-
Dy shpërthime në Lviv të Ukrainës, humb jetën policja 23-vjeçare dhe plagosen 25 të tjerë! Autoritetet: Akt terrorist
Policia kishte marrë njoftim për vjedhje pak pas mesnatës të së dielës, kur ndodhën dy shpërthime të shkaktuara nga bomba artizanale, të vendosura në kosha mbeturinash. Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi se “një individ i dyshuar për kryerjen e sulmit terrorist” ishte arrestuar. Viktima e sulmit u identifikua si Viktoria Shpylka.
22 Shkurt, 16:23 -
-
-
-
SHBA/ Një 21-vjeçar tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Donald Trump, vritet nga shërbimi sekret!
Shërbimi Sekret në SHBA qëlloi për vdekje një 21 vjeçar i cili kaloi perimetrin e sigurisë së rezidencës së presidentit Trump në Mar-a-Lago të Florida-s. Shtëpia e Bardhë reagoi duke e quajtur të riun një të çmendur.
22 Shkurt, 15:23 -
Në gjykim si anëtar i organizatës, gazetari Artan Hoxha kishte vetë Sky Ecc (chati i kriminelëve)! Me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto
Vetëm 10 ditë pas arrestimit të gazetarit Elio Laze, një tjetër gazetar, edhe ky analist i “Syri Tv”, bëhet gati të përballet me drejtësinë në gjyq. Artan Hoxha është dërguar për gjykim si anëtar i një organizate kriminale, niveli më i lartë i krimit të organizuar në vend. Nga dosja e SPAK, gazetari Artan Hoxha rezulton të kishte vetë një llogari në SKY ECC, dhe bisedat i zhvillonte vetë direkt me kreun e organizatës kriminale ndërkombëtare Suel Çela, i njohur ndryshe si Marius Lulaj. “Suel Çela kujdesej për Artan Hoxhën si për anëtarët e tjerë të organizatës kriminale”, thuhet në dosje.
22 Shkurt, 15:16 -
Kreshma e Madhe e Pashkës/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan: Pasuria dhe pushteti nuk e bëjnë njeriun të lumtur!
Me këtë rast, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joani, dha një mesazh të gjatë ku shkruajti jo vetëm për agjërimin, por për krizën e sotshme shpirtërore të njeriut .
22 Shkurt, 14:25 -
-
-
Më 28 shkurt protesta e radhës e PD, Berisha - strukturave: Dhuna e 20 shkurtit ishte suksesi ynë i ri (MESAZHI)
Molotovët, fishekzjarret dhe gurët që përdorën militantët e tij gjatë protestës së djeshme kundër punonjësve të policisë, institucioneve shtetërore, por edhe ndaj xhamisë së Namazgjasë ndëkohë që dhjetëra besimtarë myslimanë faleshin në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, Berisha e quan një tjetër sukses të Partisë Demokratike.
21 Shkurt, 20:59 -
-
Trafiku kilometrik në aksin Maliq - Moglicë, policia bllokon qarkullimin në hyrje të Maliqit! Qytetarja humb ndjenjat gjatë debatit me efektivët
Gjatë debatit me efektivët e policisë, teksa kërkonte që t'i lejohej të përdorimi i aksit Maliq–Moglicë pavarësisht trafikut të rënduar, një zonjë humbi ndjenjat. “Mos të mos kesh rrugë për të shkuar në shtëpi. Më gjeni një rrugë nga të iki në shtëpi”, është shprehur ajo pak çaste para se të rrëzohej, ndërsa të pranishmit i kanë ardhur menjëherë në ndihmë.
21 Shkurt, 19:26 -
-
Flamur Noka e mori për agjent civil dhe e dhunoi, qytetari e kallëzon pas sulmit të dhunshëm në protestë (VIDEO)
Totem Toraj ka bërë kallëzim ndaj Flamur Nokës pas incidentit. I kontaktuar nga Report Tv, ai thotë se ka pasur kontakt me deputetë të PD-së që mbrëmë në Komisariatin nr. 1, dhe u ka thënë që t'i kërkojnë falje publike, përndryshe do i kallëzonte penalisht. Sipas tij, të vetmen përgjigje që ka marrë, nga deputetët, ka qenë shprehja ironike se "je bërë VIP".
21 Shkurt, 15:20 -
-
-
Lirohet nga qelia ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja, pjesën më të madhe të dënimit e shleu në paraburgim
Jurgis Çyrbja ishte dënuar për përkrahje të eksponentëve të krimit, korrupsion aktiv në zgjedhje dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. Pjesën më të madhe të kohës ish-deputeti e kaloi në paraburgim. Ai dha dorëheqjen nga mandati në 10 tetor 2024.
21 Shkurt, 09:56 -
-
PD 3 orë ‘luftë’ me molotovë kundër policëve! Arrestohen 18 'kryengritës të armatosur', mes tyre 3 të mitur! 28 në hetim, edhe organizatori Klevis Balliu
Pas dhunës dhe molotovëve drejt Kryeministrisë, Kuvendit, xhamisë së Namazgjasë dhe policëve, 18 militantë janë arrestuar dhe 28 janë nën hetim, mes tyre edhe Klevis Balliu. Asnjë deputet tjetër i PD nuk është proceduar penalisht, ndonëse në terren mes tyre pati edhe përplasje me efektivët. Policia sekuestroi 25 molotovë të pashpërthyer të ‘grupit të zjarrit’, të fshehura në çanta.
21 Shkurt, 08:41 -
-
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’! Vepër që dënohet me burgim të përjetshëm (VIDEO)
Sali Berisha prej kohësh deklaron se protestat e tij janë paqësore, ndonëse aktet e dhunës së militantëve të tij shihen hapur, me molotovët që hidhen në drejtim të institucioneve dhe efektivëve.
20 Shkurt, 21:51