-
-
'Dorëzim' apo kompromis? BE-ja përballet me kritika pas marrëveshjes tregtare me SHBA-në
Tarifat e gjera prej 30% që SHBA-ja kishte planifikuar të vendoste mbi të gjitha produktet e BE-së duke filluar nga 1 gushti, janë hequr nga tryeza, po ashtu edhe paketa hakmarrëse e BE-së prej 93 miliardë eurosh që pritej të zbatohej një javë më pas.
28 Korrik, 21:35 -
Cilët janë fituesit dhe humbësit në marrëveshjen tregtare SHBA-BE?
SHBA dhe BE kanë arritur atë që po cilësohet si marrëveshja më e madhe tregtare në histori, pas bisedimeve në Skoci. Në fakt, ajo i ngjan kornizës për një marrëveshje dhe jo një marrëveshjeje të plotë tregtare, me detaje ende të paqarta.
28 Korrik, 18:03 -
-
-
-
Tarifat doganore trefishohen (pa arsye), pse Evropa vendosi të bëjë kompromis me Amerikën e Trumpit?
Përballë udhëkryqit të vendosur nga Trump, të pranonte përplasjen e drejtpërdrejtë apo të përpiqej të kufizonte dëmin – Europa zgjodhi të shmangte përplasjen. Kështu, tarifat doganore, të cilat në epokën para Trumpit ishin mesatarisht 4.8%, tani janë ngritur në 15%. Dhe ende mbeten shumë çështje për t’u zgjidhur.
28 Korrik, 07:36 -
Trump dhe Von der Leyen arrijnë marrëveshje për tarifat doganore në 15%! Presidenti i SHBA: Ato për çelikun dhe aluminin do mbeten në 50%
Është arritur një marrëveshje mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për tarifat doganore, të cilat do të jenë 15%. Trump shtoi se tarifat doganore mbi çelikun dhe aluminin do të mbeten në 50%.
27 Korrik, 17:22 -
Ekskluzive/ Nga 2026-ta s'ka më çek për bebin, qeveria me skemë të re! Pagesë nga 5-10 mijë lekë çdo muaj deri në moshën 5 vjeç
Nga viti i ardhshëm nuk do të ketë më bonus për bebet që do të lindin, por pagesë mujore deri në moshën 5 vjeçare. Qeveria planifikon që të japë 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për të dytin dhe 10 mijë lekë për të tretin e në vijim.
27 Korrik, 15:38 -
-
Në Pogradec mbahet Maratona ‘Enkelana’, mbledh 600 atletë nga 40 vende! Mesazhe edhe për Liri në Palestinë
Në Pogradec është zhvilluar dje maratona e vrapimit, Enkelana, ku morën pjesë rreth 600 sportistë dhe amatorë nga 40 vende të ndryshme. Aktiviteti që i shërben promovimit të zonës, nga ana tjetër mbarti edhe mesazhe pro Palestinës.
27 Korrik, 12:56 -
-
-
-
BBC ‘jehonë’ zbulimit arkeologjik në liqenin e Ohrit: Vendbanimi më i vjetër me palafite në Evropë, një komunitet jetoi atje deri në 8 mijë vjet para erës sonë (VIDEO)
BBC i ka kushtuar vëmendje zbulimit arkeologjik në Liqenin e Ohrit. Arkeologët nga Zvicra dhe Shqipëria kanë gjetur të dhëna që tregojnë se një komunitet i organizuar gjuetarësh dhe bujqish ka jetuar aty rreth rreth 8,000 vite para erës sonë.
25 Korrik, 09:50 -
Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Genci Mane
Genci Mane u konfirmua në detyrë më 13 dhjetor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai justifikonte plotësisht me burime të ligjshme krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve; se ka arritur nivel të besueshëm në kontrollin e figurës dhe nivel kualifikues për profesionalizmin.
24 Korrik, 22:33 -
Në tregun e zi të Gazës, një kilogram miell kushton 25 euro, një pelenë 5 euro! Tregtari: Paguaj ryshfet për të futur mallrat
Në Rripin e Gazës, shumë njerëz nuk konsumojnë më shumë se një vakt në ditë; ata që nuk shkojnë në qendrat e shpërndarjes detyrohen t’u drejtohen tregjeve të zeza, ku çmimet janë rritur deri në dhjetë herë.
24 Korrik, 18:21 -
Konflikti midis Kamboxhias dhe Tajlandës, kush ka ushtrinë më të fortë?
Muaj tensioni në rritje mes Kamboxhias dhe Tajlandës shpërthyen të enjten në një përplasje të armatosur, që përfshiu edhe përdorimin e një avioni luftarak tajlandez F-16, në përballjen më të ashpër midis këtyre dy vendeve të Azisë Juglindore në më shumë se një dekadë.
24 Korrik, 17:40 -
Vrau vëllain dhe kunatën në vitin 2022, Prokuroria e Tiranës kërkon burg përjetë për Arsen Muskurtin
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg përjetë për Arsen Muskurtin, i akuzuar për vrasjen e vëllait dhe kunatës në gusht të vitit 2022. Muskurti hyri brenda agjencisë së udhëtimeve “Nora Tours” me një armë në dorë duke i qëlluar për vdekje.
24 Korrik, 11:50 -
-
VKM/ Qeveria i jep 10 mln lekë Federatës së Skive, mbështetje për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore 'Milano Cortina 2026'
Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim për financimin e Federatës Shqiptare të Skive me një fond prej 10 milionë lekësh, si mbështetje për përgatitjen dhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”.
23 Korrik, 17:35
