-
IMT i konsideron të paligjshme, hiqen të gjitha strukturat e jashtme të bizneseve në stadiumin Air Albania
Strukturat e jashtme të lokaleve dhe restoranteve rreth e qark Arenës së futbollit në kryeqytet, të hequra prej ditësh nuk do të rikthehen. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, i cili ka urdhëruar largimin e tyre, i konsideron ato si të paligjshme
10 Qershor 2025, 18:29 -
-
-
-
Botërori 2026/ Goli na kthehet në 'gogol', Shqipëria barazon 1-1 në Letoni falë Strakoshës dhe autogolit! Zbehet ëndrra amerikane për Kombëtaren
Me mendje jo të kthjellët dhe këmbë të rënda, Shqipëria e futbollit nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Letonisë në Riga për ndeshjen e katërt në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026; duke komplikuar pozitat e saj për ëndrrën e madhe të një vendi në finalet e këtij kompeticioni që do zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
10 Qershor 2025, 15:29 -
-
-
-
Emigrantët sollën 251 mln euro për të afërmit e tyre në tre muajit e parë! BSH: Investimet e huaja direkte arritën në 362 mln euro
Të huajit investuan 362 milionë euro në Shqipëri në tre muajit e parë të këtij viti, me rritje prej 2% krahasuar me vjet. Banka e Shqipërisë thotë se pjesa dërrmuese e investimeve të huaja u përqendrua në sektorin e pasurive të paluajtshme.
10 Qershor 2025, 13:39 -
Turistët shpenzuan 874 mln euro në tre muajt e parë në Shqipëri
Turistët sollën me shumë para për buxhetin e shtetit në tre muajit e parë të këtij viti. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë në periudhën janar-mars të ardhurat nga pushuesit arritën në 874 mln euro ose 86 milionë euro me shumë se e njëjta periudhë vjet.
10 Qershor 2025, 13:31 -
-
-
-
-
Mot i kthjellët dhe i ngrohtë...ja sa do të shënojë termometri ditën e sotme
Moti parashikohet i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell në pothuajse të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës. Në lindje nuk do të mungojnë kalime vranësirash të pakta deri mesatare, të cilat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu përgjatë maleve gjatë pasdites
10 Qershor 2025, 07:33 -
Kallëzimi i Gjokës për fyerje, Berisha pyetet në SPAK dhe egërson sulmin ndaj gjyqtares: Mashtruese ordinere, duhej të ishte në burg
Prokuroria e Posaçme thirri këtë të martë ish kryeministrin Sali Berisha, për të dhënë llogari mbi akuzat e rënda ndaj gjyqtares Irena Gjoka, se ka marrë 500 mijë euro nga një ish-eksponent socialist. Njëjtë si vajza e tij Argita në janar Berisha nuk dha asnjë provë se ku i mbështeti akuzat por u tërhoq duke thënë se thjesht i kishte ngritur një pyetje gjyqtares.
10 Qershor 2025, 07:05 -
-
SPAK thërret sot Sali Berishën, do pyetet për kallëzimin e gjyqtares Irena Gjoka për akuzën e shpifjes (DOKUMENTI)
Sali Berisha është thirrur nesër në 10:00 në SPAK, për t’u përgjigjur pyetjeve bazuar në kallëzimin që është depozituar nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, për shpifje. Argita Berisha e akuzoi gjyqtaren se mori 500 mijë euro nga një eksponent i PS. Nëse nuk paraqitet, përballet me penalitete dhe shoqërim të detyruar. Reagon edhe avokati Gjokutaj
9 Qershor 2025, 18:29 -
Rinumërimi për rreth 40% të votave, Murrizi akuza Bardhit dhe Bylykbashit: Pranuat një ‘Kod Zgjedhor bastard’ për një karrige të qelbur në Kuvend
Myslim Murrizi kritikon ashpër kreun e Grupit Parlamentar të PD-së dhe përfaqësuesin në Reformën Zgjedhore, duke i akuzuar se kanë pranuar një ‘kod zgjedhor bastard’ që favorizon drejtuesit e PD-së.
9 Qershor 2025, 17:17 -
Zgjedhjet për presidenten e Urdhrit të Psikologëve, Treska refuzon të lirojë zyrën, fituesja kërkon ndërhyrjen e policisë
Tensione te Urdhri i Psikologëve të Shqipërisë. Valbona Treska refuzon që t’i lirojë zyrën presidentes së re Brunilda Laboviti. Kjo e fundit ka kërkuar ndërhyrjen e policisë, me argumentin se nuk po lejohet që të marrë detyrën e re.
9 Qershor 2025, 12:43 -
Pas trajnerit serb, edhe Djokovic nxjerr blof mediat e Beogradit për sfidën në Tiranë: Urime ekipeve për sjelljen
Mediat serbe e cilësuan si një “ferr të vërtetë” atë që ndodhi në duelin mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke u munduar të ekzagjeronin çdo gjë që ndodhi gjatë sfidës, edhe pse në fushë u tregua e kundërta.
9 Qershor 2025, 12:27
