-
Harvard, dyert e mbyllura për studentët e huaj! Masa e re shtrënguese e Trump kundër universitetit: Duhet të largohen menjëherë
Administrata Trump mbyll dyert e Universitetit të Harvardit për studentët e huaj. Një njoftim i dërguar këtij universiteti prestigjioz nga sekretarja për Sigurinë e Brendshme, Kristi Noem, dhe i raportuar nga «New York Times», bën të ditur se janë refuzuar lejet për studentë dhe vizitorë jo-amerikanë:
22 Maj, 22:46 -
Korea e Veriut, dështon hedhja në ujë e anijes luftarake! Zemërimi i Kim Jong-un: Një krim që dëmton dinjitetin kombëtar
Ka përfunduar në një katastrofë hedhja në ujë e anijes më të re luftarake të Marinës së Koresë së Veriut: gjatë fazës së lëshimit (rrëshqitja në det nga skela e kantierit), një rampë që mbante pjesën e pasme të anijes u bllokua, trupi i anijes mori një goditje shumë të fortë, disa pjesë të kiles u dëmtuan rëndë dhe stabiliteti i trupit të anijes u komprometua.
22 Maj, 19:17 -
Zgjedhjet e 11 majit/ KSHZ 'çertifikon' rezultatet në qarqet Shkodër, Dibër, Korçë dhe Berat
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike miratoi Tabelat Përmbledhëse të Rezultatit për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në katër zona zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
22 Maj, 18:17 -
Zbardhet skema, si funksiononte grupi kriminal i Adi Çobës! ‘Bisha’ udhëzonte me SkyECC nga Durrësi! ‘Rrjeti’ i shqiptarëve përpunonin drogën, italianët e shisnin
Nga Durrësi, Adi Çoba jepte direktivat për trafikun e drogës drejt Italisë. Me 4 nofka, Çoba komunikonte me anëtarët e grupit përmes SkyECC. Në Itali drogën e prisnin anëtarët shqiptarë, të cilët e përpunonin dhe ia shpërndanin italianëve për ta shitur në treg. Më pas, paratë e fituara i sillnin në Shqipëri përmes linjave të autobusëve.
22 Maj, 14:18 -
-
Sulme kibernetike sistemeve të KQZ gjatë zgjedhjeve, Celibashi: Të organizuara nga jashtë, zero implikim, i zmbrapsëm! Pretendimet e PD për diasporën? S’ka vota të trafikuara
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përballur me sulme të forta kibernetike në të gjitha sistemet e saj online të zgjedhjeve. Ilirjan Celibashi tha këtë të enjte se sulmet erdhën nga jashtë vendit. Sa takon votës së diasporës, kreu i KQZ deklaroi se Komisioni ka bërë një punë model, ndërsa DHL do të penalizohet për shërbimin që nuk e ka bërë siç duhet.
22 Maj, 12:46 -
-
Nisin 'ethet' e finales te Interi, 300 mijë kërkesa për bileta! Çmimet online rriten ndjeshëm, deri në 32.000 euro
Vetëm 18 mijë vende të disponueshme për klubin e Interit, i cili shpërbleu tifozët e tij besnikë. Vendet ‘neutrale’ të UEFA-s janë shitur. Në faqet e palëve të treta, i njëjti vend kushton shumë më pak në sektorin e PSG sesa në sektorin e Interit.
22 Maj, 10:14 -
“Pesha” e diasporës! Braçe, kandidati “kampion” i votave nga emigrantët! Zhgënjejnë liderët e listave të hapura
Vota e diasporës ndihmoi më së shumti Partinë Socialiste dhe kandidati më i votuar jashtë vendit i të gjitha forcave politike është Erion Brace, ndërsa nga demokratët Bardh Spahia. Nga drejtuesit e partive, në krye është Lapaj, ndërsa Lulzim Bashën e votuan vetëm 97 emigrantë.
21 Maj, 18:15 -
-
-
Operacioni 'Ura'/ Antimafia italiane zbardh detajet: Grupi u fundos nga 3 të penduar të drejtësisë, mes tyre Nuredin Dumani! Trafikuan tonelata me drogë prej 2016! Çfarë u sekuestrua
Tre bashkëpunëtorë të drejtësisë kanë "fundosur" grupin kriminal të përbërë nga shqiptarë dhe italianë për trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave. Report TV mëson se njëri prej tyre është Nuredin Dumani.
