-
-
-
-
-
-
-
-
Më 15 dhe 16 maj Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian, TIA: Pasagjerët të paraqiten në aeroport 3 orë para fluturimit
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” këshillon pasagjerët që udhëtojnë në këto data që të planifikojnë paraprakisht dhe të paraqiten në aeroport te paktën 3 orë para fluturimit.
5 Maj, 18:05 -
‘Basti global’ për zgjedhjet në Shqipëri: Rama 97% favorit për Kryeministër në ‘Polymarket’, 78 mijë $ të investuara për të! Berisha 2% me 32 mijë $ 'mbështetje'
Edi Rama shihet si favorit absolut për të fituar zgjedhjet e 11 majit, sipas platformës globale të parashikimeve Polymarket. Me 97% të gjasave dhe mbi 78 mijë dollarë të investuara për të, Rama lë pas Sali Berishën me vetëm 2% dhe 32 mijë dollarë mbështetje. Tregu ndërkombëtar reflekton pritshmëritë reale të përdoruesve që vënë bast me para për rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri.
5 Maj, 16:32 -
KQZ i përgjigjet ankesës së PD: Asnjë votues nuk ka marrë dy zarfe apo të ketë votuar dy herë! Mos publikoni të dhënat personale të punonjësve tanë
KQZ sqaron se ka pasur vetëm raste të prodhimit të shumëfishtë të zarfeve “B” për një zgjedhës, për shkak të një defekti teknik në shtypshkronjë nga ana e kompanisë kontraktuese, por jo përdorim të dyfishtë të tyre.
5 Maj, 15:45 -
-
PD rikthen strukturën për mbrojtjen e votës, Gjin Gjoni: Iu ndjekim këmba-këmbës! Pacaj: Babai i kandidates e kreu i PS u kërcënuan me armë! 2 në kërkim
Partia Demokratike ngre strukturë të paligjshme për mbrojtjen e votës në Lezhë. Kandidati i Berishës për deputet në Lezhë, ish-gjyqtari Gjin Gjoni, thotë se këto grupe kanë dalë në terren për të zbuluar rastet e blerjes së votave. Kandidati socialist Ermal Pacaj denoncoi në polici raste ku sipas tij njerëz të armatosur të PD-së, kanë kërcënuar zyrtarë socialistë apo dhe të afërm të tyre. Të paktën 2 persona janë shpallur në kërkim nga policia.
5 Maj, 12:45 -
Rama sërish thirrje emigrantëve në Greqi: Nga sot shërbimi postar do të funksionojë me orare të zgjatura! Dorëzoni zarfet sa më parë
Pasi iu bëri thirrje që të marrin zarfet zgjedhore dhe të mos humbin momentin historik të votimit nga jashtë, kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër njoftim të rëndësishëm për emigrantët në Greqi.
5 Maj, 11:45 -
-
‘Nuk më ekstraduat, erdha vetë’, Florenc Çapja në GJKKO: S’kam pasur SkyECC! S'kam lidhje me ekzekutimin e babë e bir, as tentativën e vrasjes së Sanxhaktarit! Lihet në qeli
Gjykata e Posaçme la në qeli Florenc Çapjan, të shumëkërkuarin e drejtësisë, i cili u deportua pak ditë më parë nga Dubai drejt Tiranës për llogari të autoriteteve shqiptare.
5 Maj, 10:26 -
Zvarritet sërish afera Partizani/ Seanca shtyhet pas zgjedhjeve, mbahet më 19 maj! Davidhi i rrëzon kërkesën për revokimin e vendimeve të Gjokës, avokati kërkon përjashtimin
Berisha ia del të shtyjë seancën paraprake të aferës Partizani pas zgjedhjeve të 11 majit. Davidhi duhej të jepte sot vendimin për kalimin e tij dhe dhëndrit për gjykim, por avokatët kërkuan përjashtimin e saj. Davidhi nuk pranoi kërkesën e mbrojtjes për revokimin e vendimit për pavlefshmëri të provave të marra nga Irena Gjoka. Ata kanë dorëzuar edhe një dokument ku pretendojnë se Gjoka, gjyqtarja e hetimit paraprak, rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh, por s’e ka deklaruar.
5 Maj, 10:09 -
-
Zgjedhjet e 11 majit, PD kërkesë KQZ e Ministrisë së Brendshme që të votohet dhe me ID të skaduara! 600 mijë qytetarë nuk i kanë rinovuar
Ndërsa vetëm 6 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, PD i ka bërë kërkesë KQZ e Ministrisë së Brendshme që qytetarët të votojnë edhe me ID të skaduara
5 Maj, 09:08 -
Problematikat në Greqi/ PD kërkesë në KQZ: Po krijohen hapësira për parregullsi e manipulim! Akuza PS-së për ndërhyrje
PD, me një kërkesë drejtuar KQZ, kërkon marrjen e masave për të shmangur vështirësitë që po krijohen për zgjedhësit, hapësirat për ndërhyrje dhe manipulim të procesit. Akuza ngre edhe ndaj PS për ndërhyrje.
5 Maj, 09:00 -
-
