cilët ishin të fundit që e panë gjallë italianin 44-vjeçar Edoardo Sarchi, nuk ishin vetëm miqtë që e kishin ftuar në shtëpinë e tyre të pushimit në fshat për gjueti.
Bashkë i lidhte edhe biznesi. Gruaja shqiptare e administratorit të fabrikës së në Tiranë, “Tegola Edilcentro”, ishte bashkë-ortake me një nga djemtë e familjes Braçi. Në maj të vitit 2024, Majlinda Taga, bashkëshortja e Edoardo Sarchit, bleu për 50 mijë lekë, 50% të aksioneve të kompanisë “Salaria Gazi” që deri në atë kohë, nga viti 2014 kur ishte themeluar, kishte pasur vetëm një pronar, Gazmend Braçin.
Shoqëria "Salaria Gazi" vepron në fushën e ndërtimit përfshirë atë të rrjeteve gazsjellëse, por gjatë vitit 2024 e në vazhdim, fiks në kohën kur u bë bashkëpronare bashkëshortja e italianit, kompania zgjeroi objektin e veprimtarisë dhe u fokusua tek tregtia e materialeve të ndërtimit, konkretisht tullave. Taga është edhe financierja e fabrikës së tullave dhe tjegullave që Sarchi administronte prej vitit 2023.
Salaria Gazi pasqyrat e para financiare në Qendrën Kombëtare të Biznesit i ka në shtator të vitit 2023, që do të thotë se për 9 vitet e para nga themelimi, nuk ka bërë asnjë veprimtari. Gjatë vitit 2024 kompania ka pasur rritje të fitimeve për shkak të shitjeve të tullave për ndërtim. “Kjo ka ardhur si punë e mirë menaxheriale, cilësisë së produkteve tona por dhe natyrisht sipas kërkesës në rritje te industrisë së ndërtimit për materialin tulla”, thuhet në dokumentet që shoqërojnë pasqyrat financiare në QKB.
Sipas autopsisë të cilën Report Tv e zbuloi, Edoardo Sarchi humbi jetën nga një plumb i vetëm nga një armë zjarri, jo e llojit çifte, në arterien kryesore në këmbë. Ai u gjet i pajetë në rrugën që përshkon Tepelenës pranë fshatit Salari ku kishte qenë për gjueti me familjen Braçi. Eqerem Braçi dhe dy djemtë e tij, Gazmendi e Danieli, të njohur për policinë e me lidhje me zyrtarë të politikës, dhanë dëshmi kontradiktore gjatë orëve që ishin të shoqëruar në polici, duke lënë dyshime të forta se diçka po tentojnë të fshehin. Një dëshmitar i katërt është dhe një bari në zonë, Armir Hitoveizi.
Arma me të cilën u qëllua Italiani nuk është gjetur në vendngjarje, përveç dy çifteve që mendohet se vetë ai dhe Bracët kishin për gjueti. Ato janë dërguar laboratorin shkencor të policisë për të zbuluar nëse janë bërë qitje, por ajo që nuk dihet është nëse tre familjarëve që ishin me italianin i është bërë ekspertiza balistike për të parë nëse kanë gjurmë të barutit në duar. Policia dhe Prokuroria gjithashtu nuk kanë bërë transparencë për krimin, për të cilin zyrtarisht është dërguar vetëm një njoftim për një të pajetë të gjetur në rrugë mesnatën e së premtes, dhe nisën e kontrollet për të kapur autorët.
Italianit Sarchi i është dhënë lamtumira një ditë më parë në një ceremoni mortore në Tufinë. Prej 20 vitesh ai ishte vendosur në vendin tonë dhe ishte i martuar me Majlinda Tagën nga Fushë-Kruja, me të cilën kishte edhe dy fëmijë.

Report Tv ka zbuluar lidhjen e ortakërisë mes biznesmenit italian Edoardo Sarchi që u vra më 27 shtator në Tepelenë, dhe familjes Braçi. Report Tv ka mësuar se bashkëshortja e Sarchit, Majlinda Taga ka 50% të aksioneve në biznesin Salaria Gaz, ndërsa 50% të aksioneve i ka Gazmend Braçi, djali i Eqerem Braçit. Të dy , bashkë me djalin tjetër, Daniel, e kishin ftuar italianin në shtëpinë e tyre në Salari të Tepelenës dhe dyshohet se kishin dalë për gjah mesnatën e 27 shtatorit, kur italiani u gjet i pajetë në rrugë.
Majlinda Taga rezulton edhe financiere në fabrikën "Tegola Edilcentro", e cila prej 2023 administrohet nga Sarchi. Mësohet se Taga ia ka blerë Braçit 50% të aksioneve në vitin 2024, pra një vit më parë, me një vlerë prej 500 euro.

Kliko këtu për të lexuar kontratën shitjes së aksioneve te Majlinda Taga

Kliko këtu për të lexuar të dhenat e kompanisë 'SALARIA GAZ'
Komente












qe kur na u lejohet gjuetia ne kete vend apo disa munden e disa shikojne nerper youtube si te stervisin qente e tyre zagare me shprese qe te ndryshoje situata. sidoqofte uroj qe drejtesia te dali sa me pare.
PërgjigjuMe cudit nxitimi per ta varrosur kaq shpejt ?, aq sa nuk ka mundur qe te vijne te afermit nga Italia e cila eshte fare afer.
PërgjigjuE vrane keta legenat dhe inskenojn jo u zum per dritat e makines me ate nga Vlora
PërgjigjuDuket influence e sherbimeve sekrete te huaja, me te mundshme ato greke. Lufta italo-greke lengon ende.
PërgjigjuNormale qe e ka vrare ai me djemte sepse nga momenti qe mashtron ka dicka per te fshehur por e verteta do te dal ne drite
Përgjigju