-
'Qershori një muaj i nxehtë', Anira Gjoni për Report Tv: Zjarret rrezikojnë 7 qarqe
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Skype, Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave tha se qershori do të jetë një muaj i thatë. E hëna shënoi 37 gradë, por në ditë në vijim temperaturat nuk do të kalojnë 34 gradë.
10 Qershor 2025, 14:55 -
Zgjedhjet/ Rinumërim 257 kutive në Durrës, mes tyre edhe diaspora! Verifikim edhe 60 kutive për Kalanë, pretendime se Ndoja u vodhi votat
Pas Tiranës, Fierit dhe Dibrës, rinumërim do të ketë edhe në një pjesë të qarkut Durrës. 2 anëtarët e opozitës në KAS hapën kutitë që kërkoi PD, në dy KZAZ, si dhe 60 kuti të tjera që u kërkuan nga kandidati Aulon Kalaja, i cili po e bën betejën i ndarë nga partia e tij. Gjithashtu do të numërohet nga e para të gjitha votat e diasporës të ardhura për qarkun Durrës.
10 Qershor 2025, 14:37 -
-
-
-
-
-
‘Plumbi i Artë’/ Alibej në GJKKO: Qosja i ofroi 2 mln euro Dumanit për kokën time, Talo Çela na shpëtoi! Ja çfarë më thanë Plarent Dervishi në SKY ECC dhe 'Miri i Pojës'
Bashkëpunëtori i SPAK, Erion Alibej, i cili seancën e kaluar rrëfeu “Masakrën e Bradasheshit” më 2018 në Elbasan, ku iu vranë vëllai Endrit Alibej, xhaxhai e një mik turk, sot rrëfeu përfshirjen e një hoxhe si trafikant të armëve. Tregon se si gjurmonin edhe me qen Talo Çelën, që u shpëtoi. Dumani pajtoi një grup nga Fushë-Kruja. Biseda me Dervishin në platformën e koduar dhe fjalëkalimet. Alibej: Unë përdorja SKY dhe Enchro, kisha kodet 'Lizz', 'Kumi' dhe 'Noku'. Besmir Haxhia mori pjesë në 3 atentate ndaj familjes time
10 Qershor 2025, 11:34 -
SPECIALE/ Në Tiranë arkitektët më në zë të botës, pse Shqipëria është kaq tërheqëse
Për tre ditë me radhë, Festivali “Bukë dhe zemër”, bëri bashkë në Tiranë emrat më në zë të arkitekturës botërore. Shumë prej tyre, që ndanë përshtypjet me “Report TV”, e konsideruan një mundësi unike e po aq frymëzuese, ndërsa treguan së çarë e bën Shqipërinë kaq tërheqëse për idetë dhe projektet e tyre.
9 Qershor 2025, 19:32 -
Balliu për Report Tv: Gati të kandidoj për PD, Berisha të dorëhiqet, të respektojë statutin! Parti e humbësve serialë! Meçe: Sa të jetë Saliu, Parlamenti në krizë
Analiza politike në ‘Studio Live’ për situatën paszgjedhore dhe brenda Partisë Demokratike. Flasin kandidatja e Primareve në Elbasan, Alesia Balliu dhe analisti Arben Meçe. Balliu: Bashkë me Berishën të largohen edhe pleqtë e tjerë dështakë! Meçe: Berisha kërkon të bllokojë zgjedhjet me rinumërimin, PPE-të s’kanë të drejtë të dërgojnë mision faktmbledhës. Saliu bëri deputet ish-prokurorin e Durrësit të lidhur me bandën më të rrezikshme kriminale
9 Qershor 2025, 18:09 -
-
-
Trafiku ‘dhimbje koke’, Qibini: ARRSH të ndërhynte me kohë! Terminali i Kthesës së Kamzës të zhvendoset në Kombinat, unazë për Elbasanin
Eksperti Qibini, shpjegon për Report Tv se cilat janë shkaqet e trafikut. Thotë se rruga e Ndroqit duhet të kishte nisur më parë dhe Elbasani ka nevojë për unazë të madhe: Të ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në orarin e pikut, patrulla të shtuara. Të ndryshojë dhe koha e semaforëve, patrullime Polici Rrugore-Bashkiake
9 Qershor 2025, 14:37 -
Trafik i ‘çmendur’, mijëra pushues u bllokuan në ‘Balldre-Milot’ për 9 orë! Akset e tjera problematike në vend
Mijëra pushues nga Shqipëria e Kosova, të cilët kaluan fundjavën në plazhet e Shëngjinit e Velipojës u përballën pasditen e së dielës me një trafik kilometrik, në rrugën e kthimit. Afro 9 orë për të përshkuar vetëm 20 kilometra, në segmentin “Balldre-Milot”.
9 Qershor 2025, 14:14 -
‘Çajnë’ trafikun/ Shoferët e papërgjegjshëm parakalime të gabuara e shpejtësi! 9 të plagosur në aksidente, 5 drejtues të dehur në pranga
Gjatë të dielës kur shumë qytetarë që kishin pushuar në bregdetin shqiptar u bllokuan në trafik, veçanërisht ata që ktheheshin nga Shëngjini, policia rrugore ka ndaluar disa shoferë të papërgjegjshëm në qytete të ndryshme.
9 Qershor 2025, 12:55 -
Aksident i dyfishtë në Elbasan-Librazhd, 6 persona të plagosur! Një nga shoferët 80-vjeçar, një tjetër nën akuzë! Makina përfundon në lokal
Një prej drejtuesve ka qenë 80-vjeçar, kurse një nga tre makinat e përfshira në karambol ka përfunduar në lokalin që ndodhej buzë rrugës pas daljes nga rruga. Policia Rrugore procedoi penalisht drejtuesin e mjetit që dyshohet se ishte shkaktuari për aksidentin, një 28-vjeçar, kurse të plagosurit po trajtohen në spital, jashtë rrezikut për jetën
9 Qershor 2025, 11:52 -
Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me një person, si u dyfishuan në një dekadë
Analiza e të dhënave Cens 2023 mbi përbërjen e familjeve në bashkitë e Shqipërisë tregon një prirje të theksuar drejt familjeve me vetëm një anëtar, një fenomen që shfaqet me intensitet në të gjithë vendin dhe që sugjeron zhvillime demografike dhe sociale të vrullshme në vijim.
9 Qershor 2025, 07:48 -
-
-
-