-
Edhe Diella në Gjykatë Kushtetuese, do shqyrtohet në seancë plenare ankimimi i PD-së
Më 23 shtator, sikurse kishin paralajmëruar, demokratët depozituan padinë në Gjykatën Kushtetuese duke kundërshtuar dekretin e Bajram Begajt që në nenin 2 të tij autorizonte Kryeministrin Edi Rama për funksionimin e ministrisë virtuale.
27 Nëntor 2025, 22:49 -
Ekspozita 'Besa' në Bunk’Art 2, Edi Rama: Zoti bekoftë ata që shpëtuan hebrenjtë nga nazistët dhe Shqipërinë nga turpi!
12 histori të familjeve shqiptare që strehuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore rrëfehen në një ekspozitë të veçantë në “Bunkart 2” në Tiranë, përmes fotografive të Norman Gershman. Ekspozita synon të ruajë kujtesën e një periudhe ku Shqipëria doli nga lufta me më shumë hebrenj sesa kishte para saj. Kryeministri Edi Rama vlerësoi besën, këtë kod moral të shqiptarëve dhe zgjedhjen e tyre përballë nazizmit, ndërsa kuratori Carlo Bollino e cilësoi këtë kapitull si një nga historitë më të jashtëzakonshme të humanizmit shqiptar.
27 Nëntor 2025, 17:50 -
Erisa Xhixho për Report Tv: SPAK me dy standarde, Meta mbahet i izoluar, Balluku vijon detyrën! Buxheti 2026 nuk i shërben qytetarëve
Meta vijon të mbahet në izolim me arsyetimin e gjykatës se ekziston mundësia se ai të prishë provat hetimore apo të intimidojë dëshmitarët. Këtë rast, Xhixho e krahason me zëvendëskryeministren Balluku, e cila akuzohet për vjedhjen e miliona eurove dhe vijon të ushtrojë funksione politike.
27 Nëntor 2025, 15:08 -
-
Berisha: Vendimi për pezullimin e Ballukut, i ligjshëm! Duan t'i bëjnë presion gjykatës me ankimin në Kushtetuese
Në konferencën e sotme për mediat, kreu i Partisë Demokratike mbrojti GJKKO-në duke thënë se vendimi që ka dhënë ishte i ligjshëm, por Rama dhe Balluku janë vërsulur drejt Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar.
27 Nëntor 2025, 13:30 -
BBC Travel artikull për kulinarinë shqiptare: Si gjyshet kanë arritur të ruajnë dhe trashëgojnë recetat tradicionale
BBC përmend dy periudha që vunë në rrezik kulinarinë shqiptare, duke shtuar se ishin gjyshet ata që arritën ta mbanin 'gjallë'. Artikulli është shpërndarë edhe nga kryeministri Rama.
27 Nëntor 2025, 11:07 -
-
Lorenc Vangjeli: Basti 'i humbur' i Ramës, Berisha kalon Oqeanin e shkon në Amerikën …Latine
Njëri gjuhë brisk, tjetri gjuhë shpatë. Në mes të tyre qëndronte një kandidat për kryeministër, që priste të bëhej i tillë duke u ngjitur mbi shpatullat e njërit dhe mbas shpinës së tjetrit.
27 Nëntor 2025, 09:39 -
-
-
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në Shijak, Mat dhe Shkodër
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shijak, Mat dhe Shkodër, në kuadër të ligjit “Për paketën e maleve”.
26 Nëntor 2025, 18:30 -
VKM/ Qeveria miraton bonusin për pensionistët për këtë fundvit, varion 10 mijë - 15 mijë lekë në bazë të pensionit
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme vendosi të shpërblejë financiarisht pensionistët dhe përfituesit e kategorive të veçanta me rastin e festave të fundvitit. 15,000 lekë për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe disa kategori të tjera përfituesish dhe 10,000 lekë për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfitues të trajtimeve të veçanta.
26 Nëntor 2025, 18:21 -
Dëmet nga moti i keq, Rama: Po riparohen argjinaturat ujitëse dhe mbrojtëse në zonat e rrezikuara
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga riparimi i argjinaturave ujitëse dhe mbrojtëse nga zonat e rrezikuara nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit
26 Nëntor 2025, 14:27 -
Berisha: SPAK nuk shkeli ligjin, pezullimi i Ballukut i drejtë! Por, po e lejon të prishë provat
Berisha komentoi për herë të parë gatishmërinë e Ilir Metës për t’u pyetur për 21 janarin, duke thënë se kishte vetëm një skenarist të atyre ngjarjeve që është Edi Rama. Këtë të fundit, thotë se SPAK duhet ta kishte pezulluar bashkë me Belinda Ballukun për tunelin e Llogarasë, me një vepër të re penale ‘grup i strukturuar kriminal’.
26 Nëntor 2025, 13:23 -
-
PS nuk firmos ende për Avokat Populli, i beson Lefterie Leshit ‘kontrollin e Shërbimit Civil’
Këto javë, socialistët janë në test bujarie, nëse do të jenë të gatshëm të lëshojnë poste për opozitën. Zgjedhja e Avokatit të Popullit po shkon drejt fundit, dhe PS ende nuk po shpreh asnjë preferencë të sajën mes kandidatëve. 3 poste të tjera janë të hapura për marrëveshje, ato të 3 anëtarëve të Bordit të Bankës së Shqipërisë.
26 Nëntor 2025, 12:02 -
-
Pezullimi i Ballukut shkon në Kushtetuese, Spahiu: SPAK praktikë të re për zyrtarët e lartë! Tafani: Absurde të presësh vendimin e formës së prerë për të kërkuar masa
I ftuar në Repolitix me Denis Mingën në Report Tv, analisti Endri Tafani tha se është absurd që drejtësia të mos ketë mundësi të marrë masa për të penguar funksionarët e lartë të shtetit që akuzohen për vepër penale, që të mos prishin provat me anë të pushtetit që i jep posti, apo të vazhdojë veprën penale.
25 Nëntor 2025, 23:03 -
-
Vendimi i GJKKO-së për Ballukun në Kushtetuese, qeveria: Ndërhyrje në Ekzekutiv, ministri ka imunitetin e deputetit! Pengon punën e Këshillit të Ministrave
Qeveria argumenton se ky vendim cenon kompetencat e tre institucioneve kushtetuese: Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit. KM kërkon pezullimin vetëm të pjesës së vendimit që lidhet me pezullimin nga detyra të Ballukut, duke pretenduar se ky akt prek interesa të lartë shtetërorë e shoqërorë, si dhe të vetë individëve të përfshirë.
25 Nëntor 2025, 18:47 -
Përplasjet për zgjedhjet e 11 majit, PD i paraqet notë-verbale delegacionit të BE për Marta Kos
Bardhi thekson se po përcjell qëndrimin e opozitës në lidhje me deklaratën e bërë nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë konferencës për shtyp të datës 21 nëntor 2025 në Tiranë, ku deklaroi: “Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime, dhe kjo është një gjë e mirë për Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian.”.
25 Nëntor 2025, 16:56



