-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arbër Paplekaj kërkon lirimin me kusht: Kam kryer shumicën e dënimit
Arbër Paplekaj, ish-efektivi i RENEA-s i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani, ka kërkuar lirimin me kusht nga qelia në Gjykatën e Durrësit. Xhuvani, u vra më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare
17 Qershor 2025, 14:45 -
-
-
-
-
-
‘Plumbi i artë’/ Alibej në GJKKO: Kishim Biznes kokaine me Dritan Gjikën, Suel Çela donte eliminimin tonë! Talo, trim që rrinte vetëm në Dubai! I pandehuri Hoxha: O Tommaso Buscetta!
Kreu i organizatës së fuqishme në Elbasan, Erion Alibej, rrëfen pse ndërmori sagën e hakmarrjes pas 'Masakrës së Bradasheshit' dhe aleanca me Nuredin Dumanin për eliminimin e kundërshtarëve. Bujar Çelën thotë se e vrau për hakmarrje ndaj të vëllait, Talo Çela. Misteri i ngarkesës me 530 kg kokainë që po vinte nga Ekuadori në Turqi, biznesi me Dritan Gjikën dhe pse u vranë i vëllai dhe miku turk. Tension me të pandehurin Xhuljan Hoxha, e krahason Alibejn me të penduarin Buscetta të 'Cosa Nostrës'
17 Qershor 2025, 11:11 -
Hapen 94 kutitë e Gramshit dhe Peqinit/ ‘Zhduket treni bullgar’, PD gjen vetëm mospërputhje të vogla
U hapën sot 94 kuti të Gramshit dhe Peqinit, por nuk u gjetën shkelje të rënda siç pretendoi PD. KAS do t’i vendosë kapak javën tjetër rezultatit për Elbasanin, ndërsa nesër do të nisë maratona e numërimit nga e para e të gjitha votave të qarkut Tiranë.
17 Qershor 2025, 07:03 -
Ndërlidhja energjetike e Shqipërisë, brenda vitit mbyllet interkonjeksioni 400 kv me Maqedoninë e Veriut! Po studiohet një e re me Greqinë
Pas linjave me Kosovën dhe Malin e Zi, ndërlidhja energjetike e Shqipërisë me vendet e rajonit po vijon me ndërtimin e interkonjeksionit me Maqedoninë e Veriut. Fundi i vitit pritet ta gjejë funksionale linjën e re, e cila sipas autoriteteve do t’i japë vendit nivel të shtuar sigurie energjetike. Paralelisht vijon puna për një tjetër lidhje me Greqinë por edhe për atë nënujore me Italinë.
16 Qershor 2025, 16:08 -
200 artistë të së ardhmes në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit
200 të rinj nga disa qytete të vendit, janë ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në një natë gala, në edicionin e tretë të “We are all made of stars”. Këtë vit, festivali ndau edhe trofe për më të mirët e çdo kategorie, si dhe vlerësime edhe për pedagogët.
16 Qershor 2025, 15:19 -
-
Saga e rinumërimit nis nesër, do hapen 2.323 qendra votimi për 4 qarqe! Ku rrezikohen mandatet dhe fituesit? Procesi kushton 21 mln lekë të rinj
Rinumërimi i votave nis nesër në stadiumin “Fahrie Hoti”. Të parat hapen 94 kuti të Elbasanit, ku do të bëhet krahasimi me materialet zgjedhore. Më pas do rinumërohen të gjitha fletët e votimit të qarkut Tiranë, Fier dhe në fund 360 kuti të qarkut Durrës.
16 Qershor 2025, 09:13 -
Kush është Albana Boksi, gjyqtarja shkodrane që do të shqyrtojë rekursin e çështjes Veliaj?
Albana Boksi, një nga gjyqtaret më me përvojë në Gjykatën e Lartë, do të jetë pjesë e trupës që do shqyrtojë çështjen ndaj Erion Veliajt, në një kohë kur emri i saj është lidhur me vendimmarrje të rëndësishme në sistemin e drejtësisë penale. Emri i saj është përmendur shpesh për çështjen e njohur si ‘El Clasico’, një hetim i madh për korrupsion në sistemin gjyqësor që preku gjyqtarë dhe prokurorë të lartë.
15 Qershor 2025, 22:38 -
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: ‘Voskopoja dhe bota përreth’, ’Në dorë të fatit’, ‘Faik Konica në shtypin frankofon, anglofon dhe italofon’
“Voskopoja dhe bota përreth (Një histori e dokumentuar)” nga Pëllumb Xhufi, “Në dorë të fatit” nga Goran Petrovic dhe “Faik Konica në shtypin e shkruar frankofon, anglofon dhe italofon të kohës (1899-1942) nga Aurenc Bebja janë titujt që sugjerojmë në rubrikën “Në librari” në Report TV. Ndërkohë, mund të ndiqni edhe rubrikën “Melodia e vargut”.
15 Qershor 2025, 11:41 -
-
Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Erion Veliajt
Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren Albana Boksi si relatore për rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim dhe po hetohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Në këtë rekurs janë përfshirë edhe disa biznesmenë të tjerë të çështjes, ndërsa data e shqyrtimit ende nuk është përcaktuar.
14 Qershor 2025, 21:51 -
-
‘Gerardio Bosio, ishte i pari dhe i vetmi dhe më i madhi i ndërtimeve të viteve 1935-1940 në Shqipëri’, historitë e panjohura të italianëve që projektuan Tiranën moderne
E dalë nga një prapambetje feudale mesjetare, Tirana, si e gjithë Shqipëria, ishte e etur për prosperitet në të gjitha drejtimet, aq më tepër në atë më të dukshmen, fushën e ndërtimeve. Po kështu edhe zelli i sipërmarrësve dhe kapitalit italian, i nxitur nga ekspansioni, ishte i papërmbajtshëm për të depërtuar në të gjithë jetën e vendit tonë.
14 Qershor 2025, 08:11 -
Sula për Report Tv: Devijimi i votës së kandidatëve të PD-së me urdhër nga lart! Socialistët po luten te Kisha e Laçit që ‘lakejtë’ të mos ikin nga Berisha
Deputeti Dashnor Sula analizon gjendjen e selisë blu në emisionin 'Studio Live' pas zgjedhjeve dhe fenomenin e devijimit apo orientimit të votës së kandidatëve brenda partisë. Mendon se problemi kryesor në PD janë njerëzit ‘servilë’ që i rrinë vërdallë Sali Berishës dhe e kanë katandisur partinë në një farsë, e cila rrezikon më tej të kthehet edhe në një shtojcë opozitare nëse vijon kështu. Deputeti: Edhe mua m'i morën votat në Elbasan më 2013-ën brenda PD-së, dhe ia dhanë kandidatit të PR-së!
13 Qershor 2025, 18:55 -