1.2 ton kanabis drejt Italisë
arrestohen tre trafikantët
Në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, nisur nga referimi i Policisë së Shtetit, gjykata ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për disa shtetas, të dyshuar se po përgatiteshin të trafikonin mbi 1.2 ton lëndë narkotike kanabis sativa nga Vlora në drejtim të Italisë, në dt. 23.12.2016.
Në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, nisur nga referimi i Policisë së Shtetit, gjykata ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për disa shtetas, të dyshuar se po përgatiteshin të trafikonin mbi 1.2 ton lëndë narkotike kanabis sativa nga Vlora në drejtim të Italisë, në 23 dhjetor të vitit të kaluar.
Droga u kap në dhjetor 2016Në bazë të veprimeve hetimore, ka rezultuar se më datë 23.12.2016 nga ana e punonjësve të policisë së kufirit dhe migracionit Vlorë gjatë patrullimit që ata kryenin në breg të detit mes stacionit te policise kufitare dhe molit qe sherben per ankorimin e anijeve ne Petrolifere është konstatuar një automjet. Në momentin që është afruar policia, personat që kanë qënë në mjet janë larguar me shpejtësi duke lënë mjetin e braktisur.
Në momentin që janë afruar tek mjeti forcat e policisë kanë konstatuar se mjeti ishte një kamion tip frigoriferik, ku pranë tij në tokë janë gjetur pako të mbështjella me natriban. Gjithashtu është vënë re se dhe në brendësi të automjetit ka patur pako të tjera të mbështjella me natriban. Fillimisht për shkak të karakteristikave të pakove të gjetura të cilat janë sekuestruar më pas me cilësinë e provës materiale është dyshuar se në to, të gjendeshin lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Nga ana e forcave të policisë janë kryer veprimet e para hetimore me iniciativë duke u sekuestruar lënda e dyshuar si narkotike. Në afërsi të mjetit të ngarkuar me lëndë narkotike janë gjetur dhe dy mjete të tjera. Në mjetin kamion janë gjetur 116 njëqind e gjashtëmbëdhjetë pako të mbështjella të cilat pas peshimit rezulton të kenë peshën 1240 kg e 100 gramë.
Duke qënë se në afërsi të mjetit tip kamion është gjetur nje karele që transporton mjete ne det, ceshtja eshte regjistruar per veprën penale të Trafikimi i Narkotikëve mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim sipas parashikimeve të nenit 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal dhe hetimi i kaloi për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda.
Në vijim të veprimeve proceduriale, Prokuroria për Krime të Rënda ka evidentuar disa persona të dyshuar si pjesëmarrës në këtë aktivitet të paligjshëm dhe ka kërkuar në Gjykatën për Krime të Rënda caktimin e masës së sigurisë për personat e dyshuar, kërkesa e cila është pranuar nga gjykata.
Në zbatim të masave të sigurimit, nga ana e Policisë së Shtetit janë arrestuar shtetasit:
1.Fatmir Face
2.Saimir Osmria
3.Murat Marta
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4251
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20