Meta takohet me kreun e Grupit të Miqësisë Shqipëri-SHBA: Të heqim taksimin e dyfishtë, do të sillte lehtësira në tregti

Meta takohet me kreun e Grupit të Miqësisë Shqipëri-SHBA:  Të heqim taksimin e dyfishtë, do të sillte lehtësira në tregti

Ilir Meta dhe Gary Peters

Presidenti i vendit Ilir Meta vijon me vizitat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ditën e sotme ai është takuar me kryetarin e Grupit të Miqësisë Shqipëri-SHBA në Senatin Amerikan, Senatorin Gary Peters.

Gjatë takimit të tyre, Meta i ka kërkuar Peters që të mundësohet heqja e taksimit të dyfishtë, mes vendeve pasi do të sillte lehtësira në tregti.

Falënderoj Peters për lidershpin e tij në Senatin e SHBA në dobi të forcimit të miqësisë me Shqipërinë dhe për mbështetjen e tij për komunitetit shqiptar në shtetin e Michigan. Kërkova mbështetjen e Peters për marrëveshjen e heqjes të taksimit të dyfishtë mes dy vendeve. Heqja e taksimit të dyfishtë do të sillte lehtësira në fushën e tregëtisë dhe investimeve. Meta i angazhuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhenieve Shqipëri – SHBA.

Ilir Meta, president

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor