-
Një tjetër aleat akuzon kandidatët e Berishës se i kanë vjedhur votat, Elton Roshi kërkon rinumërim
Një tjetër aleat i Sali Berishës ngre dyshime mbi vjedhje të votave preferenciale. Elton Roshi, kandidat i Agrarëve në aleancën me Partinë Demokratike kërkon rinumërim të votave të tij.
4 Qershor, 17:22 -
Qeveria miraton ndërtimin e 2 centraleve fotovoltaike në Fier, 82 dhe 25 MW! Kompanitë që përfituan, kriteret dhe afatet e kontratave
Këshilli i Ministrave miratoi sot këto vepra që nuk janë koncesione, por sipërmarrje private dhe Qeveria i ka miratuar dy kërkesat e kompanive private, respektivisht për ndërtime në zonën e Povelçës dhe Boçovës. Afat 36 muaj ndërtimi dhe 49 vite përdorim. Çfarë pëfiton shteti
4 Qershor, 17:05 -
Qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës, trajnim çdo vit i 600 të rinjve, 250 punësohen! Trajtim me ushqim, pagesë e 1 vit kontratë pune në shtet (VKM)
Vendimi i plotë/ Qeveria miraton Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në administratën shtetërore dhe institucionet publike, me qëllim trajnimin 3-mujor dhe më pas punësimin me kontrata 1-vjeçare të të rinjve. Propozim i Ministrisë së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Kriteret, kushtet, afati dhe përzgjedhja. Çfarë parashikojnë 8 nenet e e VKM-së. Praktika dhe viti i kontratës do njihen edhe si vjetërsi pune
4 Qershor, 16:38 -
-
Pr/ligji në Kuvend: Të gjithë diplomatët në provim! Qeveria ngre akademi për të formësuar të rinj
Një ligj i ri për shërbimin e jashtëm të Shqipërisë, rrezikon karriget e diplomatëve aktualë në detyrë. Iniciativa e sjellë në Kuvend, parashikon që brenda një viti, të gjithë diplomatët, pa asnjë përjashtim, do të futen në provim për të testuar aftësitë e tyre. Ndërsa formimi i diplomatëve të rinj do të realizohet nga Akademia Diplomatike.
4 Qershor, 15:18 -
-
-
-
-
-
-
Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, 25 vite për bashkëpunëtorin
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 30 vite burg për Andrew Bode, ekzekutorin e biznesmenit Edmond Papa, dhe 25 vite për bashkëpunëtorin e tij, Alban Velo, për vrasje me paramendim në bashkëpunim. Ngjarja ndodhi në dhjetor 2022 në Tiranë, ku Papa u qëllua 9 herë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa motivi i vrasjes ishte hakmarrja.
4 Qershor, 12:07 -
Mbyllja e TikTok/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim në seancë publike, por rrëzon kërkesën për pezullimin e vendimit
Rrëzohet kërkesa për pezullimin e vendimit për mbylljen e TikTok. Por Kushtetuesja ka pranuar që ta kalojë çështjen për shqyrtim, e cila do të bëhet në seancë publike.
4 Qershor, 11:23 -
Report Tv siguron FOTOT e drogës së sekuestruar në Finlandë! Dërgohej nga 4 'kokat' shqiptare, kokainë 'lexus' e laboratorët për përpunim
4 kokat shqiptare të grupeve organizonin trafikun e drogës nga Shqipëria. Report Tv ka siguruar fotot e drogës që është sekuestruar në Finlandë, por edhe momente nga procesi i përpunimit të saj.
4 Qershor, 10:45 -
Ekzekutimi i anëtarit të Avdulajve në Durrës, dy në pranga! Sollën kontrabandë automjetin e përdorur nga autorët! Edhe një tjetër në kërkim (EMRAT)
5 persona janë identifikuar si të përfshirë në vrasjen e Ermir Dedjas. Dy të arrestuarit sollën kontrabandë automjetin e përdorur nga autorët. Një 33-vjeçar u shpall në kërkim, përveç dy të tjerëve të shpallur më herët.
4 Qershor, 09:59 -
-
Skemë mashtrimi në Elbasan, falimentuan 7 fasoneritë për të shmangur tatimet, arrestohen 3 biznesmenët, 2 në kërkim! Dëmi 14 mln lekë
Dy shqiptarë dhe një italian u arrestuan pasi dyshohet se për t’i shpëtuar detyrimeve tatimore, falimentuan në letra 7 fasoneri në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, por puna vazhdoi. 2 biznesmenë italianë u shpallën në kërkim, ndërsa dëmi që i shkaktuan shtetit është 14 mln lekë. Dyshohen të përfshirë edhe zyrtarë të tatimeve e Doganave.
4 Qershor, 08:24 -
-
'Jam e shokuar', Evi Kokalari 'shpërthen' ndaj Berishës: Flet për narko-shtet, por harron që dëmton Shqipërinë, jo Ramën
Evi Kokalari ka kritikuar ashpër Sali Berishën, duke thënë se deklaratat e tij në Europë dëmtojnë dinjitetin e Shqipërisë dhe jo Edi Ramën. Ajo tha se i vjen turp nga qëndrimet e tij dhe se shqiptarët e ndëshkuan më 11 Maj për këtë sjellje.
3 Qershor, 18:50 -
-
Fitoi 116 milionë euro gjatë karrierës, ylli i NBA dëbohet nga banesa pasi nuk pagoi qiranë e majme
“New York Post” raporton se Lamar Odom, i cili luajti për Clippers, Mavericks, Heat dhe Lakers gjatë karrierës së tij në NBA, u urdhërua të lironte shtëpinë me qira në Los Angeles, pasi nuk pagoi 45.000 dollarë qira të prapambetura.
3 Qershor, 14:00
