-
Zgjedhjet/ Arbjan Mazniku në Report Tv: PS në Elbasan synon 9 mandate, PD lobim në SHBA për hallin e liderit të saj! Ku janë gjetur paratë?
Drejtuesi politik i PS për qarkun Elbasan Arbjan Mazniku, ka deklaruar se PS në Elbasan do të marr 9 mandate. Ai iu përgjigj edhe sulmeve të Tomor Alizotit se PD i cili kërcënoi PS duke thënë ‘Do t’ju hamë të gjallë’. Mazniku tha se Alizoti përdorur një gjuhë moçali tipike të kënetës.
1 Maj 2025, 17:45 -
Rama nga Kuçova: Jam garant të ruaj drejtësinë nga këneta! Ca kërkojnë votën ta mbrojnë SPAK-un nga unë, ca të tjerë thonë ‘do ju hamë të gjallë’
Rama është ndalur në Kuçovë ku ka folur për drejtësinë, duke thënë se është pika themelore për të hyrë në BE. Kreu i PS-së tha se ka një rrezik real për shpërbërjen e drejtësisë dhe se ai është i vetmi garant për ruajtjen e saj. Kryesocialisti nuk kurseu ironitë për deklaratat e Alizotit nga Elbasani, duke thënë se, kur i dëgjon tek flasin në atë mënyrë, e meritojnë t’u thuash çyrykë.
1 Maj 2025, 17:11 -
Edhe BE përgënjeshtron Sali Berishën pas lajmit se u hoqën emra banditësh nga raporti i OSBE-ODIHR: E pavërtetë, dezinformimi dëmton besimin e publikut në proceset demokratike
Pas djalit të presidentit amerikan, është Delegacioni i Bashkimit Evropian që përgënjeshtron Sali Berishën për një tjetër lajm të rremë. BE thotë se nuk është i vërtetë një artikull i botuar nga media e familjes së tij, se Ambasadori Silvio Gonzato, ka ndërhyrë duke hequr emra banditësh dhe policësh nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR, të përfshirë në krim elektoral.
1 Maj 2025, 15:22 -
-
-
-
VIDEO/ ‘Janë larguar 1 milionë lekë të rinj’, fjalimi ‘madhështor’ i kreut të PD së Belshit! Berisha i ‘ngjit sëmundjen’
Takimi i Sali Berishës me elektoratin në Belsh, Dumre dhe Cërrik nuk ka kaluar pa momente pikante dhe këtë herë nuk ishte kreu i PD-së që “u bë lëmsh”, por duket se ‘kjo sëmundje ngjitëse” i kaloi kryetarit të degës së Belshit, Bedri Qypi.
1 Maj 2025, 13:55 -
-
'Proda Matrix-i të mos i prekë zgjedhjet!' Berisha nga Belshi: Për çdo votë të vjedhur 1 vit burg, administrata larg patronazhistëve
Kryetari i PD ka vijuar turin e tij elektoral në fushatën përmbyllës në qarkun e Elbasanit, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Takimi i radhës pas Librazhdit dhe Prrenjasit ishte Belshi, Dumreja dhe Cërriku. Premton se do u kthejë paratë qytetarëve që ua ka vjedhur qeveria "Rama", teksa është bërë publike kontrata e lobimit të PD-së në SHBA dhe ende mbetet mister se nga u gjetën ato para: 'Do i bëjmë Belshin, Dumrenë dhe Cërrikun madhështorë!'
1 Maj 2025, 12:54 -
-
Sot finalja e Kupës së Shqipërisë! Egnatia për vazhdimësinë, Dinamo për lavdinë e zbehur! Tetova: Jemi 'të dënuar' për fitore
Këtë të enjte (1 maj) në orën 18:00 në "Elbasan Arena" do luhet ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamos, për edicionin e 73-të të këtij turneu.
1 Maj 2025, 12:04 -
-
‘Do t’ju hamë të gjallë...!’ Alizoti 'kërcënon' PS: Mundëm baballarët tuaj që kishin tanke e ushtri, analfabetë e maskarenj! Doktor jepi, se ty të kanë më shumë frikë (VIDEO)
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Elbasanit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Tomor Alizoti, të cilit Sali Berisha ia ngatërroi pozicionin e detyrës elektorale gjatë fjalës së tij në nisje, kërcënoi mazhorancën nga podiumi në mitingun përmbyllës në Librazhd-Prrenjas, se “do i hanin të gjallë”.
1 Maj 2025, 11:50 -
Drejt zbulimit të autorëve të atentatit me 4 të plagosur në Lundër? Grupi hetimor ka në duar 17 profile ADN-je
Grupi hetimor i plagosjes së 4 personave, mes të cilëve 2 personave, më 17 prill në Lundër ka në total 17 profile ADN mikse të gjetura në sendet që dyshohet se i përkisnin autorëve të atentatit në Lundër, mes tyre dy të mitur.
1 Maj 2025, 11:22 -
Berisha nga Elbasani: Denoncova Ramën në PPE, regjimi i tij armik i egër i votës së lirë! ‘Patronazhistët’ terroristë kriminalë
Pas samitit të PPE në Spanjë, Sali Berisha e përsëriti edhe në takimet elektorale në qarkun e Elbasanit qëndrimin e tij se krimi po ndërhyn në zgjedhje. Paralajmëron shpalljen terroriste të organizatës së Suel Çelës dhe të bandave të tjera
1 Maj 2025, 11:12 -
-
-
Shpërthim me tritol në një apartament në Elbasan, pronari inskenoi ngjarjen që të përfitonte azil në BE! Arrestohet duke u arratisur, nipi rrëfeu skemën (EMRI+VIDEO)
Burime zyrtare bëjnë me dije se pronari ka inskenuar ngjarjen që të përfitonte azil në BE. Policia zbardh ngjarjen pas shoqërimit të nipit. Xhaxhai po përpiqej të ikte me familjen në Greqi, për të kërkuar azil, pas shpërthimit me tritol në banesë. Policia zbardh detaje nga operacioni i koduar 'Inskenimi', informacione edhe nga inteligjenca informative
1 Maj 2025, 07:07 -
-
Kontrata e lobimit/ Kulluri për Report Tv: Kështu është kur partia përfundon në duart e Flamur Nokës! Nga u gjetën paratë? Koalicion pas zgjedhjeve me PD-në, por pa Sali Berishën
Kandidati i Djathtas për Zhvillim në qarkun e Vlorës, Edvin Kulluri, tha sot për "Studio Live" se kontrata e lobimit 6 mln dollarë e PD-së me kompaninë amerikane “Continental”, me pagesë gjoja nga “shqiptarë patriotë”, është edhe produkt i pasojës kur partia përfundon në duart e një njeriu si Flamur Noka. Kushti i vetëm i koalicionit për qeverisje me PD pas zgjedhjeve nëse fitojnë: Të mos jetë Sali Berisha kryeministër!
30 Prill 2025, 17:23 -
'Pas 11 majit Shqipëria do të jetë sërish madhështore', Ilir Meta: Narkoqeveria po plaçkit infrastrukturën
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim të bërë në Facebook, ka sjellë në rikujtesë projektin “Korridori 8”, duke e cilësuar si një ndër sfidat më të mëdha të mandatit të tij si kryeministër.
30 Prill 2025, 15:34