-
Rekord votash nga diaspora, avioni i fundit solli 25 mijë, përmirësohet Greqia, por prapë ngelet më problematike
Sot është shënuar rekordi i votave të mbërritura nga diaspora, rreth 25 mijë. Numri total i votave aktualisht në KQZ është 96,304. Vijon të mos ketë përmirësim numri i zgjedhësve që akoma nuk e kanë marrë pakon nga posta, i cili është 29,358.
30 Prill 2025, 15:25 -
Zgjedhjet/ Mbërrijnë 84783 vota nga emigrantët në KQZ, rreth 30 mijë zarfe janë ende pa u dërguar nga kompania postare
Rreth 15 mijë vota të dërguara nga emigrantët në 24 orët e fundit, Celibashi i kërkon kompanisë postare shpërndarjen e zarfeve të mbetura. Në total KQZ ka dërguar 245935 zarfe në total, nga të cilët konfirmohet se janë postuar në destinacion nga kompania e kontraktuar 216577 zarfe
30 Prill 2025, 11:40 -
‘2 mln lekë ose e vrasim’, 68-vjeçari merret peng në Tiranë! 5 autorët i kërcënojnë gruan dhe i marrin paratë, vihen në pranga! Dëshmia e njërit: Më ngacmoi të fejuarën
Merret peng 68-vjeçari në Tiranë. 5 persona në pranga. E morën me forcë në makinë dh e mbajtën të izoluar në një banesë braktisur për 5 orë. I kërcënojnë bashkëshorten për 2 mln lekë të rinj. Njëri prej autorëve pretendon se 68-vjeçari i ngacmoi të fejuarën.
30 Prill 2025, 10:50 -
-
-
Basha reagon për lobimin e Berishës: E vërteta nuk blihet me 6 mln dollarë! Nëse s'do e përdorte partinë për hallin e tij personal, sot opozita do ishte në pushtet(VIDEO)
Basha gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes për marrëdhënien e tij me Edi Ramën. Ai theksoi se kryeministri është përfshirë në një skandal me McGonigal, i cili është dënuar për korrupsion. Sipas tij, Rama ka përdorur gjithçka për të luftuar opozitën, ndërkohë që ai vetë ka qëndruar i pastër dhe pa kompromentuar parimet dhe interesat e qytetarëve.
29 Prill 2025, 18:46 -
-
Lidhjet me grupet ‘Çopja’ dhe ‘Çela’/ Pajtime Fetahu kërkoi lirimin si e sëmurë, Apeli i GJKKO lë në qeli ish-gjyqtaren e Elbasanit
Pas Gjykatës së Shkallës së Parë, edhe Apeli i Posaçëm Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, për lirimin nga qelia. Ish-magjistratja pati si argument në ankim shkaqet shëndetësore
29 Prill 2025, 13:15 -
VIDEO/ Egnatia - Partizani dhe Vllaznia - Dinamo, mësohen çiftet gjysmëfinale në 'Final 4' e Superligës
Në "Shtëpinë e Futbollit" në kryeqytet u hodh shorti për fazën gjysmëfinale të "Final 4", mini-turneut që do vendos edhe titullin kampion në Superligë për këtë edicion. Pas shortit goglat vendosën çiftet Egnatia - Partizani dhe Vllaznia - Dinamo.
29 Prill 2025, 12:08 -
-
Zgjedhjet/ Depozitohen 14 kallëzime penale për krime elektorale, 3 prej tyre i ka regjistruar SPAK dhe 7 OPGJ-ja! Dy denoncime nga partitë politike dhe një rast nga qytetarët
Regjistrohen 14 kallëzime penale në Prokuroritë me Juridiksion të Përgjithshëm, që kanë të bëjnë me fushatën elektorale dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Rastet në Tiranë, Fier, Sarandë, Durrës, Elbasan e Gjirokastër. vepra penale për pengim të subjekeve zgjedhore, dëmtim i materialit zgjedhor, përdorim i funksionit publik për veprimtari politike dhe kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
28 Prill 2025, 15:37 -
Kanabis me postë nga SHBA, prokuroria godet 8 raste në një muaj, sekuestrohen mbi 15 kg lëndë narkotike! 12 persona të arrestuar
Në total thotë prokuroria janë sekuestruar mbi 15 kg lëndë narkotike. Rastet janë zbuluar në Tiranë, Shkodër, Fier, Elbasan e Vorë, ndërsa janë 12 persona të arrestuar dhe të shpallur në kërkim.
