-
-
Dhëndri Malltezi akuza gjyqtares Flojera Davidhi që u lavdërua nga Berisha kur e nxori nga arresti shtëpiak, qëndrimet e Familjes për drejtësinë sipas interesave të saj
Raporti hipokrit i Familjes Berisha me drejtësinë nuk ndryshon. Çdo gjyqtar dhe prokuror që mer një vendim në favor të saj, lavdërohet nga Sali Berisha si i pakapur nga narkoregjimi, me integritet dhe i panështruar.
19 Maj, 18:43 -
Raporti i KE: Ekonomia e Shqipërisë po ngadalësohet në 3.6%! Lufta tarifore? Shqipëria preket nëse dëmtohet Evropa
Ulja e vrullit turistik, mbarimi i reformës së pagave, emigrimi si dhe pasiguritë e shtuara gjeopolitike, pritet të ngadalësojnë ekonominë e Shqipërisë gjatë këtyre dy viteve. Komisioni Evropian thotë se ekonomia shqiptare rritet me 3.6% këtë vit, dhe 3.5% vitin tjetër.
19 Maj, 12:58 -
Lufta ndaj krimit/ ‘Përplasje’ Manja-Dumani! Ministri: Struktura të reja për çështjet komplekse! Kreu i SPAK: Rekomandimet subjektive, të vështira për t’u zbatuar
Prezantimi i rekomandimeve të qeverisë për të forcuar luftën ndaj kriminalitetit, u shoqërua me përplasje mes Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe drejtuesit të SPAK Altin Dumani. Në prokurorinë e Përgjithshme, Manja shpalosi 8 shtylla rekomandimesh, të cilat për kreun e SPAK, janë të paplota.
19 Maj, 11:33 -
Si ndikoi vota e diasporës? PS vetëm 1 mandat plus në Vlorë, Shehaj ‘shpëtoi’ në Tiranë! Lapajt iu ‘dogj’ 1 deputet në Fier për 520 vota! Rama mbështetje 9% më shumë se në vend, Berisha 11% më pak
Votat nga Greqia nuk patën asnjë ndikim në shpërndarjen e mandateve (megjithëse ishin shumë afër ndikimit të mandateve në Lezhë). Me votat e diasporës, Shehaj e "çimentoi" mandatin e 2-të në Tiranë, që e kishte siguruar me votat e këtushme. Emigrantët i besuan PS, që morën mbi 61% të votave. Berisha është votuar vetëm nga 23% e shqiptarëve që jetojnë jashtë.
19 Maj, 11:13 -
-
Eduard Zaloshnja: Përmbledhje me 8 shifra kryesore për zgjedhjet e 11 majit
Rënia e pjesëmarrjes së këtushme ndikoi shumë tek koalicioni kryesor opozitar (PD-ASHM), i cili pati një rënie prej 250 mijë votash (përjashtuar diasporën), krahasuar me votat që morën partitë përbërëse të tij në vitin 2021.
19 Maj, 10:39 -
Paradoksi / Krerët e drejtësisë do raportojnë para Gjin Gjonit në Komisionin e Ligjeve, pse mbahet sekret dosja e Vetingut për sheikun e gjyqësorit
Dyshimet që Gjin Gjoni nuk ka një diplomë të rregullt dhe të vlefshme të arsimit të lartë thellohen më tej nga disa fakte dhe rrethana të tjera. Në maj të vitit 2013, Gjin Gjoni u bë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku u detyrua të publikonte CV-në. Në CV shkruante se kishe kryer Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, gjatë vitit 1993-1994, kur dihet se kohëzgjatja e studimeve të larta është 4 vjet.
18 Maj, 18:23 -
Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në 'shtëpi bari': Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)
Klevis Kurti dhe Eljohn Mozhika, të dy 22 vjeç, kujdeseshin për një numër bimësh që arrinte në rreth 900 në një shtëpi bari në Eastbourne. Ata i ujisnin dhe përkujdeseshin për bimët, ku ndiznin dhe fiknin dritat në orare të ndryshme për të mos ngjallur dyshime
18 Maj, 16:59 -
Meta mesazh nga qelia pasi nuk fitoi: Nuk zgjedh t’i marr karrigen në parlament Blushit dhe Xhixhos! Faleminderit 8 mijë 'heronjve' që më votuan
Kryetari i Partisë së Lirisë ka reaguar për rezultatin e dobët zgjedhor që arriti më 11 maj, duke mos e siguruar dot mandatin e deputetit nga lista e hapur e qarkut të Tiranës, për aleancën PD-ADSHM, ku bënte pjesë. Ai refuzon që të pranojë mandat në rrugë tjetër, përveçse votës së lirë të qytetarëve.
18 Maj, 14:39 -
Bëri fushatë për kushëririn që kandidoi për Berishën, Policia zbardh detajet: Në ambientet e ish-kryebashkiakut Elvis Rroshi u sekuestruan telefoni, fatura, kupona nafte e lista zgjedhësish! (EMRAT)
Policia e Shtetit ndan detajet e operacionit të djeshëm, me urdhër të SPAK. Provat u gjetën në një ambient në pronësi të tij, ish-kryebashkiaku i Kavajës nën hetim për korrupsion zgjedhor. Edhe 4 të tjerë nën hetim, u gjetën gjithashtu fatura, kupona, DVR dhe një pistoletë manovër. Dyshohen për korrupsion zgjedhor, në blerje votash. Elvis Rroshi u pa edhe në mitingun e PD-së më 25 prill në Kavajë, teksa mbante kapuç sportiv në kokë! Kush janë 4 të dyshuarit e tjerë
18 Maj, 09:47 -
Samiti i VI-të i Komunitetit Politik, Rama ndan ‘buqetën’ me shkrepjet më pikante nga eventi: Foto-albumi i mikpritjes shqiptare për Europën!
