Mediat serbe e cilësuan si një “ferr të vërtetë” atë që ndodhi në duelin mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke u munduar të ekzagjeronin çdo gjë që ndodhi gjatë sfidës, edhe pse në fushë u tregua e kundërta.
Por ishte vetë trajneri i ekipit serb, Dragan Stojkoviç që i nxori blof mediat, duke e cilësuar atmosferën në stadium si të mrekullueshme dhe se do kërkonte që e njëjta gjë të ndodhet dhe në Serbi.
Një gjë të tillë e tregoi dhe legjenda serbe e tenisit, Novak Djokoviç, i cili me anë të një postimi tregoi respekt për shqiptarët dhe sjelljen e treguar në fushë nga ana e futbollistëve.
“Respekti dhe loja e ndershme është gjithmonë e mundur! Urime të përzemërta të dyja ekipeve për sjelljen”, shkruhej në postimin e tenistit.
Komente


NE TE SHQIPERISE NUK URREJME ASKEND....GREQINE E URREJME SE NA KA VRARE NJEREZIT KOT..DHE PERZENE NE SHQIPERI...I KA MARRE TOKAT- SHTEPITE CAMEVE....SERBIA TE NDYSHOJE QENDRIMIN NDAJ SHQIPTAREVE...NUK I KEMI VRARE..ATA KANE ARDHUR NE SHQIPERI DHE NA KANE VRARE KOT PA I PATUR ASNJE BORXH.....NE NE SHQIPERI JEMI PAQESORE DHE DUAM TE JETOJME NE PAQE E MIREKUPTIM ME FQINJET....
Përgjigju