28 Prill 2025, 15:33 -
-
Elbasani i rrëzoi ish-kryebashkiakut Safet Gjici kërkesën për lirim, Apeli i Tiranës pranon kërkesën për caktimin e ekspertëve! Do vendosin nëse është i sëmurë
Safet Gjici, i dënuar me 3 vite burg për korrupsion pasiv, pas video-skandalit seksual në zyrën e tij më 2023, kërkon lirimin e parakohshëm për shkak të sëmundjes. Avokati kërkoi caktim ekspertësh, i pranohet nga Apeli! Do kryejnë analiza nëse ish-zyrtari socialist ka probleme shëndetësor
28 Prill 2025, 12:02 -
Tiranë/ Incidentet në Partizani-Elbasani, nën akuzë 3 tifozët problematikë, njëri hodhi sende të forta në fushë, dy të tjerët mbanin lëndë piroteknike dhe thikë
Incidentet gjatë ndeshjes së vlefshme për Superligën shqiptare Partizani-Elbasani, e fituar nga të kuqtë ditën e djeshme, që u siguroi edhe futjen në Final Four për garën finale të titullit, u kanë kushtuar marrjen nën akuzë 3 tifozëve të rinj. Dy të tjerë merren nën akuzë pasi thyen xhamat e autobusit që qëndronte si instalacion në qendër të Kombinatit
28 Prill 2025, 11:46 -
Aktivitetet kulturore/ Këngëtari i njohur italian Gigi D’Alessio, koncert në pallatin e Kongreseve! Të rinjtë nga 6 qytetet e vendit, paradë tradicionale në Përrenjas
Këngëtari i njohur italian Gigi D’Alessio do të mbajë një koncert në Pallatin e Kongreseve në Tiranë mbrëmjen e kësaj të hëne dhe të martën, më 28 dhe 29 prill në orën 20:00. Artisti do të interpretojë hitet e tij më të famshme dhe këngët e reja nga turi Europian 2025.
28 Prill 2025, 11:17 -
Vota e diasporës/ Vijnë në Tiranë 70 mijë vota, posta nuk ua ka dorëzuar zarfin rreth 52 mijë emigrantëve
Të paktën 52112 votuesve, posta nuk ua ka dorëzuar ende zarfet zgjedhore, ose 21% e totalit të numrit të votuesve të diasporës shqiptare në 85 vende të botës. 245,935 zarfe janë të dorëzuara nga KQZ tek Posta
28 Prill 2025, 11:16 -
Java e fundit/ Tirana mposht Dinamon dhe shkon në play-out, Partizani në 'Final 4'! Skënderbeu dhe Laçi rrëzohen zyrtarisht nga Superliga
Skënderbeu dhe Laçi sezonin e ri do luajnë në Kategorinë e Parë, ndërsa Tirana ka edhe një shans për të mbijetuar pasi e mbylli sezonin në vendin e tetë (play-out).
27 Prill 2025, 17:28 -
-
Finalja e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, Manastirliu: Së shpejti festivali i gjuhës dhe shkencës
Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, nxënës, mësues, prindër dhe shumë të ftuar të tjerë.Ky konkurs është me rëndësi për të treguar se si e flasin, e shkruajnë dhe mendojnë në gjuhën shqipe nxënësit tanë që janë ata që do ta trashëgojnë të bukur dhe të pastër, siç të parët tanë na e kanë lënë ne.
27 Prill 2025, 15:15 -