Pas ultimatumit të qartë të dhënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale kanë paraqitur dorëheqjen pranë Kryebashkiakut Ermal Dredha.

Burime nga brenda Bashkisë bëjnë me dije se menjëherë pas largimit të Ramës nga ambientet e institucionit të enjten, Kryetari Dredha ka mbledhur të gjithë drejtuesit dhe ka kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e tyre.

Ndërkohë, Kryeministri ka ngritur dy grupe pune për të çuar përpara procesin e reformimit dhe analizës së thelluar në nivel vendor:

    •    Grupi i parë, i përbërë nga Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe Pirro Vengu, do të ketë në fokus analizimin dhe vlerësimin e performancës së drejtuesve rajonalë. Sipas Ramës, çdo drejtues që nuk ka kryer detyrën ashtu siç duhet, duhet të japë dorëheqjen, ndërsa zëvendësuesit e tyre do të kalojnë në një periudhë prove tre-mujore për të vërtetuar aftësitë e tyre.   

•    Grupi i dytë, ku bëjnë pjesë Brisilda Çakerri, Zamira Sinaj dhe Evis Alushi, do të analizojë emrat e mundshëm për drejtuesit e rinj të Bashkisë së Vlorës.

Kryeministri ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për të gjithë drejtuesit, si dhe të jenë gati emrat konkretë për zëvendësimet, duke u bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë.

Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura në Bashkinë e Vlorës, shumë prej pjesëmarrësve kanë qenë të thirrur personalisht nga vetë Kryeministri. Të pranishëm kanë qenë edhe deputetët e Qarkut, ku dy prej tyre, Erjona Ismaili dhe Zamira Sinaj, kanë qenë mjaft kritikë ndaj punës së Bashkisë. Në sy të të gjithëve, ato janë ankuar për vonesat dhe zvarritjet që, sipas tyre, po bëhen në zgjidhjen e problematikave të qytetarëve.

Reformimi në administratën lokale të Vlorës pritet të sjellë një “pastërti” të thellë në radhët drejtuese, teksa Kryeministri ka paralajmëruar qartë se askush nuk do të mbajë postin nëse nuk e justifikon me punë konkrete.

EMRAT e 21 drejtorëve që ikin
1- Zambak Selmanaj  drejtor i Infrastrukturës dhe Urbanistikes
2-Olsi Durrolli drejtor i përgjithshëm i Ekonomisë
3- Dorjan Demiri drejtor i përgjithshëm Juridik
4- Kozma Mali drejtor i Financave
5- Emiljano Ismalili drejtor i policisë bashkiake
6-Sokol Kananaj Drejtor i tatimeve pranë bashkisë
7-Jovan Jaupaj drejtor i Aseteve
8-Arlinda Tepelena drejtor i Turizmit
9-Dorjan Xhelili drejtor NSHP
10Francesko Tozaj drejtor i Pastrimit
11-Endri Rrokaj drejtor i Gjelbërimit
12-Anila Hitaj drejtoreshë e shtëpisë se foshnjës
13-Irena Stasa drejtoreshë e Shërbimeve Sociale pranë bashkisë
14-Elida Grabova drejtoreshë e shtepise per personat me probleme mendore
15-Lorela Ballaj  drejtoreshë e Shtepise se fëmijëve me aftësi të veçanta
16-Ardian Vreshtazi drejtor i Emergjencave Civile
17-Sokol Toto drejtor i teatrit Petro Marko
18-Genci Demiraj drejtor i Pallatit të Kulturës
19-Laura Brinja drejtoreshë e burimeve njerëzore
20-Igli Zahaj i drejtor i IMT
21- Elona Merkaj drejtore e Pallatit të Sportit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:06
Vlorë/ Rama kërkoi lirimin e hapësirave publike në lagjen historike Muradie, policia bashkiake ‘zbarkon’ në zonë

1751623641_vl.JPG

Jo vetëm furtunë në bashkinë e Vlorës me shkarkime drejtuesish dhe paralajmërime por edhe ultimatum për biznesin vendas në lagjen e vjetër Muradie. Kryeministri Edi Rama një ditë më parë konsumoi një kafe në lagjen turistike të transformuar të Vlorës, por ajo që vuri re është mungesa aty e hapësirës për të kaluar dhe zaptimi i kësaj të fundit nga bizneset si bar kafe dhe restorante.

Kaq ka mjaftuar që të urdhërojë për lirimin e hapësirës publike në Muradie nga karrige, stola, frigorifer, çadra etj. Menjëherë sot në këtë zonë ka zbarkuar policia bashkiake për lirimin e hapësirës publike.

Momentalisht të gjithë drejtuesit e bizneseve po njoftohen për këtë gjë dhe më pas do të vijojë largimi i të gjitha atyre gjërave që zënë rrugën. Madje mësohet se Rama ka dhënë edhe urdhër për kufizimet, matjet se deri kur duhet të qëndrojnë hapësirat e biznesit.

Ora 11:50
‘Ultimatumi’ i Ramës/ Kush janë 21 drejtorët e dorëhequr në Bashkinë e Vlorës, Report Tv siguron emrat

Report Tv ka siguruar emrat e të gjithë drejtorëve që dhanë dorëheqjen në Bashkinë e Vlorës, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.

1- Zambak Selmanaj  drejtor i Infrastrukturës dhe Urbanistikes
2-Olsi Durrolli drejtor i përgjithshëm i Ekonomisë
3- Dorjan Demiri drejtor i përgjithshëm Juridik
4- Kozma Mali drejtor i Financave
5- Emiljano Ismalili drejtor i policisë bashkiake
6-Sokol Kananaj Drejtor i tatimeve pranë bashkisë
7-Jovan Jaupaj drejtor i Aseteve
8-Arlinda Tepelena drejtor i Turizmit
9-Dorjan Xhelili drejtor NSHP
10Francesko Tozaj drejtor i Pastrimit
11-Endri Rrokaj drejtor i Gjelbërimit
12-Anila Hitaj drejtoreshë e shtëpisë se foshnjës
13-Irena Stasa drejtoreshë e Shërbimeve Sociale pranë bashkisë
14-Elida Grabova drejtoreshë e shtepise per personat me probleme mendore
15-Lorela Ballaj  drejtoreshë e Shtepise se fëmijëve me aftësi të veçanta
16-Ardian Vreshtazi drejtor i Emergjencave Civile
17-Sokol Toto drejtor i teatrit Petro Marko
18-Genci Demiraj drejtor i Pallatit të Kulturës
19-Laura Brinja drejtoreshë e burimeve njerëzore
20-Igli Zahaj i drejtor i IMT
21- Elona Merkaj drejtore e Pallatit të Sportit