-
-
Prokurorja Gjeli i cilësoi kritikat si linçim, Rama: Bëri ese filozofike për pafajësinë e ndërtimit pa leje (VIDEO)
Rama u ndal te ndërtimet pa leje, ku i është përgjigjur edhe prokurores Elsa Gjeli, e cila i është drejtuar me një shkresë zyrtare Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), ku shpreh shqetësimin për situatën e krijuar dhe kërkon një reagim institucional.
11 Korrik 2025, 10:15 -
-
Rama ‘ultimatum’: Brenda së hënës kryetarët e njësive administrative të shkarkuar! Qendër monitorimi për ndërtimet pa leje, Operator kombëtar për ujin e mbetjet
Rama u kërkon kryebashkiakëve të shkarkojnë të gjithë kryetarët e njësive administrative. Pas Vlorës, Durrësit e Fierit, kreu i qeverisë kërkoi shkarkimin e drejtorëve në Elbasan dhe Lushnjë. Kantieret e ndërtimit do të ketë monitorim me kamera dhe GPS. Arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit u hiqet licenca. S’ka furnizim me ujë e drita për objektet pa leje.
11 Korrik 2025, 09:30 -
Kritikat e Ramës për Thethin, prokurorja Gjeli ankim në KLP: Deklarata linçuese! Kryeministri: Hartoi ese filozofike për pafajësinë e ndërtimit pa leje
Pas kritikave të kryeministrit Rama për mosnisjen e hetimeve për një ndërtim pa leje në Theth, prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli i është drejtuar me një shkresë KLP-së. Ajo kërkon reagim ndaj deklaratave të Ramës, ndërsa vetë Kryeministri vijoi akuzat edhe në takimin me kryebashkiakët.
11 Korrik 2025, 08:43 -
Dorëheqjet pas ‘ultimatumit’ të Ramës, Bashkia Vlorë shpall pozicionet vakante për 12 drejtorë
Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ka publikuar në rrjetet sociale dhe në faqen zyrtare të institucionit listën e vendeve vakante për pozicionet drejtuese brenda bashkisë. Ky veprim shënon fazën e parë të dorëheqjeve të drejtuesve aktualë, një proces që sipas burimeve zyrtare pritet të përfundojë plotësisht deri më 15 korrik.
10 Korrik 2025, 20:23 -
-
Nuk filloi hetimet për rastin e Thethit, Manja i kërkon ILD-së procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli: Veproi në kundërshtim me ligjin! (DOKUMENTI)
Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, dhe kërkon nisjen e procedimit disiplinor ndaj saj, për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth. Vë në dijeni edhe KLP-në me materialin prej 8 faqe, ku jep shpjegime ligjore dhe juridike pse prokuroria e shkeli ligjin. Ministri Manja: Paaftësi dhe nxitim, u bazua te ligji që s'është në fuqi, nuk bëri hetime të thelluara dhe verifikime në terren. Cenoi rregullat e ushtrimit të hetimit ndaj kallëzimit të Policisë
10 Korrik 2025, 18:12 -
-
-
Rama për Ukrainën: Shqipëria s’mund të ndryshojë shumë në fushë-betejë, por ngelemi në ndihmë të Kievit! Duhet një plan i fuqishëm për paqen
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë për të marrë pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, që ka si qëllim mbështetjen për Ukrainën dhe rindërtimin e saj pas pasojave shkatërruese të luftës.
10 Korrik 2025, 15:56 -
-
Tirana e Vlora në aksion, lirohen hapësirat publike! Hiqen strukturat e jashtme e bizneseve te 'Piazza' (VIDEO+FOTO)
Aksionet për lirimin e hapësirave publike, vijuan edhe këtë të enjte, në qytete të ndryshme të vendit. Në Tiranë dhe Vlorë, inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, ndërhyri duke hequr nga trotuaret karriget dhe strukturat pa leje.
10 Korrik 2025, 15:06 -
U mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi dy turistët, gjendet trupi i pajetë i kapitenit Anamali! Qeveria e shpall Dëshmor të Atdheut
Kapiteni i anijes turistike, Arben Anamali u shpall sot Dëshmor i Atdheut. Arben Anamali humbi jetën në një akt heroik, duke shpëtuar dy turistë izraelitë. Shkodra përcjell nesër në banesën e fundit, njeriun që la pas një vepër të madhe humanizmi.
10 Korrik 2025, 14:36 -
-
Pas urdhrit të Ramës, dorëhiqen drejtorët e Bashkisë Durrës dhe krerët e Njësive Administrative! Largime edhe në Fier (Emrat)
Nuk ka vonuar shumë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama në Fier dhe Durrës, drejtorët e pushtetit vendor, nisën të paraqesin dorëheqjet te kryetarët e bashkive. Në Durrës, dorëheqje kanë paraqitur edhe kryetarët e njësive administrative.
10 Korrik 2025, 12:43 -
-
Inaugurimi i shtatores së Josif Budos në Kavajë, Berisha në Kavajë me Salianjin: Ramaduro po largon të rinjtë, shëtit me atlete të bardha në samite
Dy ditë pas lirimit nga qelia, Ervin Salianji u shfaq për herë të parë në publik pranë Sali Berishës. Të dy ishin në Kavajë, ku përkujtuan heroin e parë të revoltave antikomuniste, Josif Budo.
10 Korrik 2025, 11:50 -
Rama në Romë për Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, pjesëmarrës edhe liderët botërorë! Takimet me Melonin dhe Zelenskyn (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë, për "Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës 2025", ku marrin pjesë liderë botërorë, përfaqësues të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve financiare. Kryeministri poston foto me Melonin dhe Zelenskyn.
10 Korrik 2025, 11:11 -
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Skenar i përsëritur, kemi nevojë për një reformë tërësore të kontrollit të territorit
Tabaku theksoi nevojën urgjente për reforma të plota dhe tërësore në kontrollin e territorit, si dhe për një reformë të plotë në vlerësimin e pronës, duke kërkuar drejtësi për pronarët dhe një rol më të fuqishëm të pushtetit lokal.
10 Korrik 2025, 10:50 -
Reperi u ndalua në aeroportin e Zvicrës, mediat zviceriane: Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për Noizy-n
Noziy ndodhet në Zvicër që prej ditës së shtunë ku ishte nisur për të performuar në një prej klubeve vendase, ndërsa ndaj tij ende nuk është shpallur një vendim. Për më tepër, prezumimi i pafajësisë zbatohet deri në shpalljen e një vendimi përfundimtar.
10 Korrik 2025, 09:03

