-
PD kërkesë në KQZ, akuza edhe Celibashit: Nuk na keni vënë në dispozicion materialet filmike për të gjitha qendrat e votimit dhe për zarfet e diasporës! (DOKUMENTI)
Kjo kërkesë që mban datën 4 korrik në protokoll, që mes të tjerash vë në dijeni edhe faktorin ndërkombëtar të OSBE-ODIHR, përmban edhe ankesën ndaj kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, se jo vetëm nuk i vë në dispozicion materialet e kërkuara, por edhe në shumë prej tyre pamjet filmike kanë prerje, ku pretendohet qëllimisht, si pjesa e procesit të votimit
4 Korrik 2025, 17:03 -
Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur, Prokuroria e Fierit: Babai pranoi se ka kryer marrëdhënie vetëm një herë me të bijën
Prokuroria e Fierit ka ngritur akuzat për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” ndaj babait monstër, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12-vjeçare prej disa vitesh.
4 Korrik 2025, 14:59 -
-
-
-
-
‘Nuk është festë veç për SHBA!’ Akademia Politike e PS uron me këngë Edi Ramën për 61-vjetorin: Ndalu pak për ditëlindje se s'je robot, o shok! (VIDEO)
Këtë motiv ka gjetur Akademia Politike e Partisë Socialiste për t’i bërë një urim të veçantë dhe ndryshe kreut të selisë, duke i dedikuar edhe një këngë, që e shoqëron me një videoklip ku shfaqen momentet më pikante, nga fotot e Ramës fëmijë, te nisja e karrierës së tij politike, fitorja e zgjedhjeve të 11 majit në mandatin e katërt si kryeministër, apo edhe në atë që e portretizojnë si njeri të artit, ngjyrave dhe fjalës
4 Korrik 2025, 12:08 -
-
-
U shkarkua se i bënte gjyqet shpejt, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Shkodrës! Andri Ymeri largohet, apeloi duke ironizuar me fabulën e Kafkës
Pas dy dekadash si magjistrat, edhe pse Ymeri e kishte ankimuar vendimin e KPK të marrë në dhjetor 2022 për problemet në të tre shtyllat e vlerësimit, me një aplim prej 420 faqesh, ku nuk mungonte ironia duke portretizuar trupën gjykuese me fabulën e Kafkës për lepurin dhe ariun, KPA e gjeti të ligjshëm vendimin e shkallës së parë, duke e lënë në fuqi. Më 2014, KLD iu nënshtrua dhe procedimit disiplinor, mori masën e ‘vërejtjes me paralajmërim’
4 Korrik 2025, 11:45 -
-
Ekskluzive/ U ‘dogj’ nga dekriminalizimi, Kajmakut do i paguhen rrogat për 4 vite nga Bashkia Vorë dhe Këshilli i Qarkut! Fiton edhe 30 mijë € dëmshpërblim nga KQZ
Agim Kajmaku, ish-kryetari i PS në bashkinë Vorë, ka fituar betejën financiare me institucionet, 6 vite pasi u shkarkua si i prekur nga ligji i dekriminalizimit. Bashkia e Vorës dhe Këshilli i Qarkut Tiranë detyrohet t’i paguajnë Kajmakut të gjitjha pagat e një mandati 4 vjeçar. Ndërsa, KQZ detyrohet të paguajë 30 mijë euro dëmshpërblim. Gjykata: KQZ tejkaloi kompetencën, shkarkimi pa vendim të formës së prerë.
4 Korrik 2025, 10:27 -
-
-
-
-
FOTO/ 'Flakët e ferrit', ja çfarë mbeti nga Lamborghini i djegur me Diogo Jotën e të vëllanë brenda! Trupat u identifikuan nga familjarët dhe testet e ADN-së
Detaje të reja tronditëse zbulojnë rrethanat e ngjarjes që i mori jetën yllit të Liverpoolit, Diogo Jota (Silva) dhe vëllait të tij, Andre. U desh analiza e ADN-së për të zbuluar identitetin e vëllezërve të djegur brenda Lamborghinit.
4 Korrik 2025, 08:27 -
Eduard Zaloshnja: Vdekjet nga krimi dhe të automobilistëve në nivelin e BE-së, të këmbësorëve, biçiklistëve, motoçiklistëve janë problem!
Ne kemi një problem të madh me vdekjet aksidentale të këmbësorëve/biçiklistëve/motoçiklistëve – plot 65 prej tyre humbën jetën gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me vetëm 26 në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Dhe kjo ka ndodhur kur numri i aksidenteve rrugore është ulur me 8%
4 Korrik 2025, 08:25 -
-
“Arratisja” e kapitalit, bizneset dhe individët shqiptarë kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit
Një raport i Institutit Ndërkombëtar të Vjenës për Studime ekonomike (wiiw) evidentoi se në vetëm 7 vjet investimet e Shqipërisë jashtë vendit janë katërfishuar, nga 393 milionë euro me 2017 në 1.57 miliardë euro në vitin 2024.
4 Korrik 2025, 07:54 -
Temperatura deri në 39 gradë Celcius...ja vendet më të nxehta
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore.
4 Korrik 2025, 07:16
