-
-
Prokuroria e Kosovës ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit për deklarim të pasaktë të pasurisë
Sipas aktakuzës, Ahmeti - i cili shërbeu si kryetar i Prishtinës për dy mandate, nga viti 2013 deri më 2021 - kishte paraqitur “me dashje” deklarata të pasakta të pasurisë dhe nuk kishte deklaruar deponimet në para të gatshme nga 2018 deri në vitin 2022.
23 Dhjetor, 17:24 -
-
Strategjia/ Shqipëria do të dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare deri në 2030! Eurobondi i parë në 2027-ën për të shlyer borxhet e vjetra
Ministria e Financave parashikon të marrë edhe tre eurobonde të tjera në tregun e huaja deri në vitin 2030. Edhe pse për vitin e ardhshëm nuk është parashikuar të dilet në tregun ndërkombëtarë, në strategjinë e borxhit 2026-2030, qeveria e shikon Eurobondin si instrument të rëndësishëm financimi, sidomos për të shlyer borxhet aktuale që kemi në valutë.
21 Dhjetor, 18:33 -
-
Divjakë/ Tonelatat me patate futen në magazina, fermerët: S'ka treg, çmimi është i ulët! Importet po dëmtojnë prodhimin vendas
Në Divjakë, patatja po shitet me 25 deri 30 lekë për kg, por edhe më këtë çmim nën kosto, fermerët thonë se nuk po gjejnë treg. Për të shpëtuar nga ditët e ftohta, kultivuesit po magazinojnë tonelata patate, me shpresë se deri në mars do arrijnë ta shesin, në të kundërt prodhimin do hidhet në kanal.
20 Dhjetor, 18:03 -
Buxheti 400 mln euro i Bashkisë së Tiranës, PD dhe PL: Nuk u reflektuan propozimet e opozitës
Pa praninë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, këshilli bashkiak miratoi buxhetin 400 milionë euro për vitin 2026. Anëtarët opozitarë të këshillit bashkiak të Tiranës ndajnë kritika, se buxheti nuk reflekton asnjë nga propozimet e opozitës që sipas tyre do të ndikonin në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
20 Dhjetor, 17:36 -
-
-
Mes llogoreve, ‘dhëmbëve të dragoit’ dhe rrjetave kundër dronëve, si fortesa e Donbasit i reziston ofensivës ruse
Mes llogoreve, “dhëmbëve të dragoit”, telave me gjemba dhe rrjetave kundër dronëve, forcat ukrainase vazhdojnë të rezistojnë përballë ofensivave ruse, ndërsa negociatat diplomatike mbeten të pasigurta
17 Dhjetor, 11:19 -
A duhet të marrë pagë kryebashkiaku Veliaj? Anuela Ristani pyet KQZ-në, ‘Financat’ dhe ‘Drejtësinë’
Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, ka pyetur Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Ministrinë e Financave dhe Ministrisë e Drejtësisë nëse duhet që kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej 11 shkurtit, të marrë rrogë apo jo.
15 Dhjetor, 15:22 -
-
Del bilanci i përmbytjeve të nëntorit! Bistrica ka shuar tufat në Sarandë, për 3 ditë ngordhën 850 krerë bagëti! U shkatërruan të mbjellat, mbi 1400 ha tokë
Qarku i Vlorës ka bërë bën bilancin e dëmeve nga përmbytjet e nëntorit. Rezulton se për tre ditë kanë ngordhur 850 krerë bagëti dhe janë dëmtuar të mbjellat në një sipërfaqe prej 1,400 hektarë tokë. Më të dëmtuarat ishin Saranda, Finiqi, Delvina. Banorët presin dëmshpërblim nga Qeveria.
11 Dhjetor, 14:42 -
Media britanike: Tirana, qyteti më i preferuar evropian për britanikët, fluturime direkte nga Liverpuli në 2026
Turistët që duan të mësojnë rreth historisë së vendit, mund të vizitojnë disa nga muzetë duke përfshirë Muzeun Historik Kombëtar, si dhe Bunk’Art, i cili është një ish-bunker i Luftës së Ftohtë, në periferi të qytetit - i transformuar në një muze historie dhe arti bashkëkohor.
11 Dhjetor, 08:31 -
Territoret, ushtarët dhe rindërtimi! Dy planet e paqes në Ukrainë në zemër të konfliktit
Për rindërtimin e Ukrainës, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë rënë dakord bashkërisht të përdorin fondet shtetërore ruse të sekuestruara në Belgjikë. Propozimi fillestar kërkonte 100 miliardë euro, por shuma tani do të rritej.
11 Dhjetor, 07:24 -
-
-
-
Parajsat fiskale për pensionistët italianë! Largimi nga Portugalia, pse Spanja, Shqipëria dhe Hammameti janë destinacionet e preferuara
Shqipëria po rritet, me një eksod nga Portugalia. Midis viteve 2018 dhe 2024, pati një rënie prej 23% në largimet nga ata që zgjodhën të zhvendoseshin për arsye tatimore ose sepse kostoja e jetesës është më e ulët. Dhe 43% e atyre që largohen janë jo-italianë.
8 Dhjetor, 15:08 -
DALIN BISEDAT/ Belind Këlliçi me drejtorin e Albgas koordinojnë protestat kundër Ramës e Veliajt për Teatrin! Deputeti i PD: Unë gati, kur të doni
Belind Këlliçi komunikonte me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, teksa dyshohet për të organizuar protestat anti qeveri për prishjen e Teatrit Kombëtar. Report Tv ka zbuluar ekskluzivisht mesazhe mes Këlliçit dhe Arbër Avramit, majin e vitit 2020, kur Avramit i kërkonte deputetit të Berishës sjelljen e protestuesve.
8 Dhjetor, 13:20 -
Pirro Vengu inspekton Kampusin e ri të Akademisë së Forcave Të Armatosura: Investim që i shërben arsimit dhe sigurisë kombëtare
Kampusi i ri përfshin klasa të teknologjisë së lartë, auditorë, laboratorë, poligon stërvitor, pishinë, ambiente sportive dhe hapësira funksionale të standardeve të NATO-s, duke krijuar një mjedis të kompletuar akademik dhe profesional.
8 Dhjetor, 12:35