Duke shfrytëzuar pikërisht këto shkrepje artistike, kryeministri Rama ka gjetur rastin sot, që me një postim të radhës në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, të ndajë një ‘buqetë’ fotosh pikante nga ky event historik për Shqipërinë
18 Maj, 09:05 -
Numërimi i votave nga Greqia drejt fundit/ PS thellon diferencën me 66 mijë vota, PD ruan mandatin e katërt në Lezhë me 73 vota, PS të 12-in në Fier! Demokratët shfaqin festë dhe arrogancë, socialistët i urojnë
Numërimi i votave nga Greqia vijon në më pak se 7 mijë zarfa të mbetur, PS thellon rezultatin me mbi 66 mijë vota para. Në total PS ndodhet 313 mijë vota para PD! Trendi i votave në favor të socialistëve, i rrezikoi një mandat PD-së në Lezhë, e mban vetëm me 73 vota diferencë. Rezultati mbeti 4 me 3 për PD, demokratët festojnë me arrogancë për mbajtjen e mandatit, pritet vetëm zyrtarizimi nga KQZ. Socialistët urojnë kandidatin Piroli që mbajti mandatin, shtrëngojnë duart. PS e ruan mandatin e 12 në Fier, Lapaj mbetet me 1 deputet
17 Maj, 14:21 -
Austria shpallet fituese e ‘Eurovision 2025’, Shqipëria me 'Zjerm' në vendin e tetë! Izraeli i dyti mes protestave pro-palestineze (VIDEO)
Përplasje në qendër të Bazelit mes policisë dhe protestuesve, disa prej tyre tentuan të hynin në skenë gjatë performancës së këngëtares izraelite. Celine Dion pritej të mbërrinte në Arenë, por nuk u shfaq. Shqipëria renditet e teta. Shkodra Elektronike interpretoi këngën “Zjerm”, një krijim unik që bashkoi elementë të muzikës elektro-pop me motive tradicionale shqiptare.
17 Maj, 09:30 -
-
Fatos Çoçoli: Rëndësia e samitit të sotëm në Tiranë
47 drejtuesit evropianë nuk ishin sot thjesht për periodicitet në kryeqytetin e Shqipërisë. Shqipëria është vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që zgjidhet si vend mikpritës i samitit të Komunitetit Politik Evropian. Vitet e fundit, vendi ynë ka qenë aktiv në struktura të larta ndërkombëtare, si në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si vend anëtar i përkohshëm, në drejtimin e OSBE-së, etj., dhe ka bërë mirë në këto struktura
16 Maj, 18:12 -
Sakrifica politike që nxjerr Metën nga qelia dhe e fut në Parlament
Renditja e Ilir Metës, në vendin e tretë në listën e hapur të koalicionit opozitar, hap mundësinë e futjes së tij në parlament dhe daljen nga burgu. Por jo për shkak të votave. Një skenar i tillë do të kërkonte sakrificën politike të dy emrave të Partisë së Lirisë që ndodhen në listën e sigurt, Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho, do duhet të dorëhiqen.
16 Maj, 10:39 -
Diaspora/ Mbyllet numërimi në të 12 qarqet për votat nga shtetet e tjera, pritet rezultati i zarfave të Greqisë! KQZ urdhëron numërimin e tyre
Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës nga të gjitha shtetet, ndërkohë që pritet të merret një vendim për 53 mijë votat e emigrantëve në Greqi, të cilat kanë mbetur peng deri më sot dhe pa numëruar për shkak të kontestimeve të PD. Ka përfunduar numërimi i zarfeve të diasporës për shtetet e Greqisë, pritet rezultati i votave të Greqisë pas urdhrit të KQZ për nisje të numërimit. Janë numëruar 75%, ose 147024 zarfa votash
16 Maj, 07:50 -
Nga bufat te videot me ai – revolucioni digjital i politikës shqiptare
Njerëzit e marrin veten shumë seriozisht – kjo ndoshta vjen nga nevoja për të ndjerë rëndësi. Në këtë logjikë, shikimet, pëlqimet dhe komentet përkthehen si kapital vëmendjeje. Nuk ka rëndësi nëse je i njohur për zgjuarsinë apo për marrëzinë, për mendimin apo për humorin e lehtë. Mjafton që të të klikojnë.
15 Maj, 21:21 -
-
KPK e kishte shkarkuar gjyqtaren e Gjirokastrës për pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin e vitit 2022 për Blerta Markun
KPA-ja ka lënë sot në fuqi vendimin e KPK-së i marrë tre vite më parë ndaj gjyqtares së Gjykatës Gjirokastër, Blerta Marku (Çibuku). Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin mbi ankimimin e bërë në dhjetor të vitit 2022
15 Maj, 16:12
