-
Trafik droge brenda burgut të Elbasanit, Gjykata lë në burg tre personat nën hetim, me tyre edhe polici Ndriçim Kroi
Seanca gjyqësore është zhvilluar më datë 24 janar 2026, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Suela Lika, ndërsa gjykata urdhëroi që personat nën hetim të qëndrojnë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, me qëllim që të jenë në dispozicion të organit procedues.
27 Janar, 15:45 -
Aktivitetet kulturore/ Liza në Botën e Çudirave në TKOB, Anne Frank në ditën e kujtesës në Tiranë! Ekspozita ‘Marubi’ dhe ‘paraja rrëfen’
Shkolla e Baletit zhvillon dy shfaqjeve artistike në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Sonte në orën 19:00 do të mbahet Mbrëmje Gala, ndërsa nesër, më 28 janar në orën 19:00, “Liza në Botën e Çudirave”.
27 Janar, 14:22 -
Elbasan/ Varrezat në dyert e shtëpisë, banorët në protestë! Bashkia: Banesa informale, projekti do zbatohet
Në Elbasan, Bashkia ka nisur punën për zgjerimin e varrezave publike, por banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” që kanë shtëpitë pranë kërkojnë ndryshimin e projektit. Bashkia iu përgjigj negativisht kërkesës së tyre, duke thënë se faji është i tyre pasi kanë ndërtuar në mënyrë informale, pranë varrezave publike të qytetit.
26 Janar, 15:08 -
-
-
-
-
Përkujtohet 1 vjetori i ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopi Joani: Trashëgimia e tij është e gjallë mes nesh
Në këtë ditë përkujtimore morën pjesë krerë të komuniteteve fetare, ambasadorë, përfaqësues të lartë të Këshillit Botëror të Kishave, të Komunitetit të Sant’Egidios, të Qendrës së Krishterë Misionare në Amerikë, si dhe besimtarë të shumtë.
25 Janar, 17:26 -
Superliga/ KF Tirana fiton 1-0 kundër Flamurtarit në sfidën e mbijetesës, Teuta dhe Vora barazojnë 1-1 mes kaosit! AF Elbasani fut në krizë Dinamon
Goli i fitores së KF Tiranës u dedikua për vajzën e ndjerë të Freddy Alvarez, futbollistit bardheblu. Ndërkohë që Vora braktisi për disa minuta ndeshjen në shenjë proteste për vendimin e arbitrit.
25 Janar, 15:47 -
Parkimi dysh kundravajtje penale, dënim deri 1 vit burg! Në 6 muaj 268 raste në prokurori, shumica në Tiranë
268 shoferë që bllokuan qarkullimin me parkime dyshe u referua për 6 muaj në prokurori referuar nenit 293 të Kodit Penal, dhe rrezikojnë burgun. Por ligji aktualisht nuk është i plotë dhe në Kuvend pritet të kalojnë shtesa që e dënon deri në një vit burg bllokimin e rrugës me parkim të gabuar.
25 Janar, 15:40 -
Fatura e dëmeve të përmbytjeve mund të arrijë deri në 300 milionë euro
Me rreth 12 mijë hektarë tokë të përmbytur, vlera e dëmit në bujqësi nga prodhimi me shumicë te çmimet e tregut varion nga 14 deri në 30 miliardë lekë (300 milionë euro), sipas vlerësimeve paraprake të ekspertëve. Mbi 1570 banesa janë dëmtuar dhe infrastruktura e transportit ka pësuar shumë dëme.
25 Janar, 09:52 -
-
-
-
-
Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale
Ministrja Evis Sala tha se është bërë vlerësimi i nevojave për infrastrukturë, menaxhim dhe staf mjekësor në 7 punktet respektive në 7 rajone, ndërsa njoftoi fillimin e bashkëpunimit me Institutin prestigjoz të Tumoreve në Milano.
24 Janar, 13:07 -
Burgu i Fushë Krujës në rikonstruksion, 142 të dënuar transferohen në Peqin dhe Durrës
142 të dënuar të burgut të Fushë Krujës, janë transferuar në burgun e Durrësit dhe të Peqinit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaroi transferimet u bënë për shkak të rikunstruksionit që do të kryhet në burgun e Fushë Krujës.
24 Janar, 11:21 -
Trafik droge brenda burgut të Elbasanit/ Polici edhe shitës, merrte 100-200 euro në varësi të drogës! E dashura e të paraburgosurit merrej me pazaret jashtë (DOSJA)
Përgjime telefonike dhe ambientale, vëzhgime, dokumentime filmike, agjentë në terren dhe akte ekspertimi çuan në zbulimin e një grupi që mbushte me drogën paraburgimin e Elbasanit. I paraburgosuri Gerald Stamolla porosite nga qelia të dashurën e tij Esmeralda Komici ku të siguronte drogën, e cila e fuste në burg përmes polici Ndriçim Kroji.
24 Janar, 10:07 -
Korçë/ Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit dhe shitje të kokainës, në pranga 57-vjeçari! 14 të tjerë nën hetim, përfshirë dhe një efektiv
14 persona që gjendeshin në lokal janë vënë nën hetim për veprën penale “moskallëzim krimi” dhe 3 tjerë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi tentuan të fshihnin provat.
24 Janar, 09:26 -
-