21 Maj, 13:27 -
Disfata elektorale/ PD ankohet përmes kompanisë së lobimit në SHBA: Hetim ndërkombëtar për zgjedhjet dhe qeveri teknike
Sali Berisha po përdor kompaninë e tij të lobimit në SHBA për të bindur qeverinë amerikane se zgjedhjet e 11 majit u manipuluan. Një dokument prej 7 faqesh i siguruar nga Report TV, është dërguar në Uashington para 5 ditësh.
21 Maj, 11:02 -
Mungon vetëm zyrtarizimi, detajet e kontratës së Igli Tares me Milanin! Trajneri i ri dhe futbollistët që pëlqehen nga shqiptari
Pavarësisht se ende nuk është prezantuar zyrtarisht, Tare ka nisur menjëherë punën, duke u përfshirë në një nga çështjet më urgjente për Milanin; zgjedhjen e trajnerit të ri që do të pasojë Sergio Conceiçaon.
21 Maj, 09:46 -
Megaoperacion Shqipëri-Itali/ ‘Çmontohet’ grupi kriminal me bazë në Durrës, në kërkim 'Visi i Pojës'! 52 masa sigurie, ekzekutohen 42! Trafik droge me vlerë 7 mln euro (VIDEO)
Një prej grupeve më të fuqishme kriminale në Durrës dhe 2 nëngrupe të tjera me qendër në Bari Itali, që bënin trafikun ndërkombëtar të drogës në Evropë e deri në Amerikën Latinë është shkatërruar nga një megaoperacion i SPAK dhe antimafias italiane. GJKKO dhe Gjykata e Barit konfirmuan 52 masa sigurie, 49 prej të cilave arrest me burg. Në Shqipëri janë sekuestruar edhe miliona euro pasuri.
21 Maj, 08:24 -
Një shqiptar mes të ndaluarve për komplotin kundër zgjedhjeve në Venezuelë, akuzohet për pagesa nga SHBA (EMRI+FOTO)
Gjatë një konference për shtyp, Cabello theksoi se plani përfshinte vendosjen e mjeteve shpërthyese dhe detonatorëve elektronikë në ambasada, komisariate policie, spitale, shërbime publike dhe ndaj personaliteteve të shtetit venezuelian.
20 Maj, 21:51 -
-
Fushata/ 167 mijë dollarë vetëm për reklama në Facebook, PD kryeson listën, por humbi! ‘Top’ dhjetëshja që shpenzoi më shumë online, nga PS vetëm Sinaj
Opozita ka shpenzuar më shumë për fushatën online në Facebook. PD kryeson me 43 873 dollarë të shpenzuara për 90 ditë. Në listën ‘top 10’ edhe kandidatët, Jorida Tabaku, Grigels Muçollari, Belind Këlliçi e 3 kandidatë të Bashës. Nga socialistët në listë vetëm Vullnet Sinaj, i dyti më i votuari në qarkun e Vlorës.
20 Maj, 17:15 -
-
Sulmohet uebsajti i RTSH, mediat e Kosovës: E bënë hakerat serbë, postuan tituj 'Kosova është Serbi'
Radio Televizioni Shqiptar ka pranuar në rrjetet sociale vjedhjen e përkohshme të llogarisë së saj dhe lajmëron se po punon për rikthimin e sigurisë kibernetike dhe fshirjen e postimeve me përmbajtje të papërshtatshme.
20 Maj, 11:40 -
Mbyllet numërimi i votave/ Kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend! PS me 53 emra të rinj, PD me ‘gardën’ e vjetër
Mbyllet zyrtarisht numërimi për votën preferenciale të diasporës në Parkun Olimpik me kutinë e fundit të qarkut të Elbasanit. PS mori 83 mandate, 53 deputetë për herë të parë, 30 kanë mbajtur më herët pozicionin e deputetit. Koalicioni i Berishës vetëm 7 deputetë nga lista e hapur, 14 deputetë nga opozita futen për herë të parë në Kuvend, ndërsa 36 vendet e tjera i janë rezervuar besnikëve të Berishës.
20 Maj, 08:09
