-
U rrëzua në kanionet e Gjipesë, shpëtohet pas rreth 24 orësh turisti polak: Shkova të bëja foto se ishte pamje e mrekullueshme, ndihma më erdhi në kohë rekord
Shtetasi polak i cili ra dje në kanionet e Gjipesë, është nxjerrë nga forcat zjarrfikëse dhe është në gjendje te mirë shëndetësore. Ai është transportuar me barelë nga forcat e policisë së Vlorës, dhe po dërgohet në spital për kurim të mëtejshëm. Në ndihmë të shtetasit Polak dhe për nxjerrjen e tij nga kanioni kanë shkuar edhe alpinistë të ardhur nga Vlora, po ashtu dhe infermierë
9 Prill 2022, 07:49 -
